Fshati i të vdekurve

Kultura

Fshati i të vdekurve

Nga: Atdhe Geci Më: 18 janar 2020 Në ora: 12:08
Atdhe Geci

Ç ́të bëjmë me mërgimin dhe shpërnguljen,

me mollën që lundron mbi varre, me varret e

lëna shkret! Si ta ndalim këtë murtajë të zezë?

Shpërngulja vritka jo vetëm njeriun, vritka

tokën dhe të gjitha kohët që i krijuam në të,

Shumë nga njerëz habiten kur dëgjojnë, se

ky artist, ai shkencëtarë, ose ai kosmonaut

ka prejardhje shqiptare, prejardhjen e këtij

vendi, që shpërngulja i ka marrë e degëdisë!

Ç ́të bëjmë me shpërnguljen dhe mërgimin?

 

Flasin pjesë të atdheut të shpërngulur, flet

Ilirida, Molla e Kuqe, Çamëria, Presheva

flet Dardania dhe të gjitha trojet shqiptare.

Nuk pajtohem me himnin e gjakut të ngrirë,

hija e atdheut të ndarë më ndjek kudo!

Një gjysmë të atdheut e kemi të pushtuar.

Jo fort moti, udha më rastisi përtej Nishit

në një katund me emër, Molla e Kuqe,

Fshati ku kishin jetuar shqiptarët, tani nuk

ka njeri. Në atë fshat të vdekur, të Atdheut

qaheshin varret; ku janë të gjallë që ishin?

Të vdekurit e tashëm i qanin, të vdekurit e

së kaluarës! Të vdekur të ardhshëm s´do të

ketë, aty ka vdekur kisha e fshatit e varrezat.

Në atë pjesë të Atdheut të lashtë të Ilirisë,

 

Molla e Kuqe, në shqip më nuk ekziston!

Atë e e vranë pushtimi serb dhe shpërngulja.

Në atë pjesë të atdheut të lashtë të Ilirisë,

varret janë shndërruar në toka të bukës.

Një rizënie e re nuk është e pamundur,

në një çast tek po qante rrënja për degët-

dy të vdekur, të pavarrosur nga askush,

pyesnin njëri- tjetrin: miku im i vdekur si

ndodhi që asnjë i vdekur më s ́është tek

kjo varrezë? Ku vajti fshati ynë i vdekur?

Fqiu kufomë iu përgjigj; miku im i rënë,

shpërngulja neve na vrau më shumë se

pushtimi! Nën pushtim s ́vdesin të gjithë,

Nën pushtim së paku ruhet bima e gjakut,

Të gjallët, qofshin edhe të poshtëruar, nuk

vdesin kështu si vdiqëm né! Ashtu është;

miku im i vdekur, të pyes: a di me shkrue?

që t ́ua lëmë një porosi të gjallëve tanë;

që kombi ynë të ketë kujdes nga mërgimi,

se shpërngulja vritka më shumë se vdekja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat