Ëndrra familjare

Kultura

Ëndrra familjare

Nga: Fatmir Lohja Më: 15 janar 2020 Në ora: 08:16
Fatmir Lohja

Po festonim ditëlindjen e vajzës. Reth tavolinës, në gëzimin tonë familjar qënë edhe gjyshërit . Të gjitha urimet qenë për çupën. Mezeritë i shoqëruam me pak alkool. Na shpengoi nga emocionet frenetike ceremoniale. Fjala nxorri fjalën dhe urimet u zgjatën. Kur erdhi torta me mbi tavoilnë, pasi goca shuajti qirinjët, u ngrejtën dollitë. Gjyshe Liza, nëna e nuses, bëri këtë urim:”O ylli i gjyshes! Universitetin e mbarove me sukses. Nëna të uron një burrë azgan përkrah !”

Kaq u desh, që të ndizeshin diskutimet pasionante. Mendimet e kundërta u zhbrazën në tavolinë. Debati u zgjat nëse vajza është në moshë për martesë!? Babai im nuk e pranonte urimin, pa mbaruar goca edhe masterin shkencor. Gjyshet mbronin idene se vajza është në vakt për martesë. Djali i ndiqte debatet me merziti. Vajza qeshte me shpirtë. Vjehrri çdo mendim e percillte me gotën e rakisë në dorë.

Në ato momente po ndjeja gëzim, trishtim, emocione aq kontraditore,që më trazonin në arsyetim. Zhdervjellësia e pleqve në debat,përballë merzitisë së djalit, më mbyllën për të folur lirshëm. Nuk më pëlqen ,të përfshihem me pasion në debate familjare. Kokëshkëmbësia nuk tregon emancipim. Nuk më pëlqejnë shprehjet:”Nuk është fëmija im,ai që nuk bën çfarë them unë! Mos i dëgjoni pleqtë, se ata janë matufepsur!” Këto urdhëra të kundërt nuk kanë asnjë dobi te fëmijët.

Nga të tilla emocione nuk e fola asnjë fjalë. Dikush mund të thotë për xhelozi. Po kaloja të njëjtat emocione ,që më kanë përshkruar trupin ,kur u martua motra. Megjithëse e zgjolli vetë bashkëshortin, kur doli e veshur nuse nga shtëpia, lotët e saja nuk munda t’i harroj asnjëherë.” A do të jem në gjëndje t’i përballoj emocionet, kur vajza, drita e syve,të dalë nuse nga shtëpia!?” Kjo pyetje më shtrengonte në gjoks.

Debati u bë më me humor kur filluan të endërrojnë per dhëndërrin. Lutjet ndaj Zotit, për miratimin e kërkesës së vet, dhe të mos ndodhte ,ajo që deshironte parafolësi, u shprehnin me pasion ,në oktavët lart. Më pëlqente, se binin në një mendje, që dhëndërri të ishte shqiptar,dhe me arsimim universitar. Endërrat nuk gjetën konsensus në konkretizimin e dhëndërrit, as për; origjinën; profesionin; flokët ; gjatësinë; trashësinë;…… Shumë fjalë të padëgjuara më përpara, u thanë në mbrotje, apo kundra, për dhëndurë të ndryshëm. Vajza vazhdonte të qeshte me lot. Gëzimi i saj me qukte në gjoks.Me vinte si mesazhë, se ajo e ka bërë zgjedhjen e vet, dhe ditët pranë votres sime ,do t’i ketë më të reduktuara.

I drejtova pyetjen vetes:”Po ti si e ëndërron dhëndërrin!? Kush të jetë më i miri,të martohet me vajzën time.E cili është më i miri për rradaken tënde? Kjo pyetje me futi në pyllë , për të prerë dru pa sepatë në dorë. Çdo parashikim timin , për dhëndërrin nuk ma kënaqte zemrën plotësisht. Ta ëndërrosh vetë, dhe më pas të mos biesh dakort!?Besoj se nuk ka hall më të madh për prindërit.

Dikush të këshillon, të ruajmë traditat. Më e largëta vjen e përshkruar nga Herodoti, që ështe quajtur babai i historisë. Sa është mitike, është edhe fisnike. Ai tregon ,se ilirët kishin një ditë të veçantë për martesën e vajzave. Për të ruajtur rracën e pastërt, lajmësit hapnin fjalën sa më larg, për ditën dhe vendin ku do të bëhej ceremonia, për lidhjen e krushqive. Festimet ishin të përvitshme,në ditë të caktuara,në krahina të ndryshme. Vajzat viheshin në rrallë, për t’u parë nga dhëndurret, si miset sot, por të zbukuruara me xhubleta të bukura ,dhe të rënda. Në krye qendronte më e bukura, dhe vargu vazhdonte me më pak të bukuren. Për të bukurat, organizatorët nisnin ankandin. Kush paguante më shumë merrte vajzën e parë. Më pas çmimi fillonte të binte. Kur nuk kishte më blerës,për vajzat e mbetura,organizatorët hapnin tenderin për shitje.Me paratë e akumuluara nga vajzat e bukura,u afronin dhëndurrve para , si prikë, për t’u martuar me vajzat më pak të bukura.Në këtë menyre ilirët ruanin edhe trashigiminë, edhe pastertinë e rracës .

Larg na çove, mund të thotë dikush. Siç e përcakton Herodoti,si një zakon nga më të mirët në rajon, edhe unë me mendimin e tij jam, natyrisht për kohën e vet. Në të tilla evenimete nuk kishte asnjë fitues parashë. Në rastet kur vajzat ishin të bukura, si shtojzovallet, mblidhej para e madhe. Ato ruheshin për brezin e vajzave, që mund të ishin më pak të pabukura, nga veshtirësi të ndryshme si, epidemitë, luftrat,….. Me këtë traditë, asnjë dhëndërr nuk kthehej qejfeprishur,dhe asnjë vajzë në krahinë nuk mbetej pa u martuar. Mos harroni, se jemi në kohën kur respektohej vetem bukuria femërore. Kërkesat e sotme, për arsim, profesion, zgjuarsi,….. nuk rreshtoheshin,se tëra femrat të një niveli kanë qënë.

Më vonë, këto festa të bukura vendore, u prishën nga mblesit,me arsyetimin për të ulur shpenzimet. Ata morën përsipër të udhëtonin larg, për të hapur lajmin, se vajza e filanit është bërë gati për martesë. Kërkonin para për vajzën, edhe për veten. Kjo traditë ka një të keqe brënda. Janë lidhur edhe krushqi , pa u parë aspak dhëndërri me nusën, të cilat më vonë u emërtuan “Nuse nën Duvak.” Ka pasur shumë qejfëmbetje nga këto krushqi.Shkesi nuk ka pasur mundësi ta kalojë lumin me shprehjen:”Nuse më kërkove,e nuse të solla.” Tregojnë, se fatkeqësisht, ka krisur edhe pushka ,kur vlera e paguar nga dhëndërri ishte larg me bukurinë e nuses.

Vitet kaluan dhe traditat i shuajti ngadalë-ngadalë dashuria ndërmjet çiftit. Në fillim e fshehtë, ndërsa sot është bërë modë. Nuk ka më bukur, që fatin e jetës ta përcaktojnë vetë aktorët. Prind e mi u dashuruan në shkollë. Unë rashë në dashuri në punë, me gruan që kam për krah. Besoj, se këto janë arsye të mjaftushme, për të mos ia prishur qejfin vajzëz,apo djalit,për ke dashurojnë. Eshtë përgjegjësi e madhe për prindërit,të ndërhyjnë në të tilla vendime individuale.

Prindërit a kanë përgjegjësi për martesën e fëmijëve!? Natyrisht që kanë. Këtë të drejtë e ushtrojnë në edukimin e tyre gjatë rritjes. Në zgjedhjen konkrete të individit ,që do të jetë nesër përkrah fëmijëve të tyre,nuk kanë më vend mblesit. Kanë dalë me kohë nga moda. Jeta e ka vertetuar , se nuk është mirë që akti martesor të bëhet me nxitim në rini të hershme, apo me nge ,duke pritur me përtesë, deri sa t’i vijë koha e vet. Në rini njeriu ende nuk e ka konsoliduar bindjen për dashurinë,ndersa në moshë e pengojnë tekat e shumta për të zgjedhur bashkëshorten.

Shoku im, i fëmijërisë, e përsërit shpesh thënien,kur diskutojmë për dashurinë: ”Asnjëherë nuk e kuptuam zemrën ,se ke dashuronte. Të tjera vajza deshëm,të tjera na dashuruan, për nëna të kalamjve kemi krejtë të tjera.”

Baba! Nuk ma dhe një mendim për dhëndërrin e ardhshëm? - më shkëputi vajza nga arsyetimet.

O bija ime! Si pata besim,në zgjedhjen tënde të zgjuar për profesionin , kam besim se me maturi do ta zgjedhesh edhe bashkëshortin.

Ndonjë këshillë?

Jeta ka vertetuar se nuk kanë mbetur pa u martuar si engjëjt, edhe djajt. Martesën e engjëjve e bekon familja ,fisi, lagjia , edhe kombi. Nga martesa e djajve shoqëria mundohet të distancohet. Divorcet ndodhin , kur me nxitim martohen djalli më ëngjëllushën,ose e kundërta. O ëngjëllushja ime! Babai të jep një këshillë prindërore.Mos u nxito! Me pak njohje është e veshtirë ta dallosh ëngjëllin nga djalli.- me sy të vesuar e putha në ballë dritën e diellit, me shpresë se do ta dëgjojë këshillën e sinqertë të babait.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat