Lugina "unike"

Kultura

Lugina "unike"

Nga: Sevdail Hyseni Më: 18 janar 2020 Në ora: 09:25
Ilustrim

Kësaj radhe Lugina,

Ka vendosur drejt...

Me Listën "Unike"

T'ngjitet n'Parlament!

 

Me një Listë bashkë

Që s'e kish' më parë,

T'i shtoj deputetët

Në dy-tre shqiptarë!

 

Vetëm të bashkuar

"Marrëveshja" e lyp,

Parlamenti serb

Të flas edhe shqip!

 

Madje dhe të tjera

Gjëra me gjithë mend,

Nga Lista Shqiptare

Shtrohen n'Parlament!

 

Për Gjuhë e Flamur

S'do të ketë rrezik,

Simbolet kombëtar

Zgjidhen në praktikë!

 

Kush e ka fatin

T'mbetet n'opozitë,

Nuk e ka hallin

T'merret me kritikë!

 

Se pas zgjedhjeve

Që i kemi në prill,

Disa do të struken

Si ariu në pyll!

 

Mjaft me marifete

Se na doli shpirti,

Nga disa "zangoçë"

Që u thahet fyti!

 

Nga goja me "fjalë"

Bashkim për Luginë,

E nga ana tjetër

I kërcejnë mbi shpinë!

 

E kapin nga koka,

Krahët edhe këmbët,

Duke ia treguar

Një nga një dhëmbët!

 

Mirëpo, kjo Lugina

E ka një si ves,

Ndryshe i "nderon"

Njerëzit e pabesë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat