Nënëmadhen e ka shkërdhyer i gjithë katundi dhe qyteti

Kultura

Nënëmadhen e ka shkërdhyer i gjithë katundi dhe qyteti

Nga: Kalosh Çeliku Më: 17 janar 2020 Në ora: 11:09
Kalosh Çeliku

Dekleratat e politikanëve. Dhe, “analistëve” politik

I lexoj me plot budalliqe: Më villet. Edhe, pse:

Zorrët, Sot dua t’i nxjerr nga barku. Marr Malet

Dhe, ikë. Strehohem në Shtëpi Publike. Kaçake.

 

Kohën e fundit lexoj, edhe një Budallaki politike

Para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare:

Se, “Nënëmadhja”: jemi të gjithë ne shqiptarët?!

Çmeduduri. Nëse, Nëna Parti: Eshtë Nënëmadhja

Unë, nuk jam djali “hazret” i asaj Tatëmadhe.

 Kutadi, ndoshta jam kopil i një Xhadie publike:

Që, Babai më lindi me një tjetër Grua politike?!

 

Tinëz, Nanëmadhes. Dje, me dy “nagantë” në brez

Dy-tre bomba serbi “kashikara”, në Strukezezë.

Nateditë, në Katund. Qytet. “Shqipëri të Madhe”:

Frikë, pati ta prek “hyqymeti”. Serbi. Dhe, Dovleti.

 

Sot, Jo! Unë, nuk jam djali i Nënës Madhe

Pasmesnate, që e shkërdheu Katundi. Qyteti?!...

 

(Im Atë shpesh e thoshte ende më punon gishti)

 

Im Atë, shpesh e thoshte pranë Oxhakut:

Djema Nane, edhe Sot: më punon Gishti.

E, dija si Poet i Nesërm. Porosinë e Madhe:

Gishtin tregues të dorës Tij. Dhe, Luftës.

Vetëmse: Tërheqi këmbëzën e “Nagantit”

Armën time historike për luftë me Dy tyta.

 

Koha Historike: Përdorë strategjinë politike:

Burra, në Poezi! Ende, punon Lapsi Kryngritës.

Patjetër, Sot edhe Gishti dorës shkrep për Liri:

E tërheq, këmbëzën e “nagantit”. Kryengritës...

 

(Pushteti për politikanët është çaj rusi)

 

Pushteti për politikanët, ësht çaj rusi

I lutem Natyrës: Para këmbëve Shqiptare

Se: Çaji rusit, nuk është  Feja Myslimane!

Feja jonë,  është e Vasë Pashë Shkodranit:

“Leni kisha e xhamia! Feja e shqiptarit, Sot

E Mot, ështe gjithmonë: SHQIPTARIA!”

Feja me Shqiponjë në Xhaminë Shqiptare

E Vasë Pashë Shkodranit: SHQIPERIA!

 

Punë tjetër, është ajo, se: ne, pimë çaj rusi

E, Rusia mesdite: pi “votka” në LIRI?!

Mos e them, se”: në Xhaminë “muslimane”

E, jo në atë Shqiptare. Edhe, sot e kësaj dite:

Pihet çaji rusit. Popullit “hibrit”. Që, bredh

Rrugëve botës si “turk”, pa “Din e Iman”.

 

Popull, moti i dalldisur rrugëve nga Turqia

Me poste politike: pashallarë. E, agallarë.

Sot: kryetarë. Ministra “vëllazërim-bashkimi”...

 

(Kalosh Çeliku në Jetë e  ka vetëm një Grua)

 

Kalosh Çeliku: Po, pi raki rrushi

Dhe, nuk pi çaj rusi. “Hallall”!

Dhe, as i lutet Zotit në xhami

Falë mëkatet. Dhurojë poezi.

Aqmëpak. Sot, poste. Dhe, Liri.

Nateditë, e rrokullis Poezinë

Jo! Xhadinë e rrejshme, Mike.

 

Përmëtepër, Nënën e Madhe:

Kalosh Çeliku, e ka një Grua!

Ajo është, deri në Vdekje: Poezia...

 

(Nateditë më vretë Poezia)

Nateditë, më vretë Poezia. Grua

Edhe, atë: Ditën. Natën. Diell.

Pajtohem. Qënka Grua, xheloze:

Përndjek, në kafene. Gjumë. Besnike:

E, Unë një burrë:  Gjoja, shqiptar

Ende, nuk e tradhtova në Jetë. Rrugë.

 

Kutadi, Ajo tradhtoi me ndonjë burrë

Edhe, Unë e tradhtova me disa gra.

Nuk ikë Besnikja, më do për burrë

E, Unë dua të ikë?! Tradhtoj si Grua.

 

Vërtetë, dua ta lë si Grua Besnike

Thotë: O, burrë! I jemi je përjetë:

Përtej Varri. Parajse. (Xhehnemi)...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat