Kremtuan Ditët e Kulturës Shqiptare e katërta me radhë

Kultura

Kremtuan Ditët e Kulturës Shqiptare e katërta me radhë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:11
Krijuesish shqiptarë nga shtetet të ndryshme të Evropës  në qytetin Koblenz të Gjermanisë kremtuan Ditën e Kulturës Shqiptare

Në këtë aktivitet morën pjesë  krijuesit shqiptar te cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Ky 1“Nëntor Poetik 2019” i katërti me radhe, cilësohet si dëshmi vlerash, arti e kulture në mërgatë. Ne këtë aktivitet u mbajt edhe kuvendi i punës i “ Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë i cili” zgjodhi kryesin e re , kurse për kryetar u  zgjodh Musa Jupolli.

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkë me “ Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”, mbajti Aktivitetin “ Poetik 2019”, në qytetin Koblenz të Gjermanisë. Në këtë aktivitet morën pjesë  krijuesit shqiptar te cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Ky“Nëntori Poetik 2019”, cilësohet si dëshmi vlerash, arti e kulture në mërgatë.

Ne këtë aktivitet u mbajt edhe kuvendi i punës i “ Lidhjes të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë i cili” zgjodhi kryesin, kurse për kryetar u  zgjodh Musa Jupolli. Qyteti Bad Neuenahr në Gjermani, ishte një pikëtakim krijuesish shqiptarë nga shtetet të ndryshme të Evropës, me prejardhje nga gjitha trojet etnike, ku jo vetëm që u bë përzgjedhje e kryesisë së re me kryetar Musa Jupolli, Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, tani është kthyer në një Institucion të vlerave të mirëfillta kombëtare, gjithsesi në fushën e krijimtarisë artistike të gjitha zhanreve. Shih për këtë, edhe këtë vit, falë subvencioneve nga MDIS dhe ndihmës së donatorëve, që njihen, jo vetëm afaristë të suksesshëm por edhe artdashës e përkrahës të pasionuar. Prandaj, tradita vazhdon.

Image
Murat Jupolli laurat i çmimit “Pena e Art u zgjodh kryetar i Lidhjes të Krijuesve Shqiptar në Mërgatë

Ne krijuesit, që pikërisht në këtë vigjilje të Datës historike ”28 Nëntorit”, gjashtë vite më parë, filluam me këtë Festival, që pati sukseseve të pamohueshëm.    

Festivali filloi me hapjen e ekspozitës "urat" të artistit të mirënjohur  Kushtrim Istrefi, ardhur enkas nga Kosova për këtë Festival. Pas vizitës të ekspozitës së hapur në Hollin e Hotel Elisabeth në Bad Neuenahr, në sallën e konferencave u hap Ora tradicionale letrare "Nëntori Poetik 2019", ku me një fjalë rasti Festivalin e hapi kryetari i gjertanishëm i LKSHM Hasan Qyqalla. Mesin e rrethe gjashtëdhjetë pjesëmarrësve krijues, fillimisht u zgjodh juria tre anëtarësh, dhe ate Mentor Thaqi  kryetar i jurisë, Rudina Ismaili  dhe Muharrem Blakaj  anëtarë, për vlerësimin e poezive.

Image
Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë” zgjodhi kryesin, kurse për kryetar u zgjodh Musa Jupolli.

Pas përfundimit të deklamimit të poezive, juria u sistemua në një aneks të veçantë, ku edhe shpallën fituesit e këtij Festivali: Fran Tanushi e fitoi shpërblimin pena e artë- Martin Camaj, pastaj u shpërblyen edhe Bedri Hoxha, Nushi Istrefi, Bajrush Zeka dhe Lumni Nimani  kurse çmimi vjetor e  të LKSHM e mori Anton Marku. Në fund të takimit u ndanë  mirënjohje e dekorata për donatorët dhe krijuesit përkatësisht kontribuuesit e apostrofuar gjatë kësaj përudhe Festivali  "Nëntori Poetik 2019", i VI-ti me radhë, u realizua sipas parashikimeve të prenotuara të Këshillit Organizativ të LKSHM.

Harrova të përmend edhe praninë dhe fjalën përshëndetëse të Diplomates z. Fatmire Musliu në emër të Konsullatës së RK në Frankfurt, gjersa nga MDIS morën pjesë të deleguarit  Sebahate Murturi dhe  Besnik Deskaj që edhe e përshëndeti Festivalin tonë në emër të MDIS. Verein Albanischer Künstler in der Migration League of Albanian Creators in Migration Lidhja e Krijuesve në fund u bë promovimi i ”Lahutës së Mëlçisë”, përkthyer në gjuhën frënge nga autori Abidin Krasniqi, që jeton e vepron në Francë. Për librin folën, Musa Jupolli, Mentor Thaqi dhe autori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat