Goditjet e ariut

Kultura

Goditjet e ariut

Nga: Dibran Demaku Më: 9 janar 2020 Në ora: 10:56
Dibran Demaku

Në një përrallë thuhet kështu:Ariu Ujku e Dhelpra kishin dalë në gjueti.Duke gjuajtur kapin një gjel,një dash dhe një ka.Pasi marrin prenë e tyre ndalen në një vend të pushojnë.Ariut si më të madhit i bie që të hapë bisedën se si do të ndajnë gjahun.Dhe do ti që në fillim i drjetohet ujkut:Urdhëro kumbar e na e ndaj gjahun!...Ujku grykës pa u menduar fare i drejtohet ariut:-Gjelin le ta marri ndrikulla-dhelpra;dashin po e marr unë;ndërkaq ti merre kaun!...Ariu i hidhëruar nga ujku i mëshon me shputa dhe e lë në vend. Pastaj kthehet nga dhelpra dhe e pyet:-Si do ta bësh ndarjen e gjahut ndrikull-zonja dhelpër?!...

Dhelpra,pa një pa dy i përgjigjet:-Mendoj se gjahu ynë duhet të ndahet kështu:-Gjelin haje për mëngjes, dashin haje për drekë ndërkaq kaun për darkë?!...
Përralla thotë se Ariu kishte mbetur i kënaqur nga ndarja e gjahut që kishte bërë ndrikulla-dhelpër! Dhe nuk kishte vonuar ta pyeste:-Kush të mësoi të bësh këtë ndarje kaq të mirë!Ndërkaq dhelpra pa një pa dy ishte përgjigjur:-Më mësoi ai zotëria që po i dridhet bishti!-duke bërë me shenjë nga ujku i ngordhur...Përralla në shkallë e mira në ballë...

Kjo përrallë më erdhi në mend derisa po shihja një video nëpër rrjete sociale,video kjo e bërë në varrimin e gjeneralit iranian nga ushtria amerikane.Në objektivin e kamerave,në plan zë parë shihej lideri shpirtëror iranian,i cili po derdhte lot,mbase për gjeneralin e vrarë!Themi mbase,sepse ku të dihet,mbase ata lot i ka derdhur për veten e vetë,duke e ditur forcën e ariut-Tramp?!...Mbase duke dredhur ata lot ka menduar se ku do të gjejë vrimë që të fshihet nga goditja tjetër e ariut të kohës sonë?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat