Gjithmonë mund të gjindet një laps për të shkruar të ardhmen, po kurr s’mund të gjendët një gomë per ta fshi të kaluarën

Kultura

Gjithmonë mund të gjindet një laps për të shkruar të ardhmen, po kurr s’mund të gjendët një gomë per ta fshi të kaluarën

Nga: Rexhep Gashi Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:42
Rexhep Gashi

Populli jonë në rrugtimin e vetë për liri u përball me shumë vuajtje e sakrifica nga pushtuesit.

Por lufta e fundit është epopeja më e lavdishme po aq krenare e dhimbshme e me sakrifica te shumta.

Kur pushtuesi serb në këtë rast duke i ikur përballjes me ushtrin e dal nga ky popull – UÇK, u hakmarr ndaj popullsis civile e të pa mbrojtur – duke kryer masakrat më të tmerrshme që ka pa bota mbas luftes së II botërore.

Njëra prej masakrave më e tmerrshmja ështe ajo e Reqakut, që zgjoi ndërgjegjjen e bashkësis ndërkombëtare përmes përfaqsuesit të saj – ambasadorit Ëilliam Ëallker.

Që informoi sakt për katastrofën humanitare që e shkaktoi ish-regjimi serb i diktatorit Millosheviq. Që për fatë të keq mbeturinat e këti regjimi gjenden edhe sot atje të shëndrruar në krerë të institucioneve të Serbisë.

Masakra e Reqakut përkujtohet qdo vitë e sivjet jemi në prag të këti perkujtimi. Kjo përcillet me dhimbje e trauma ende të freskta nga familjarët dhe qytetarët tjer të Kosovës.

Këtë vitë në prag të këti përvjetori dhimbja është e dyfisht, sepse po përcillet me një anomaly që nuk mund ta përceptoj mendja e njerzve normal as në perendim e as në lindje.

Kryersit e këti krimi që e dënoi gjithë bota paqedashëse – nuk u akuzuan kurrë, nuk u dënuan, bile as nuk u penduan e as nuk kerkuan kurrë falje. Për më tepër sivjet bën edhe një krim me metoda tjera – duke tentuar të minimizojn këtë krim e shkuan aq larg sa që e mohuan të ketë ndodh dhe e akuzuan ambasadorin Ëallker për gënjeshtra dhe mashtrim.

Edhe këtë në sytë e botës demokratike ku qdo gjëështëë dokumentuar dhe me fakte të pa mohueshme.

Reagimi I botës demokratike, sidomos i asaj perendimore ishte jo aq I fuqishëm, mendojë unë, sidomos për BE (Bashkësin Evropiane).

Më I qartëështë reagimi I SHBA-ve edhe I vetë ambasadorit Ëallker I cili e përsëriti atë që kishte parë atëherë.

Prej BE-së pati një reagim se e kaluara nuk mund të ndryshohet dhe se masakra e Reqakut ka ndodh në fakt, por udhëzoj që duhet shkuar me procese përpara sepse siq thuhet: “Gjithmon mund të gjindet një laps për të shkruar të ardhmen, po kurr smund të gjendet një gomë per ta fshi të kaluarën”.

Po megjithatëështë krijuar një mjegull në raportet rreth neshë ashtu siq thot populli “ujku mjegull do”, e paradoksi I kësaj është se BE (Bashkimi Evropian) paralajmron hapjen e një kapitulli të ri negocjatash për rrugëtimin e saj në BE – shpërblehet Serbia.

Përkundër reagimeve kundër politikave të saj dhe pa asnjë kusht të plotsuar në rregullimin e raporteve të mira fqinjësore – posaqërisht me Kosovën.

Në realitet ndodh e kundërta ky shtet e pengon shtetin e ri të Kosovës me të gjitha kapacitetet në rrugëtimin e saj drejt antarsimit në organizata ndërkombëtare dhe bën fushat të egër për heqjen e njohjeve dhe shbërjen e shtetit.

Pra me gjithë politikën shoviniste është në ofenziv politike dhe diplomatike - në dëmë të shtetit të ri të Kosovës.

Në anën tjetër pa kuptushëm Kosova është në defanziv politike dhe diplomatike. Për këtë Kosova dhe udhëheqsit e vetë duhet drejtuar gishtin vetëvetës.

E gjith kjo si pasoj e ngecjeve të vazhdueshme, sin ë politiken e brendshme (korrupsioni, ngecja ekonomike, së fundmi zvarritja e krijimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e jashtzakonshme). Ndërsa në politiken e jashtme mungesa e konsenzusit politik për qështjet madhore (dialogu, demarkacioni ). Kësaj ia shtojm edhe ftohjen e raporteve si më të brishta deri tash me aleatet perendimorë që morrën pjes në pavarsin e Kosovës.

Në anën tjetër edhe aleatët tonë perendimor nuk po I kalojn ditët më të mira duke marr parasysh mosmarrveshjet në mesë të partnerve në dy anë të Atlantikut (SHBA – BE) ,veqanërisht aleatët nga BE-ja që po përballën me kriza të ndryshme: Brexit ( largimi I Britanis nga BE-ja), tërheqjen e kancelarit Merkel pas këti mandate nga politika, po edhe roli kontraves I presidentit francez Macron rreth zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit perendimorë – ku gjendet edhe Kosova.

Prandaj në prag të këti përvjetori të masakres të Reqakut përveq dhimbjes dhe krenaris duhet më shumë se kurr të angazhohemi për: forcimin e shtetësis të Kosovës si: politika e brendshme ashtu edhe të arrij kompromis (gjuhë të përbashkët) për problemet madhore.

Pra përkundër të gjithave “të gjejm një laps për të shkruar të ardhmen e ndritshme edhe për brezat që vijn në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat