O e martë mos ardhsh kurrë!

Kultura

O e martë mos ardhsh kurrë!

Nga: Neki Lulaj Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:00
Neki Lulaj

Mbrëmja priste gaz te oxhaku
Po fati vjen dhe nën rrogoz
Pesë minuta larg konakut

Mbi asfalt gjaku pikon

O, ç ’të goditi  rrugë e qelqit

Telefoni sjell cingërimë të  çjerrë

Si farmak ajo vesë  e mëngjesit 

Mos na ardhsh, o ditë e zezë

Thërrmoj  grushtat prej shtangimit

Më erdhi pranë  tmerri dhe dhimbja

Ah, që s’isha pranë lëngimit.

Kur kishte ikur vetëdia

Në damarë rridhte morfina

Nëpër gojë   nuk kishte fjalë

Po më zgjohej dashuria

Po më kthehej jetë e gjatë.

Për ty, Lale, bëja roje

Dorë e ftohtë, zemër e mpirë
Ngrihu zemër presin shoqe

Presin djemtë me fëmijë.
Kthena prapë lumturinë

Na kthe vitet tërë jetë

Ti na mbolle krenarinë

Në një det që po buçet,

Ti qëndrove në shtrëgata

Ishe mbete veç  fatbardhë

Le të ikë në hone nata

Se të duam bash në ballë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat