Duhet ta dini për juve lind dielli

Kultura

Duhet ta dini për juve lind dielli

Nga: Sali Leka Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:17
Sali Leka

Shkrimtar e poet lirik eposik  me 5555 tregime dhe poezi.

Ish i burgosur i mbyllur antimizorist i betuar.

Në kohën e skëterrit Enverit dhe të Ramiz beterrit.

Tani jam e do të jem i lirë në epokën e Edi ylberit.

Antimarksist, antianarshist e antikaotist i admiruar.

Edi Rama reformist modernist i përkushtuar i lartësuar.

Do ti shkoj fama e jehona përtej mahsherit!

Edi Rama dashamirësi i dalluar i njerëzve të persekutuar.

Edhe të diskriminuar nga mizorizmi i diktaturës marksiste.

Diktatura e egër antidemokratike antihumaniste.

Viti i ri 2020 ka flluar e unë e kam obligim me u betuar.

Deri në vitin 2025 edhe 25 libra do të shkruaj.

Edhe 550 tregime e poezi i papërtuar.

E di që nuk kanë me I botuar censuristët e infektuar.

Edhe mbas vitit 1991 mua nuk më kanë botuar 2554 tregime.

Edhe poezi të mrekullueshme të dobishme për jetën njerëzore.

Përpara vitit 1991, 2760 tregime e poezi nuk i kanë botuar.

 E unë as jam dëshpëruar as kam për tu dëshpëruar.

Pa hezitim kam me i demaskuar!

Gjashtë censuristë sharlatanistë kam me i rrahur fort!

Ashtu si kam rrahur gjashtë gazetarë zuzarë të shtrembëruar.

Censorë e persekutorë maskarenjë e monstruozë të qelbëzuar.

Unë isha e jam durimtarë por fjalë e urtë e popullit thotë.

Durimi ka kufi!

Unë mjaft kam duruar 40 vjet i diskriminuar.

Viti i Ri 2020 do të falenderoj ata që më kanë ndihmuar.

Edhe ata që për letërsinë disidente e mbyllur kanë kontribuar.

I uroj Vitin e Ri 2020 stafit të gazetarëve të nderuar.

Që në 12 muajt e vitit 2019 kanë botuar 45 tregime të miat.

Edhe 25 poezi nga dy libra “Blerina sy delina”

Edhe “Esmeralda e Dilona, në Everest arrin jehona”.

Kush të dojë të krenohet e të këndojë:

Do ti gëzojmë e vitalizojmë zemrat tona.

Urime shumë urime për këta gazetarë të admiruar.

Fisnikë teuratikë të dituruar të kulturuar.

Edhe kreshnikë të betuar për të drejtën e të vërtetën jetike.

Uroj e falenderoj edhe 5 redaktoret që i kanë daktilografuar.

Tregimet e poezitë me vullnet, e përkushtim sublim.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Gazetarët kreshnikë që tregimet e vërteta I kanë botuar.

Me publikuar sot ngjarje të vërteta duhet të jesh trim mbi trim.

Juve gazetarë jeni trima mbi trima e viganikë iradinikë.

Edhe do të jeni strategë e korifej të diturisë shembullore.

Viti 2019 me bilanc voluminoz edhe me poezi lirike eposike.

Shumë të dobishme pë rata që kanë veti e cilësi epike.

Ashtu si juve gazetarë fisnikë të kulturuar të papërtuar.

Gezimi e vitalizimi im janë të papërshkruar.

Në fillim të këtij viti 2020 të bekuar.

Admirimi e iradini im për juve janë të pandaluar.

Juve jeni të lartësuar në shekuj si hasretë e dyshepuj.

Ata që janë të mençur të ditur kurioz e kureshtarë

Të më pyesin mua e unë u tregoj si i kam rrahur 6 shtrembalarë .

Edhe kusarë nihilist narcizistë mizorë e zuzarë.

Kanë vjedhur djersën edhe të shkrimtarëve të tjerë.

Nuk kanë botuar tregimet e poezitë e tyre me dobi e vlerë .

Unë nuk shkruaj pallavra absurde abstrakte.

Kam shkruar  e do të shkruaj fakte konkrete.

85 romane e novella me ngjarje reale të vërteta.

Nuk i botuan i censuruan i grabitën në shekullin XX.

Në kohën e skëterrit mizorist ibret e mysibet.

Ata që na burgosën e na persekutuan mua e shokët e mi.

Akoma edhe sot na urrejnë me egërsi e ashpërsi.

NA urrejnë e duan të rikthejnë kohën e muzgut me kërdi e batërdi .

Në vend që ti urrejmë neve ata me neveri.

As jemi indinjuar për çmimet letrare me fonde monetare.

Që i kanë dhënë për gënjeshtra trillime spekullime e montazhime.

Të drejtën të mirën të vërtetën nuk i kanë vlerësuar as shperblyer.

Disa gazeta artistike e televizione mediatike të keqen e kanë pëlqyer.

Padrejtësinë e fallsifikimin i kanë ngazëllyer.

 

 

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

 Janari muaji i parë i çdo viti

 Gëzuar  vitin  e ri 2020  me 366 ditë

 Unë do tu uroj edhe mbas vitit 2040

Nëse juve do të keni kujtesë.

Kujtesa është forcë, aftësi jetëgjatësi

Kujtesa u ngren lart viganesha si fratesha.

Mos harroni jeni redaktore letrare shembullore!

Mos e nënvleftësoni punën tuaj madhështore.

Mos e përulni veten se nuk jeni arixhesha.

As magjistare, as maskaresha, as fallxhore.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Ta dinë ata që janë të painformuar.

750 ditë pa përtim e pa  ndalim. 

Enxhi e Violeta përhapën me blerim e shkëlqim.

Tregime e poezi  të mrekullueshme të dobishme.

U shkruan në dritën e yjeve të qiellit  nga Sali Leka

Unë shkruaj natën, ditën punoj e këndoj edhe lart në shkrepa.

Enxhi e Violeta redaktore artistike të mahnitshme.

Edhe Drita, Anxhela, Fabjola redaktore xixëllonja.

Poezitë i indriçuan si rrezet e diellit në agim.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Ta mesojnë ata që janë të dituruar e të kulturuar.

Shkrimtari e poeti Sali Leka i persekutuar e i diskriminuar.

 Me tregime dhe poezi lirike, jetike eposike.

40 vjet ishin të mbyllura në kthetrat e censures.

Enxhi e Violeta vizionare e guximtare viganike.

I thyen i copëtuan ingranazhet e katrahurës .

Kam besim e iradin  Enxhi eVioleta  me kulturë e etikë

 Do ti përhapin poezitë edhe në Europë e në Amerikë

Edhe Anxhela, Drita e Fabiola në Azi e Afrikë.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

 Edhe poezitë e Skender Doçit  poeti fisnik i nderuar .

 Poeti  i dalluar i poezive brilante  metaforike etike.

 Edhe i thënjeve  jetësore e aforizmave ilminike.

Skender Doçi humanist e besnik i betuar.

20 vjet mua më ka përkrahur dhe ndihmuar.

Për mua e për ata si unë  shok i provuar i admiruar.

Unë ish i burgorsuri politik antimizorist i pafrikësuar.

Kam kapërcyer shumë rreziqe e pengesa.

Më kanë mbërthyer në kurthe e ngatërresa.

Kreshniku Skender Doçi më ka garantuar pa kushte e pa interesa.

Deri në përjetësi mirënjohje  të deklaruar të vërtetuar.

 Shpirtërisht e përzemërsisht i kujtuar i pa harruar.

 ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Ah sikur të ishin 25 shkrimtarë e poetë si eposiku Skender Doçi ,

I dituruar i kulturuar, me kontribut të çmuar.

Ah sikur të ishin 250 intelekualë modernistë  si korifeu Skender Doçi.

Ah sikur të kisha  25 shokë si viganiku Skender Doçi nga Zoti i bekuar.

 Në fakt kisha e kam shokë, por disa janë me kujtesë të dobësuar të atrofizuar

Disa janë zhytur e përlytur në xhurulldinë dhe makuturinë e tyre.

Edhe po vdesin nga lukunia, bezdia, marrëzia e lakmia e tyre.

Unë nuk vajtoj, por u them e do tu them:

E pse keni vdekur? E pse do te vdisni o të marrëzuar?

Pse e doni bezdinë, marrezinë e të shkretën?

E nuk doni të drejtën, të mirën, gëzimin e të vërtetën?

Kujtesa është mrekullia e shkëlqyer për jetën njerëzore.

Kujtesa është mbi tërë produketet tokësore.

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

 Unë peripercitë e telashet e shumta nuk i kam treguar.

Ta kuptojnë ata që kanë llogjikë e psiqikë të kthjelluar

Skenderi, Enxhi e Violeta, Anxhela, Drita e Fabiola e zgjuar

Sa shumë unë kam vuatjur e kanë kuptuar.

 Në pamundësi  me i shpërblyer me flori e pasuri

Edhe me 250 milion euro e dollarë 

Unë do të shkruaj  për Skenderin, Enxhin e Violetën  teuratike ,

Edhe për Anxhelën, Dritën e Fabiolën iradinike

250 poezi lirike jetike eposike

 Do të këndoj 250 këngë e melodi ilminike.

Isha jam e do të jem poet këngëtar e vallëtar.

As kam ndaluar, as ndaloj edhe sikur të më varin në litar.

Edhe kur isha i burgosur kam kënduar e vallëzuar.

I burgosur në kohën e skëterrit të Enverit e të Ramiz beterrit.

Tani jam e do të jem i lirë në epokën e Edi ylberit.

Poezitë e Skenderit i këndoj e do ti këndoj i gëzuar.

Dy shekuj jetën ma kanë shtuar, zemrën ma kanë forcuar.

Shpirtin ma kanë mahnitur kujtesën ma kanë ripërteritur.

Stresin, ankthin e depresionin larg ma kanë spostuar.

 ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Unë as nuk jam dëshpëruar as nuk dëshpërohem

 Maskarenjtë e mizorët duan që njerëizt e mirë të dëshëprohen

 Njerëzit e drejtë të sinqertë të tmerrohen të ligështohen

 Fatkeqësisht maskarenjtë e mizorët  ishin e janë strehuar.

 Edhe të grumbulluar në disa gazaeta artistike

Edhe të sistemuar në disa televizione mediatike

Shumë negative  regresive  kaotike e destruktive.

Publikojnë çdo ditë procka e broçkulla pesimiste rrakitike

Edhe sajime, spekullime e trillime e anarshiste skurrike

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

Unë me këngë e poezi betohem aftësohem e vitalizohem

 Askujt nuk i servilosem, as nuk i përgjërohem.

Edhe juve këndoni e jetoni  si ju do shpirti e zemra.

Jeni e do të jeni mbi 200 milion femra!

 Unë dua të jeni mbi 800 milion femra në dy hemisfera

 Duhet ta dini  për juve lind dielli, hap e çel pranvera.

 Qesh e zbardhon qielli e shkëlqen atmosfera. 

Kur të bëheni mbi 800  milion  femra

Mbiemrat e juaj që keni unë krejt botës do t’ia tregoj

 Edhe emrat e prindërve tuaj me gërma të arta do ti pikturoj.

Po u them të vërtetën , shtojeni dëshirën për jetën !

Betohuni për veten  tuaj : Do të jetoj 220 vite !

Po, po  betohuni me gëzim e admirim, vullnet e vitalitet.

 

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

 Në vijim e në vazhdim në ditët e vitit 2020

Do të këndoj edhe për redaktorët e shekullit XX.

Dhimitër Fullani, Seidin Kondi , Piro Tase, Perikli  Jorgoni,

Enver Bitri, Delie Marku , Fatbardha Spahihu, Jolanda Gjoni,

Valbona Dushku, Brikena Simoni.

 5 nga këta redaktorë  të merituar të pa harruar nuk jetojnë.

5 jetojnë  po janë të lodhura të drobituara të stërmunduara

 Ah sikur të kisha edhe 5 redaktore të shkathëta, të papërtuara

Si Enxhi e Violeta , Drita, Anxhela myzeqare fratesha,

Fabiola tropojane trimëresha do të shkruaja 155 libra

ENXHI E VIOLETA, ANXHELA, DRITA E FABIOLA

E përsëris, forconi kujtesën, shtojeni admirimin për jetën 

 Jetoni për veten tuaj , për ata që u duan e i doni

Duke jetuar për vete, jetoni edhe për mua 

Nëse nuk jeni hipokrite e zeliqare e kuptoni.

Hipokrizia  nuk të lejon me kuptuar asgje të mirë të dobishme.

 Zilia nuk të lejon me bërë asgjë  të bukur të shkëlqyer të mahnitshme.

Shrimtari e poeti Sali Leka,  Cel: 068 38 55 304

Me besim e obligim  edhe në shekullin XXII me iradin Ilmin .

Me shume kujtim për ata që nuk jetojnë.

Me shumë admirim pë rata që jetojnë.

Do të këndoj për redaktorët e shekullit XX.

Dhimitër Fullani, Delie Marku lezhiane.

Perikli Jorgoni, Brikena Simoni shkodrane.

Fatbardha Spahiu, Jolanda Gjoni kreshnike mirditore.

Censuristët e mizoristët e kërcënuan i thanë:

Mos i daktilografo librat e shkrimtarit Sali Leka.

Nga puna do të largojmë e do të internojmë!

Jolanda u tha: “Edhe në burg e internim.

Tregimet e poezitë e poetit Sali Leka.

Do ti shkruaj me vullnet, pa përtim e me gëzim.”

Edhe unë sot këngën po e ndërpres.

 Por do ta vazhdoj ditë tjetër.

 

SHËNIM EKSKLUZIV

Edhe në shekullin XXII do të bëjmë shkëlqim e mrekulli.

Me tregime e poezi të dobishme për çdo njeri.

Për ata njerëz që e duan mrekullinë, kulturën e diturinë.

Mrekullia kultura e dituria, nëse nuk i don nuk të afrohen.

Obskurantët, naivët e injorantët nuk i duan mrekullinë as diturinë.

As shkëlqimin kulturën as mirësinë.

Kultura e dituria janë jetike shembullore.

E drejta e vërteta janë teuratike hyjnore.

Mizorët e monstruozët nuk i duan vasinaset hyjnore.

Edhe i urrejnë me egërsi veprat shkëlqimtare madhështore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat