Halli hallit nuk i ngjan

Kultura

Halli hallit nuk i ngjan

Nga: Fatmir Lohja Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 10:51
Fatmir Lohja

Në pallatin tonë jetojnë edhe Vaska nga Korça,edhe Biu nga Durrsi. Si komshi të mirë, një të djelë në mesin e nëntorit, po pinim kafetë e mëngjezit.

- Kur të bie deborë, kam deshirë të shkoj në Korçë. Do të vini me mua?- na u drejtua  Biu.

E dhashë miratimin me kënaqësi. “Në Tiranë, dëbora e fundit është harruar. E bardha ma  kënaq syrin. Rreshqitjen  me ski e kam kënaqësi maksimale. Pse mos   të gëzoj edhe unë plaku?”

- Po ti pse po gëzohesh kaq shumë?- më drejtohet  Vaska.

  • Ideja e Biut me duket shumë e gjetur,-  i përgjigjem me entuziazëm. - Ti , si mjeshtër i deborës , besoj se do na ndihmosh të rreshqasim me ski?

- Kush të tha qe do të vi me ju në Korçë, kur të zërë dëbora? Nga ajo e mallkuar debora e lashë Korçën time të dashur. E kemi kaluar moshën për të  gëzuar deborën, - na  befasoi me përgjigjen Vaska.

U ndez debati me temë, se kush ka të drejtë Biu ,apo Vaska. Nisëm të kërkonim gjilpëren në kashtë. Vaska na tregonte se kur bie dëborë, bën ftohtë shumë. Ngrijnë rrugët e trotuaret. Nga një pakujdesi rreshqet e bie në kokërr të shpinës. Fatkeqët mund të thyejnë edhe ndonjë kockë. Për të rreshqitur me ski, vihen në levizje muskuj të ndryshëm. Ata nuk mund të aktivizohen në moshëm tonë, se kur  ftohen, japin dhimbje në shpirtë, identik si thyerja e kockave.

- Që ta mbyll arsyetimin tim, sa mund të mësoj  unë not, aq mund të mësoni edhe ju ski në këtë moshë!- e vulosi Vaska.

Biu e nisi me dobitë e notit për trupin. I bëri reklamë vetes, si një notar profesionist. Kur i mbaroi mburrjet , nisi të ngacmonte Vaskën, që deklaroi se nuk di not. Për t’i qetësuar, u them, se ne tiranasit dimë  të rreshqasim si në dëborë, edhe në ujë. I harruan zënkat në mes tyre. M’u kthyen me energji. Nuk jam dakort me konkluzionet e asnjërit. Biu deklaroi se tiranasit vetëm not qeni dinë. Vaska bertiste se tiranasit as si fëmijët korçarë nuk i njohin skitë. Mbrohu unë, se skitë i kemi mësuar në malin e Dajtit, se notin e kemi ushtruar  te liqeni artificial,i Farkës, te pishinat, Biu me Vaskën , qeshnin  sikur po dëgjonin  çmendurira, të pa dëgjuara ndonjëherë.

- Deshironi të shkojmë sot në Korçë? Biu e ka gati makinën.Hotelin ua heq unë, - na sugjeroi Vaska.

  • Për sot nuk jam dakort ,se pas katër ditëve e marr pensionin,- ua kujtoj veshtirësinë time ekonomike.
  • Edhe unë e marr pensionin pas tre ditëve, - na e kujtoi Biu.
  • E lëmë  si burrat , që të shtunën të nisemi për Korçë,nëse nuk bie dëborë!- urdhëroi  Vaska.  

- Nuk është krejtësisht fjalë burrash,- sqaroi Biu.- Burrat kur thonë fjalën e mbajnë. Nuk e ngatërrojnë me bishtat   nëse bie, apo nuk bie deborë. Bie , apo nuk bie deborë, të shtunën në mëngjez,të tre do të nisemi për Korçë! A po e kam gabim?- më drejtohet mua.

Ia mbaj ison Biut me gëzim.

- Po gjetëm dëborë në Korçë, do të flemë në hotel.- nisi të na habisë Vaska.

  • Pse?- e pyetëm njëzëri.
  • Ne ngrica, shtëpia e pabanuar,bëhet kallkan. Nuk ka rob të Zotit që mund të flerë në të.
  • E ndezim zjarrin vetë,- u munduam ta kthjellojmë.
  • Zjarri do dru. Çmimi i tyre ka shkuar në stratosferë. Nuk ka pensionist që mund t’u afrohet për t’i blerë. Kjo ështe arsyeja, që e  braktisa Korçën  nga fillimi e nëntorit, e deri në fund të prillit,për të banuar në  Tiranë,-  na e kujtoi Vaska , një të vertetë që ne e dinim mirë.
  • Hotelet me ngrohje kushtojnë shumë,-  ua kujtoj me zë të ulët.
  • Nuk kushtojne vetëm salltanetet e fjetjes,por edhe ato në restorant. Ne shtëpi me pak sallatra, djathë, e shumë raki ,do ta kalonim përbukuri,- I vuri pikat  mbi i Biu.
  • Si nuk u bëmë njëherë, në një mendje, për të shkuar sëbashku diku tok,- e nisa ngadalë,duke u kujtuar faktet e shoqërisë sonë.- Në verë,në Durrës nuk shkojmë, se Biu nxjerr veshtirëi vapën e gjindjen e shumtë. Në Korçën me dëborë Vaska nuk na prin. Ku mund të shkojmë të tre tok?- u plasa pyetjen direkt në turi.
  • Halli i hallit nuk i ngjan- kujtoi Biu.

- Po, - i mbajti ison Vaska.

U mundova t’u shpjegoj se nuk është hall,se njëri është ngopur me dëborën,  e tjetri me detin. Për t’i bërë qejfin shoqërisë, njeriu duhet të pranojë edhe ndonjë sakrificë. Qejfi  me hallin janë dy skaje të një jahti.Bashi çan dallgët, ndërsa kiçi mban drejtimin.Si jeta edhe bashi,edhe kiçi kanë të  dukshmen, dhe të nënujshme. Kapidan i  mirë është ai që  e mban pastër skafin si në  të dukshmen edhe në të padukshmen nënujore. Në gëzime, pse e ndjen, tjetri thërret sa më shumë miq. Ndërsa në hall njeriu pret ta ndihmojnë miqtë e mirë. Nuk jam dakort,  për yçkla t’i bishtnohesh  shoqerisë.  Qejfë pa para dhe lodhje fizike nuk ka. Kjo e vërtetë sa është sa  e vjetër , edhe bashkëkohore.

- Të shtrijmë këmbët sa kemi jorganin, - më ndërpreu Biu.

- Kjo shprehje nuk është vetëm për paratë në xhep, por edhe për gjendjen  fizike qe  ke aktualisht, - i rri gati Biut.

U tregova, se kur kam qënë i ri, për të parë një ndeshje futbolli, me motorçikletë të vjetër  kam shkuar ,e kam ardhur nga Korça brënda ditës. Në moshën që jam ,me atovetura të reja, me rrugë të shtruara bukurmirë, nuk kam më forca fizike për të shkuar e për të ardhur brënda ditës nga Korça.Në ditët  më pas, në vend që të kujtoj qejfin, vuaj  sfilitjen fizike, e cila nuk i  bën mirë shendetit. Edhe gjigandit  Bufon, mosha ia ka marrë energjitë e dikurshme.

- Më shqip se kaq,nuk kam se çfarë t’u them,- i mbylla arsyetimet e mia.

Te dy më shihnin me habi. Mesa dukej ua quka trurin bukurmirë.

-  Të nisemi tani për Korçë!- i rikceu sedra  Vaskës.

- Më me qetësi, se nuk jemi më të rinjë,- u mundova t’i ul nxitimin.- Po të nisemi tani, në familjet tona,në lagje, do të na quajnë të çmendur. Jam shumë dakort, siç e thamë në fillim, ditën e shtunë, në mëngjez, sikur të bien edhe gurë nga qielli ,ne do të nisemi për Korçë të tre tok,për të bërë qejfë sa më shumë.

E vedosëm bashkarashit .Të shtunën në mëngjez,si edhe unë, edhe Biu, edhe  Vaska, mbanin  çanta në dorë. Përveç të tjerave, në çanta mbanim edhe ilaçet që na kanë rekomanduar mjekët. Si e kaluam? Do t’u  tregoj me bukur  kur të gjejmë deborë në Korçë.

Më e bukura është, se kemi vënë një traditë shoqërore. Një herë në muaj, të tre, shkojmë në Korçë, Durrës, Petrelë,ku banojnë prindërit e mi. Meqë Biu është ekonomist me profesion ,na i  mban shpenzimet , dhe në fund  i  pjeston për tre . Në fillim banorët e pallatit na quajten pleq marrokë. Me pas na quajtën qejfli. Oreksi vjen duke ngrënë, këshillojnë mjekët. Në pallat kemi edhe shkodranë, vlonjatë, sarandiotë, …. Kemi qënë  në Shirokë ,kemi parë Lungo Maren ,në Vlorë  . Nga Saranda kaluam edhe në Korfuz.

  Si pallat,një muaj morëm mikrobus,  për të  shkuar në Valbonë. Iu mbush mendja edhe plakave, të vinin me ne, për të parë se si  gëzojmë. Me fakte, iu mbush mendja se nuk jemi marrokë. Ditët që na kanë mbetur mbi dhe , një natë në muaj  ,kemi dëshirë t’i gëzojmë me shoqërinë, si në rini edhe ne. Besoj se nuk do ta  quani marrëzi !? Si halli i hallit nuk i ngjan ,edhe qejfi  me qejfi janë larg. Pa rënë në panik,  dhe me ndihmën e shoqërise së mirë, kalohen më  lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat