Hapet “Panairi i Prodhimeve Vendore 2019”

Kultura

Hapet “Panairi i Prodhimeve Vendore 2019”

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:39
Foto ilustrim

Prodhues vendorë nga e gjithë Kosova po marrin pjesë në “Panairin e Prodhimeve Vendore 2019” që po mbahet në sheshin e Dëshmoreve në Prizren.

Në gjithsej 27 shtande prodhues të ushqimeve, veshmbathjeve e prodhimeve artizanale po marrin kështu pjesë në organizimin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në këtë qytet.

Ata kanë mundësinë të shfaqin produktet e tyre para vizitorëve të panairit që nga shtuna për dy ditë rresht në afërsi të shatërvanit.

Edhe vizitorët u panë të kënaqur me produktet si dhe çmimet me të cilat ofrohen ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat