Mos më dërgoni urime!

Kultura

Mos më dërgoni urime!

Nga: Tahir Bezhani Më: 30 dhjetor 2019 Në ora: 15:31
Tahir Bezhani

Këtë radhë, mos më dërgoni urme

Më vjen ushtimë kokës,dridhje toke

Erë gjaku gërmadhave të Durrësit

Lotë të tharë faqeve të njoma

Të pa strehë  mbi qiellin dimëror

Nuk kam festë,vitet shkojnë e vijnë

Sytë shikojnë tmerrin

Veshët dëgjojnë lëmërinë....

Mos më dërgoni urime për Vitin e Ri!

As sot e as nesër për respekt  e viktimave

Urime të tjera po kërkojmë për jetën

Kërkoj qetsinë e humbur,

 Gëzimet e vjedhura,të humbura

 Për shumë njerëz

Mos më dërgoni urime!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat