Shpërfaqje e lartë idealiste dhe përmbajtësore në pikturën e Arian Berishës

Kultura

Shpërfaqje e lartë idealiste dhe përmbajtësore në pikturën e Arian Berishës

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 12:20
Mr. Bislim Aliu

Para do ditësh, në Galerinë e Arteve të Kosovës, u hap ekspozita individuale e Arian Berishës, me të vetmin cikël  “Mbretëria e macave” ku ishin ekspozuar më se 40 vepra pikturale, të cilat treguan dendur, një përfaqësim të lartë piktural dhe të kreativitetit të tij ndjesr dhe formimin e lartë përmbajtësor.

Dihet mirëfilli se vepra artistike e çdo krijuesi, është një botë e brendshme shpirtërore, të cilën krijuesi, mundohet ta shpërfaq me ndjesimin më të lartë të kreativitetit përmbajtësor. Ajo brengë e brendshme, krijuesin, asnjëherë nuk e lë të qetë.  Këtë brengë të vazhdueshme, ai e shpërfaq me përjetimin më të lartë shpirtëror.  Ndaj, këtë përjetim të brendshëm idilik, e vërejmë shumë bukur, në pikturën e Arian Berishës.

Para do ditësh, në Galerinë e Arteve të Kosovës, u hap ekspozita individuale e Arian Berishës, me të vetmin cikël “Mbretëria e macave” ku ishin ekspozuar më se 40 vepra pikturale, të cilat treguan dendur, një përfaqësim të lartë piktural dhe të kreativitetit të tij ndjesor dhe formimin e lartë përnbajtësor. Andaj, piktura e Arian Berishës, e realizuar bukur, gjithnjë është në korelacion me raportet koloristike, valoristike, ritmike dhe pse jo, edhe psikologjike. Ndaj, mu këto raporte pikturale, i vërejmë dendur në veprat kreative të piktorit të talentuar dhe tejet kreativ të Arian Berishës.  Piktura e tij, është një drithërimë prekëse, e cila me përmbajtjen e saj, të pushton me kreativitetin e tij sensual.  Të gjitha këto, varg e vi, të përvetësojnë me ngjarjet si porosi, të cilat dendur ndikojnë në shpirtëroren e çdo vizitori.

Arian Berisha, lindi në Therandë në vitin 1974. Pati një mori ekspozitash individuale e shumë të tjera kolektive, të cilat tregojnë, përkushtimin, angazhimin dhe kreativitetin tejet të lartë ndjesor e përmbajtësor.  Për kreativitet të mirëfilltë, u shpërblye me disa shpërblime e mirënjohje, të cilat tregojnë kreativitetin e lartë idealizues dhe formësimin e lartë përmbajtësor.

Kreativiteti dramatik dhe ndjesor në vizatime

Zatën ky kreativitet dramatik  dhe tejet ndjesor, u vërejt bukur në vizatimet e tij, që tregojnë dramacitetin fare të ndjesuar dhe të shprehjes së tij idealiste. Në këto vizatime, vërehet bukur sensualja dhe idili i lartë i shprehjes vizatimore. Vizatimet etij, janë tejet të sakta, lineare dhe tregojnë idealizmin e lartë të shprehjes, me dramacitetin e motiveve të përseritura – macet, bombat, minat, helikopterët . . . Në çdo vepër të tij, I vërejmë macet, të cilat përcillen, gati në çdo vizatim dhe tregojnë shprehjen e lartë përmbajtësore. E ata, që e përjetuan luftën, sigurisht me invencion të të lartë, edhe i përjetuan ngjarjet e treguara në veprat e tij. E në anën tjetët, paraqet format e skematizuara, të vendosura varg e vi, të cilat tregojnë, shumë bukur kompozicionin e lartë dhe të mirëfilltë.  Të gjitha këto “vrazhdësi” piktori Berisha, i shpreh vrullshëm, me një ndjesim të lartë kreativiteti, të cilat ndikojnë tmerrshën në shpirtërorën e çdo vizitori. Andaj, veprat e tij, janë si një vullkan, që e kanë shprehjen e lartë të formësimit përmbajtësor.  Dhe mu këtu, qëndron ajo shprehja e lartë e ndjesimit fare ndjesor.

Kreativiteti fare individualist në përdorimin e ngjyrës

Në përgjithësi, në pikturën e Arian Berishës, e vërejmë kjartas, shprehjen e lartë individualiste në pikturë.  Në çdo vepër të tij të krijuar, e shohim dendur, një përseritje të vazhdueshme të motiveve të njejta; bombat, macët aeroplanët . . . Të gjitha këto, sikur I referohen lutes dhe pasojave të saj.

Pa dyshim, Arian Berisha, është njohës shumë i mirë i ngjyrës. Ndaj, e gjithë kjo vardisje në përdorimin e ngjyrës, të fascionon gjithnjë, me idealizmin e përdorimit të saj.  Piktori me ngjyrat e ndezura, tregon bukur, gjithë atë revoltë, por  në në anën tjetër, edhe kundërshti, që mjaft bukur, shprehet në pikturën e tij.

Zatën për Berishën, ngjyra është poenta kryesore e shpërfaqjes në pikturën e tij. Për këtë, ai përherë, shpërfaqet si një ekspresionist i vërtetë.  Andaj, në pikturën e tij, e shohim vazhdimisht, një liri dhe një lirizëm në idealizimin e lartë të shprehjes së tij individualiste. Ai pra, ka një liri të lartë në veprën e tij. Dhe, mu kjo, mbase, tregon gjithnjë shpërfaqjen tejet domethënëse në veprën e tij. Piktura e tij me imazhet e treguara në veprat e tij, janë plot porosi.

Piktori Arian Berisha, përmes ngjyrave të tij, gjithmonë krijon atmosphere të këndshme pikturale. Pra, për këtë, ai krijon një ballafaqim kompozicional, me ngjyra – vija, të cilat tregojnë dendur, dinamikën e lëvizjeve të vazhdueshme.  Ndaj, nga gjithë ai opus i mirëfilltë i veprave të ekspozuara, për një invencion më të lartë të shprehjes idealiste, do t’i veçonim veprat;  “Lufta e macave” I, II, III, “Rojet e natës”, “Loja në token e minuar”, I, II, III, IV,  “Qyteti në tokën e minuar” I, II, e ndonjë tjetër. Andaj, mund të themi, se piktura e tij, gjithmonë ka domethënien e thukt të rrëfimit përmbajtësor. Këto premise idealiste të shprehura në pikturën e tij, tregojnë vazhdimisht seriozitetin e lartë të pikturës tejet individualiste të piktorit Berisha.

Nëse analizojmë më dendur por edhe me një vëmendje më të shtuar, pikturat e ekspozuara në këtë ekspozitë të Arian Berishës, do të shohim në vazhdimësi, se piktori Berisha, në pikturat e tij, e përdor të njëjtën game të ngjyrave. Mbase, kjo vërehet  kjartas.  Në pikturat e Berishës, çdo gjë është e gjallë dhe ço gjë është në lëvizje që vazhdimisht hepon përpara.

Ai në përgjithësi e tregon luftën, dinamikën, jetën, por edhe kundështitë aggressive jetësore. Për këtë, ai është një mjeshtët i pandalshëm. Andaj, këtë mjeshtri pikturimi “agresiv” ai e tregoi me plot mature dhe me një mjeshtri të lartë në të gjitha veprat e ekspozuara.

Pa dyshim, kjo ekspozitë individuale e piktorit, tashmë të njohur Arian Berisha, në Galerinë e arteve të Kosovës, para do ditësh, ishte një ngjaje e veçantë artistike dhe kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat