Angazhohuni në art dhe ngjarje kulturore për një jetë më të gjatë

Kultura

Angazhohuni në art dhe ngjarje kulturore për një jetë më të gjatë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Njerëzit e moshuar, të cilët shpesh vizitojnë galeritë e artit dhe muzetë, shkojnë në teatro dhe koncerte, kanë një jetëgjatësi më të gjatë se ata që jo, sipas një studimi të kryer në Angli.

Edhe duke marrë parasysh një gamë të gjerë faktorësh të tjerë shëndetësorë dhe shoqërorë, studiuesit e Kolegjit universitar të Londrës kanë zbuluar që njerëzit mbi 50-vjeç që përfshihen rregullisht në veprimtari artistike ishte 31 për qind më i ulët se sa bashkëmoshatarët e tyre që nuk u përfshinë në aktivitete të tilla.

Dhe në mesin e atyre që morën pjesë në aktivitete artistike vetëm një ose dy herë në vit, kishte një shans për vdekje 14 për qind më të ulët gjatë studimit.

"Këto rezultate mbështesin analiza të mëparshme statistikore dhe të dhëna antropologjike që sugjerojnë se angazhimi në art dhe pjesëmarrja në ngjarje kulturore kontribuon në jetëgjatësinë, veçanërisht për njerëzit e moshuar," tha Daisy Fancourt, profesor i asociuar i psikobiologjisë dhe epidemiologjisë në Kolegjin Universitar në Londër dhe bashkautor i studimit.

Rezultatet e studimit janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme që sugjerojnë se arti mund të ndikojë në jetëgjatësi pasi përmirëson shëndetin mendor, kontaktet sociale, zvogëlon vetminë dhe stilin e jetës së ulur, shkruajnë autorët në një artikull të botuar në BMJ.

"Arti është frymëzues, ushqen kreativitetin, ndikon në kontaktet sociale, stimulon imagjinatën dhe na ekspozon ndaj njohjeve dhe ideve të reja," tha Jennifer Novak-Leonard nga Universiteti Veriperëndimor me qendër në Çikago, e cila eksploron përfitimet e pjesëmarrjes në ngjarje kulturore.

“Rezultatet sugjerojnë që konsumimi i artit dhe përfshirja në art mund të përmirësojë në fund të fundit sasinë, jo vetëm cilësinë e jetës”, tha Novak-Leonard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat