Nën mollë

Kultura

Nën mollë

Nga: Dibran Demaku Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 12:56
Dibran Demaku

-„A do të çelë dashuria jone kështu e bardhë dhe e bukur si këto lule të mollës?!“
-„Dashuria jonë do të çelë e bukur dhe shumëngjyrëshe si të gjitha lulet e botës!“
-„Por, unë i dua më së shumti lulet e mollës!”

-„Ndërsa unë i dua të gjitha lulet, i dua lulet e mollës, lulet e pjeshkës, lulet e qershisë që kanë ngjyrën e buzëve tua…!“
-„Unë të thash që më së shumti i dua lulet e mollës! Lulet e mollës që kanë çelur këtu mbi kokat tona!“
-„Ndërsa unë të thash se i dua të gjitha lulet pa dallim. Por, është njëra nga ato që ka çelë në zemrën time dhe që është më e bukura nga të gjitha!“

-“Më e bukur se lulet e mollës?”
-“Më e bukur se lulet e mollës!”
-“Më e bukur se lulet e pjeshkës?”
-“Më e bukur se lulet e pjeshkës!”
-“Më e bukur se lulet e qershisë?”
-“Më e bukur se lulet e qershisë!”

-“Dhe sigurisht që do më tregosh se si e ka emrin ajo lule?”
-“Nuk ta them dot!”
-“Përse nuk ma thua dot?”
-“Sepse mund të bëhesh xheloze në atë lule që unë e dua fort!”

-“E si u bëkam xheloze vetën nga emri një luleje dhe kur unë të kam kaq pran?”
-“Ndodhë nganjëherë që përmendja e vetëm një fjalëze apo e një petali luleje ,tjetri të bëhet xheloz!”
-“Ç`na thënke edhe ti?”-dhe një buzëqeshje e çiltër ia dridhi krejt shtatin.
-“Të thash se emrin e asaj luleje nuk ta them edhe për një arsye tjetër!”

-“Dhe cila çenka arseja tjetër?”
-“Mund të ndodhë që nga ai emër i thënë të bëhen xheloze edhe lulet e mollës këtu mbi kokat tona!”
-“Aq e bukur qenka ajo lule saqë edhe mollët e lules u bëkan xheloze karshi saj?”
-“Të thash se ajo është lulja më e bukur e botës!”

-“Dhe ti nuk do ta thuash emrin e saj se nuk do ta thuash?”
-“Ta thash se emrin e asaj luleje nuk e them dot, andaj mos insisto!”
-“Nuk do ta thush as nëse unë të lutem?”
-“Tash më zure ngushtë. Lutjeve tua nuk u bëj dot ballë!”
-“Atëherë ma trego emrin e asaj luleje se më çmende!”- sikur e urdhëroi ajo.

-“Emrin e lules më të bukur në botë e ke ti e dashura ime. Dhe lulja më e bukur në botë për mua je ti!”- ia ktheu ai dhe duke e shtrënguar për trupi e puthi me afsh në buzë, në faqe, kudo…
-“Ngadalë, ngadalë se po më zë frymën!”-u dëgjua zëri i saj. Pas lirimit nga puthjet e zjarrta të tij.
-« Të thash se nëse e them emrin e lules më të bukur në botë do të bëhen xheloze edhe lulet e mollës. Shikoji se si i kanë varur buzët. Sikur duan të shkrehen në vaj ! »

-« Të lutem m`i mbërrijë ca lule molle. Dua që me to të thurë një kurorë për dashurinë tonë ! »
-« Nuk i kap dot lulet e mollës, e dashur. Sapo duart e mia u afrohen degëve të mollës, ato ikin largohen. Zgjaten drejt qiellit ! »
-« Mbase janë hidhëruar nga krahasimi që bëre pak më parë duke më quajtur mua si lulen më të bukur në botë ! Por, prit! Unë do t`i mbërrijë vet lulet e mollës dhe me to do të thurë dy kurora të bukura ! »

-« Përse dy kurora kur ti mund të bësh vetën një. Dhe me atë ne ta kurorëzojmë dashurinë tonë ? »
-« Ah, edhe nga mua po ikin lulet e mollës .Nuk i kap dot. Çfarë po ndodhë kështu vallë ?! »
-« Lëri të qeta lulet e mbase ato do të afrohen vetë. Eja këtu të të puth edhe njëherë .Dua të shijoj ëmbëlsinë e buzëve tua ! »
-« Ua, po ndodhë mrekullia. Nga lulet po lindin bërthamat e para të mollëve. Shikoji i dashur sa të bukura janë ! »

-« Janë të bukura sepse ngjajnë me mollët në gjoksin tënd .Të kujtohet e dashur kur kanë zënë të rriten mollët në gjoksin tënd ? »
-« Si nuk më kujtohet !Në fillim m`u forcua gjoksi. Unë fillova të frikësohem. Mendoja se mos më kishte prekur ndonjë sëmundje. Njëherë pata menduar të bisedoja me mamanë time, por më vinte turp. Dy gungat e vogla në gjoks,që ngjanin shumë me këto mollët e reja, në fillim i shtrëngoja shumë me duar duke shpresuar se nën presionin e duarve ato do të iknin. Dhe ato jo vetëm që nuk iknin. por dita- ditës rriteshin. Merrnin formën që kanë tash. Kur morën formën finale më nuk më dhimbnin. Unë i lëmoja me duar dhe nën ledhatimin e duarve unë ndjeja një ndjesi të ëmbël ! »

-« Pastaj ?! »
-« Pastaj të njoha ty. Ti m´i ledhatoje në çdo takim dhe mollët e gjoksit tim nën ledhatimin e duarve tua shkriheshin nga kënaqësia ! »
-« Prit t`i puth njëherë mollët e gjoksit tënd. Si u hutova këtë herë dhe nuk u ndesha kaq gjatë me to ?! »
-« Më ngadalë të lutem se nga ëmbëlsia që po ndiej po frikësohem se do të më ndalojë zemra ! »
-« Mos u frikëso e dashur se ëmbëlsia vjen pikërisht nga zemra ! »
-« Tash m`u kujtuan dy vargje që i kam shkurar ditë më parë ! »
-« Ashtu ?! Qenke bërë edhe poete e dashur, urime ! »

-« Jo, nuk jam bërë poete, por i kam shkruar dy vargje për dashurinë tonë ! »
-« Dhe a mund t`i kujtosh se çfarë thonë ato dy vyrgje për dashurinë tonë ? »
-« Në të vërtetë ato dy vargje bëjnë fjalë për mua dhe për ty ! »
-« Dhe për dashurinë tonë ? »

-« Domosdo edhe për dashurinë tonë ! »
-« Dhe ?! »
-« Dhe…unë Dritë ti Dritan, unë rritë ti Kapedan…!”
-« Ha ha ha ! Bukur! Vërtetë, bukur! Por…?!”
-“Çfarë, por?”

-“Ajo, figura e kapedanit sikur nuk më pëlqeka. Çfarë do kapedani tek dashuria jonë?!”
-“Kapedani është kapedan! Dhe ai i mbron gjithmonë ata që kanë nevojë. Edhe ti je kapedan që mbron dashurinë tonë!”
-“Pastaj?!”

-“Pastaj dashuria jonë rritet e rritet! E bukur! E shëndetshme! E bardhë! Si dëbora në shpat!”
-“Si dëbora në shpat? E ku po e shef ti dëborën?”
-“Ja, si ajo dëbora në shpat! Në majë bjeshke!”
-“E kur dëbora e parë mbulon shpate në bjeshkë atëherë skuqen mollë e pjeshkë!”
-“Shikoji mollët, i dashur! Ato janë skuqur e janë bërë për t`u ngrën!”

-“E ç`më duhen mollët kur i kam faqet tua si mollë të skuqura dhe të ëmbla!”
-“Mos bëj krahasime të tilla se mund të hidhërohen mollët, ashtu siç u hidhëruan pak më parë lulet e tyre!”
-“E çfarë mund të bëj unë kur faqet tua janë më të ëmbla se vetë mollët e skuqura në degë!”

-“Unë e dua një mollë nga degët!...Në të vërtetë unë i dua dy mollë nga degët: një për mua e një për ty i dashur!”
-“Do të thotë që mua më bie që t`i mbërrijë mollët nga degët e dashur!”
-“Mos deshe që t`i mbërrijë unë ! »
-« Po sikur edhe mollët të ikin nga duart e mija ! »

-“Provoje njëherë, mbase mollët nuk do të ikin!”
-“Nuk kam fat e dashur! Edhe mollët nuk më duan! Shikoji si zgjaten degët drejt qiellit sapo të afrohen duart e mija!
-“Atëherë do të provoj vetë!”

-“Provoje e dashur!. Mbase mollët ty të duan më shumë, sepse ti nuk je si ato, por më e bukur se ato!”
-“Edhe mua nuk po më duan mollët. Ato po ikin edhe nga duart e mija. Sapo i zgjas duart drejt tyre, deget po zgjaten drejt qiellit!...Ua ç`më gejti!”
-“Çfarë të ndodhi e dashur!”
-“Më shpoi gishtin një bletë! Ua sa dhimbje kam!”
-“Ma jep gishtin të ta puth! Buzët e mija do ta thithin helmin e bletës dhe gishi yt do të shërohet!”

-“Shikoji degët e mollës i dashur! I ka mbuluar dëbora! Ua sa bukur! Dëbora i ka rënë edhe mbi flokët tanë, mbi duat tona e ne nuk kemi të ftohtë!”
-“Mbase vetë dashuria jonë na mbron nga i ftohti e dashur!”
-“Por si erdhi dimri kaq shpejt! Si ndërruan katër stinët për një ditë! Ne, a u takuam sot në mëngjes! A mos jemi duke ëndërruar i dashur!”
-“Jo, jo nuk jemi duke ëndërruar e dashur!”

-“Atëherë, çfarë po ndodhë me ne?!...Si mund të ndërrohen të katër stinët në një ditë?!...Ne jemi në ëndërr i dashur!”
-“Po shtrëngimet e duarve të mija a po i ndien e dashur?...Ma jep dorën tënde e dashur! A po i ndjenë të rrahurat e zemrës sime?”
-“Po,po i ndjejë!”

-“Tash po ta vendos dorën tënde te zemra jote. A po i ndjenë të rrahurat e zemrës tënde?”
-“Po, po i ndjejë!”
-“Atëherë?”
-“Duhet të jemi zgjuar e jo në ëndërr!”
-“Por unë kam frikë i dashur!”
-Ngase ke frikë e dashur!“
-„Kam frikë nga Ujku!“
-„Ku po e sheh ujkun e dashur!“

-“Ja, atje larg!...Shikoji sytë e tij të skuqur!... Ata sy të tij kërkojnë gjak!... Gjakun tonë!...Kuku, nëna ime!...”
-“Dritë moj ku je, të marrtë pushka!”
-“Më piu e zeza! Ime Më e ka vënë re mungesën time!...”
-“Bam!-u dëgjua jehona e një krisme pushke!”
-“Iku ujku i dashur!... Shpëtuam!...Iku nga krisma e pushkës!...
-“Ujku iku…por pushka më zuri mua!”

-“Çfarë thua i dashur! Ty nuk të zë pushka! Ti je kapedan i dashurisë sonë! Dhe kapedanët e dashurisë nuk i zë pushka!“
-„Shikoje këmbën të mbuluar nga gjaku! E ka shpuat plumbi i pushkës! I asaj pushke që jote Më u lut që të zinte ty e dashur!“
-„Mos ke frikë nga plaga i dashur. Unë me puthjet e mija do ta shëroj plagën tënde!“
-„Mos, Drita, mos! Mos e dashur se ashtu do të ma pishë krejt gjakun!”
-« Unë nuk po ta pi gjakun, por me puthje po ta shëroj plagën ! »

-« Moooossss ! »-dhe i doli gjumi. E kuptoi se kishte ëndërruar. E kuptoi se ishte i shtrirë në shtrat së bashku me të shoqen.Ajo në gjumë e sipër ishte rrotulluar dhe me krejt peshën e saj ia kishte zënë këmbën.Nga pesha e së shoqes e tërë këmba i ishte mpirë. Përveq mpirjes në këmbë po ndjente edhe një dhimbje të pashpjegueshme. U mundua që ta lëvizte këmben, por nuk e lëvizte dot…Ju kujtua edhe njëherë ëndrra… Ajo ëndërr e ëmbël…Sa do të dëshironte që ajo ëndërr të zgjaste e të zgjaste…Të mos përfundonte asnjëherë !...
-Eh, Drita ime, Drita ime !-i doli nga gjoksi një ofshamë.-Sa larg jemi nga njëri-tjetri !...Afër jemi vetëm në ëndërr…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat