Një zonjë, artiste e lindur për të interpretuar

Kultura

Një zonjë, artiste e lindur për të interpretuar

Nga: Remzi Limani Më: 9 janar 2020 Në ora: 13:59
Artemis Prifti

Ajo nuk mund t`i  fsheh ndjenjat dhe me tërë qenien e saj i dorëzohet formës së shkruar, fjalës së bukur, dhembjes, dashurisë së kushtuar atdheun dhe vashës sybukur. Në këtë kuptim, në mimikën e saj, natyrshëm e shohim dhembjen dhe dashurinë, të cilat vetvetiu dalin në sipërfaqen e interpretimit brilant.

Pak kush ka dëgjuar për emrin Artemis Prifti, një zonjë veçane, e lindur për të interpretuar poezinë e shkruar, të cilës i jep shpirt dhe jetë për të mos vdekur kurrë. Zonja e nderuar, Prifti, nuk është poete por, duke e dashur poezinë tej mase, ajo i jep edhe frymën e saj, duke e veshur edhe me dimensionin artistik të recitimit, të cilin e bën me gjithë shpirti, duke i derdhur ndjenjat e saj nëpër vjershërimet e shumë autorëve, të cilët i ndjenë vetë ajo dhe, për këtë ka sens të veçantë në përzgjedhjen e poezive për t`ju dhënë shpirt duke i recituar në sfondin e kolonës  zanore, po ashtu të përzgjedhur nga vetë zonja, Prifti.

Në këtë kontekst, po t`i shikoni interpretimet e saj, do ta dëgjoni një timbër prej mëndafshi, i cili rrjedh nga thellësia e shpirtit të saj kushtuar fjalës poetike, ku së bashku me zërin korrespondon edhe mimika e fytyrës, varësisht se çfarë recitohet nga buzët e saj të etura për poezinë e mirëfilltë artistike.  Pra, ajo nuk mund t`i  fsheh ndjenjat dhe me tërë qenien e saj i dorëzohet formës së shkruar,fjalës së bukur, dhembjes, dashurisë së kushtuar atdheut dhe vashës sybukur.

 Në këtë kuptim, në mimikën e saj, natyrshëm e shohim dhembjen dhe dashurinë, të cilat vetvetiu dalin në sipërfaqen e këndimit, duke e përjetuar kënaqësinë së bashku me dhembjen për njeriun dhe dashurinë e tij të shfaqur në formën poetike, ku gjithashtu natyrshëm rrjedh edhe loti i saj dhe dridhja e buzëve në kapërcim mbi fjalët e mbushura dhembje e vajë. 

Së këndejmi, kjo zonjë e nderuar, lindur në Sarandë me vendbanim të përkohshëm në qytetin e Londrës, edhe nga atje, pa asnjë përtesë na dërgon zërin e saj të bukurës shqipe, asnjëherë pa u ndalur në kultivimin e gjuhës dhe rrjedhën e saj të bukur, padyshim shndërruar në një gjuhë skenike të lakmuar për çdo regjisor, i cili di të çmojë interpretimin skenik, të cilin nuk mund ta bëj secili aktor në kuptimin e interpretimit brilant, siç e bën zonja Artemis Prifti.

Dhe, krejt në fund të këtij vështrimi modest, zonjës, Prifti i urojmë suksese të mëtejme në fushën e interpretimit, duke i uruar: që punën e saj ta venerojnë njerëzit relevantë nga fusha e artit skenik, për ta shfaqur  talentin e saj aty ku dëgjohet fjala e bukur shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat