Parandjenjë

Kultura

Parandjenjë

Nga: Tahir Bezhani Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 17:39
Tahir Bezhani

Retë qiellit shkojnë të heshtura,

Mendueshëm rrathëve t’eterit

Pos yjeve e hënës

Askush nuk ia dinë gjuhen natës

Toka gjëmon me zjarrin brenda

Dhëmbët grimcojnë shkëmbijtë

Kur përjargën retë e zeza

Mendimet coptohën vetimave të verdha

Ushtimë dëgjohet qiellit

Përplasën erërat, fryjnë stuhitë

E dyshimet fshihën nën lëkurën e frikës

Vetëm dritë e hënës dëshmon

Ç’farë do na sjellë një tjetër ditë

Si në ëndër i ndiej hapërimet

Vrapin e dritës fushës së shpirtit

Do të fryjë një tjetër erë....

DHIMBJET QË TRONDISIN SHPIRTIN

Ditë me shi, ftoft

Xhamat e dhomës me vazhga,si lot

Shikoj përmes dritarës

Parandjenjë e dhimbjës prekte thellë

Një telefonatë ndërpreu mendimet:

“ Alo,jeni ju zotriu X....”

Po i përgjigjem ftesës!...

“Ka vdekur mbrëmë miku Juaj

Në aksident shkoi. Ngushllime!”

Telefoni mbeti i hapur,buzët dridheshin

Në mesditë,lajmet:

“Tre përsona humbën jetën

Në aksident trafiku në autostradë...”

-O Zot,kah ta ndaj dhimbjen e shpirtit?.!..

Mbyllëm në dhomë, dënesë zemra

Nuk dëgjoj më lajme....

Ngushllohem në vargje që qajnë

Stërpikë të vakta fletës së bardhë

Një ditë e ftoft në shpirtin tim

Ngrihem në akullin e dhimbjës

Lajmet nuk i dëgjoj!....

QIRI PO DIGJET

Mes gishtërinjëve po digjet qiriu

Ngadal shkrihet,pika pika

Dritë e zbehur mes nate

Tretet padiktueshëm,fyshës së ashtit

Dhimbja nuk flet

Nuk pisket flaka në fikje

Duron deri ne sosje

Rreth e rrotull vetës bënë dritë

Qiriu po digjet në fijën e lidhur

Nuhasë vetëm erë shkrumbi....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat