Me rabon nuk shihemi...

Kultura

Me rabon nuk shihemi...

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 18 janar 2020 Në ora: 16:26
Jusuf Zenunaj

Hyra në politikë
si dikur në pikturë
suksesi shpejt u rrit
si shpejtësia me veturë !

Nê fshat e në qytet
për të parin e Bashkisë
më doli nami,
anekënd Shqipërisë.

Bota qe "habitur"
si asnjëherë tjetër;
mirënjohje e shpërblime
m'u dhanë për timen vepër.

Rrënjët i lëshova
thellë në politikë,
vendin "ma lëshoi" Nano
fare pa i thënë ik !?

Me sjellje, as me stil
askujt s'i kam lakmi,
a s'më thuani , ju,
Ismail Qemali i Ri ?!

Shpeshherë nuk e di
nga të shpiejnë rrugët e jetës-
takova Vuçin,
bashkë hymë marrëveshjes .

Krah na u bë Thaçi,
nuk na e prishi dot,
bashkë gjetem rrugën
shpejt "të hynim" në Evropë.

Çdo gjë pati nisjen
si flladi midis bjeshkës,
ah, sikur t'mos rëndoheshin punët
si samari breshkës ?!

Planet na i prishi
ai "kokëfortë" Ramushi
sikur të ishin gjethe
të hedhura midis prushi !

Dashurinë që patëm
sikur vëllai më vëlla,
u tretë si shkumë sapuni,
me Rambon nuk shihemi ma.
J.Z. , Dilbeek , më 18 janar 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat