Prarimi

Kultura

Prarimi

Nga: Mehmetali Rexhepi Më: 16 janar 2020 Në ora: 13:27
Mehmetali Rexhepi

Erdhi prarimi

me vashën  prej avulli

mbase ajo kishte harruar t`mi kthente thesaret

vaktësinë e atyre pikave avulluese

stisje filigrani

për qafë të asaj nuse

 

*

ti

dridhje tingujsh të blertë të  kitarës

polen i shkundur prej gishtash të Jusuf Gërvallës

jepi shend  melodisë së zamares

më nxirr jashtë kryqëzimeve

gërshërëve të zeza të hijeve

mos eja lot-vërshues

më hedh  mes njomështish të  lastarëve

praro  bulëzat  mbi trungun  e  thatësisë  time 

 

*

prarim

eja me fijet e fëmijërisë

urbanizmi sa kishte nisë

të  thuret shporta e rrjepur prej zbrazëtisë

ndoshta  ende  përcëllon  ngricë e vesës

cakërro  me të  kuqen e venës

t`i ndizet  pigmenti buzë-qershisë

përderisa  (a)gurron  gjaku

e  ruaj për shkrirjen e atij akulli

kur  i trashet  lirisë

 

*

i fryve valës dhe  çele tiparin

të pa thënat lidheshin nyje

në dialogët e kakofonisë

kishin  hyrë monologët  e  mbërthyer

kujt t`i duartrokiste publiku

fjalës e ditës i kishte ngelë e njëjta meny

 

*

pa  rrezet tua

fshihet kontrasti

as matet hija

shkundet tërmeti

 

bie arkitektura

mbi skia

 

*

ja si më prarove mijëra dhurata sythash

le të  ngjyejnë tej  malesh të  bardhët  plisa

çastet buzë purpurta

le të më puthin

por ah

vetëm  derisa të galdojnë petalet

mandej gjethet kërcejtë e ethet

 

*

ç`është e bukura

pa prekjen tënde

pos  peng modeli

ai i pa vjeli

 

*

prarim i këtij rruzullimi

praroje dhe  trungun tim

se ja po më thërret

amshimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat