Poezi kushtua mërgimtareve të cilët i përvëlon malli për atdhe...

Kultura

Poezi kushtua mërgimtareve të cilët i përvëlon malli për atdhe...

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:45
Nga promovimi i veprës te mërgimtarit Arton Marnikut

Në restorantin “Arbri” në Klinë, u promovua vëllimi poetik i autorit mërgimtar, Anton Marniku, me titullin “Pikoj fjala”. Në këtë eveniment kulturor, morën pjesë , krijues letrar nga Peja, Klina, Skenderaj, Drenasi etj. profesorë dhe nxënës të gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës, ku Marniku kreu shkollimin e mesëm dhe pjesëmarrës të tjerë. Në fjalën përshëndetëse të Skënder Merturi u theksua se çdo festë e librit është një moment i bukur, edhe ky promovim i këtij libri që u mbajte, në vazhdën e aktiviteteve që ishte parapara në kuadër të 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Prandaj sot ndjehem mjaft mirë që këtu në mes nesh kemi krijuesin Anton Marniku, i cili jeton dhe vepron në Francë. “Ne tha Merturi, jemi të përkushtuar që t’i përkrahim aktivitetet e tilla, të cilat kanë për qëllim masivizimin dhe kultivimin e letërsisë dhe kulturës përgjithësisht”.
vijim poeti i mirënjohur, njëherësh edhe recensues i librit, Agim Desku, në mes tjerash : “shtoi se krijuesi letrar nuk mund të quhet poet vetëm për një arsye, pse shkruan fjalë dhe ju jep trajtën e vargëzimit poetik, por pse di të shkruaj poezi në stilin e vetë origjinal. “I këtij mendimi është edhe poeti mërgimtar Anton Marniku, i cili di të shkruaj, jo vetëm për vete, por për të gjithë. Ai prek çdo shpirt që i lexon këto vargje duke i bërë pjesë e të gjithëve.

Brenda mendimit të tij poetik poeti shpërthen me një flakë ndezëse ...

teksa i lexon vargjet e këtij vëllimi, thotë së natyrë e lënguar e mallit për të bukurën e rrethuar me imagjinatën e vendlindjes, nëpër rrugicat plotë gurë që i shkëlqejnë, tani nëpër metropolet parisienë ku poeti jeton dhe krijon. Ndërsa unë, ndaj mendjen duke e cilësua si një poet që nuk preton ta hap thellësinë e shpirtit me forcën e penës se tij krijuese, duke u shndërruar në mëngjes të qetë, i pa vërejtur nga retë, e herë mbrëmje i shoqëruar nga muza plotë yje që shoqërojnë hënën dhe muzën e tij krijuese. Në këtë vëllim ndjehet më së miri rritja e mjeshtërisë së vargut na duket sikur edhe ne udhëtojmë në rrugëtimin e tij poetik dhe në të njëjtën kohë edhe në shpirtin e tij, në imazhet e ëmbla, në larminë e vargjeve dhe të figuracionit me rimat e me ritmin të ëmbël e herë me ashpërsi, e herë me ndjeshmëri të hollë e prekëse. Brenda mendimit të tij poetik sikur shpërthen një flakë ndezëse. Nuk është urrejtje, as mërit, por është një dhembje jo vetëm për mungesën e gjatë në vendlindje, por edhe për lirinë shpirtërore aq shumë të munguar, të anatemuar e të lakuar, sa ai pranon më mirë t'i djegin trupin se sa fjalën e lirë. Nuk ka kjo të bëjë kjo me lirinë e tij personale, por me lirinë dhe lirshmërinë në të shkruar”, theksoi krijuesi Desku.

Shkrimtari dhe publicisti, profesor Nezir Prokshi në fjalën kushtua promovimit të këtij librit theksoi” se në emrin tim personal, në radhe të parë i falënderoj pjesëmarrje e këtij promovimi të këtij vëllimit poetik të autorit Anton Marniku, i cili përkohësisht jeton dhe krijon si mërgimtarë në - Francë Meqë recensenti i librit, poeti, Agim Desku shkrimtari e publicist Mikel Gojani bën një vlerësim të mirëfilltë e me kompetencë të këtij libri, le të me lejohet që si botues t’i përmendi disa pikëpamje që mendoj do jenë një shtesë në vlerësimin e këtij botimi. Vëllimi poetik me një titull të drejtpërdrejtë, “Pikoj fjalë” i autorit Anton Marniku me vargjet plotë ngrohtësi e diell kërkon lirinë përpara se udhën e shkelësit, kërkon fatin sesa nënshtrimin, autorit Anton Marniku me vargjet plotë ngrohtësi e diell kërkon lirinë përpara se udhën e shkelësit, kërkon fatin sesa nënshtrimin he në njëfarë forme këto vargje mëtojnë të shpien më tej filozofinë se a ia vlen të bëhen të gjitha sakrificat për mrekullinë e kësaj jete. Në kërkimin e së mirës vend të rëndësishëm zënë lirikat përkushtuar dhe monologët të cilat vargun e dhembjes e kthejnë në një fortesë të lartë plotë dritë e shpresë. Edhe pse poeti përpiqet të jetë paksa idhnak në shtegtimin e përditshmërisë, prapë se prapë mesazhi, porosia tingëllon si një simfoni e shpirtit lirik ku mëtojnë të thuhen të gjitha ngjyrat e dashurisë për jetën dhe lirinë e shumëpritur.

Autorit i lbrir Anton Marniku me vargjet e tij plotë ngrohtësi kërkon lirinë, shkelësit, fatin, sesa nënshtrimin

Ky vëllim poetik i këtij autori, tregon një pjekuri edhe për krijuesit tashmë të dëshmuar në krijimet e veta. I larguar detyrimisht do thosha nga vendlindja Antoni kurrë nuk i shkëputi lidhjet me vendlindjen, me Kosovën dhe gjeografinë shqiptare. Në vargun e këtij autori hetohet një prurje e re si ripërtëriu, poezinë elegjiake, një intimitet për dëshmoret e kombit siç janë Jasharaj legjendarë, Rugova etj. Dhe krejt ne fund duke e përgëzuar autorin për këtë vëllim poetik që na sjelli në këtë mjedis të mrekullueshëm siç është Klina me plotë krijues e kritikë të mirëfilltë e të dëshmuar, si botues bashkë me stafin realizues jam krenar që sjell para lexuesve një libër tepër te bukur poetik, duke i dëshiruar autorit suksese të reja” është shprehur Prokshi.
Ndërkaq, krijuesi klinas, Mikel Gojani, në fjalën e tij kushtua librit të krijuesit Anton Marniku, shkruan qysh herët, mirëpo pothuajse ka krijuar në heshtje, nuk është imponuar me paraqitje krijuese dhe as në pikëpamje të tema dhe ideve dhe as në pikëpamje të shprehjeve poetike. Duke qenë spontan, i vetvetishëm dhe i pa mposhtëm, ndërkaq ai ka arritur të jetë posaçërisht i vlerësuar nga gjithë ata që kanë lexuar poezinë e këtij krijuesi. Me poezinë e Antonit na gëzon fakti që ai po vjen në letërsi me këtë tufë poezish. Ndjenjat emocionuese që sot kam fatin të lexoj disa fjalë rreth vlerave ideoartistike të këtyre vargjeve të këtij libri janë të natyrshme, për faktin s Antonin e njoha qysh kur e kisha në shkollën fillore në fshatin Zllakuqan, prandaj një hise e këtij suksesi të këtij ish- nxënësit tim krijues më takon edhe mua. Marniku, me librin e tij të parë metaforik, “ Pikoi fjala” , na zgjoi kureshtjen që ta lexoj me përkushtimin më të madh dhe të ndaj një mendim të shkurtër rreth vlerave të këtij libri. Në poezitë e këtij libri, krijuesi Anton Marniku, jo vetëm nuk na zhgënjen me poezinë e tij të veçantë, tregon se është një poet me ndjeshmëri të lartë, i veçantë dhe origjinal”, ka shtuar Gojani, i cili në vijim pohon se .poezia e Anton Marniku, para se gjithash është një poezi e mendimit, e skalitur dhe e derdhur në vargje të lira. “Motivet e poezive që janë të konceptuara në këtë vëllim poetik, përgjithësisht janë motive bashkëkohore, mbresa personale, meditime, dhimbje, shpresë përkushtimore, shpresë. mall, dhimbje etj., etj.

Krijuesi letrar nuk mund të quhet poet vetëm pse shkruan fjalë dhe ju jep trajtën e vargëzimit poetik,

Vargu i Marnikut sikur buron nga ama e frymëzimit, nga esenca e shpirtit. Etosi dhe patois i tij shpirtëror vërehet qysh në vargjet e prologut me te cilat fillon ky vëllim poetik: “Ah, Moj Shqipni me pas mall sot unë për ty...” Poezia e Antonit është një poezi kryesisht meditative, lakonike, hera – herës e mbyllur si një ditë vjeshte me r6e dhe vetëtimash e hera herës e kthjellët si peizazhet malore dhe pranverore të vendlindjes dhe të atdheut të tij. Madje në poezinë e tij dhe vendin kryesor e zënë preokupimet e atdheut të tij, Kosovës së dashur, për të cilën zhuritet nga malli që përvëlon, me prerje kohore vertikale, në kohë, dhe horizontale e shtrirë në kohën që jetojmë: Poezia që i dedikohet vajzës së poetit Dea, mban titullin, “Dashuri e lot”, ndërsa poezia vijuese që i dedikohet vajzës tjetër, Urtinës titullohet: “Ëndrra e vajzës”. Poeti me një ndjeshmëri të thellë vargje iu kushton edhe nënave të Mejës, të cilat gjatë luftës së fundit kanë humbur më të dashurit ë tyre, qindra djem e vajza, një plagë e cila akoma kullon, sepse fati i shumë prej tyre nuk është ndriçuam pastaj një poezi tjetër, që i kushtohet plakut të urtë dhe pajtimtarit të gjaqeve gjatë viteve ‘90 bacë Anton Çetës, për të cilin nuk i lejohet së paku një hapësirën, ku si shprehje e një kujtese historike për angazhimin dhe kontributin që ka dhënë për shërimin e plagëve të shumta nga hasmëritë të shqiptarëve, t’i vendoset një shtatore. Një poezi tjetër përkushtimore autori i kushton nënës së tij dhe e kujton me shumë mall. Edhe poezia intime zë një vend të merituar në këtë libër. Vargjet të këtij motivi autori i ndërton me një ndjeshmëri të hollë dhe natyrshmëri të thellë poetike”, ka shtua krijuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat