Fotografia princerore në albumin e vjetër

Kultura

Fotografia princerore në albumin e vjetër

Nga: Gjon Marku Më: 20 janar 2020 Në ora: 17:11
Gjon Marku

Jashtë përzihen shiu dhe vetimat me, ca të qeshura që sikur vijnë prej nënëdheut. Qielli ishte i zemëruar. E Valonin e kishte mërzitur ajo rrëmujë gri e shirave të paprera të asaj fundvjeshte të vonë. Ai shi idhnak të cilit brirët i përdridheshin në vetëtima e nguleshin në barkun e qiellit gërryente e shqyente dherat me kthetrat e perrenjeve e kishin bërë të rrinte ditë të tëra pa dalë nga shtëpia e tij, ngjitur me të cilën gjendej studio, ku ai rrinte me orë të tëra. E hapi dritaren dhe vështroi drejt qiellit.  Retë hiqeshin zvarrë në shtegun e humbur të yjeve. Jashtë binte një shi me ritëm simfonik, një shi i prajshëm që nuk i trembte as zogjt, as fëmijët.  

U ul në tavolinën e tij të punës, por mendimet iu tallazitën. Gjithë ditën shuaj e ndiz cigare pranë tryezës në qoshe të studios, me një kollë ftohjeje në gjoks. Rreth meje vjeshtë gri, ndërsa brenda meje pikëllim, trishtim mërmëriti. U ngrit dhe hapi njërën prej kanatave të bibliotekës së tij që zinte gjithë faqen e murit. E mori një album të madh me fotografi dhe sapo e hapi, brenda tij shpuzoi zjarri i shkimbur.  

... Ku je Valon, të kemi kërkuar gjatë? Sikur i buqitën në veshë fjalët e Ngujen. Që e bënë të humbte në kujtime të së shkuarës.

Po sonte është ditëlindja e Ta Huang dhe ju jeni i ftuari i saj i veçantë. Ajo po pret ardhjen tuaj për të nisur festën e ditëlindjes së saj.

 E vështroi foton e tij si Mbret, përkrah Ta Huang dhe u drodh. Ajo e kishte zgjedhur Valonin midis gjithë studentave dhe stafit pedagogjik të ishte mbret në atë mbrëmje të veçantë dhe të rëndësishme për Ta Huang.  

E hodhi vështrimin anash në studion e tij por në përfytyrim pati tavolinat në atë kurs ku ishin njëqind e shtatëdhjetë e tetë studentë të ardhur nga gjithë bota, që gjithësesi kishin krijuar grupe të ndryshme shoqërore e identifikoheshin në tavolina të ndryshme. Kështu sllavëfolësit kishin tavolinën e tyre, po ashtu spanjishtfolësit, tej tyre gjendeshin gjermanishtfolësit. Po ata që dominonin ishin arabishtfolësit që kishin jo vetëm tavolinën më të madhe por dhe zotëronin në çdo mbrëmje.

Tavolina e tyre ishte tavolina më e vogël, e te kjo tavolinë gjendeshin pikërisht ato kombe që nuk flisnin një gjuhë të madhe, si Laosi, Kamboxhia, Vietnami, etj., edhe vendi i Valonit. Të gjithë flisnin anglisht pse dhe studimet bëheshin në këtë gjuhë.

Midis Valonit e Ta Huang kishte ndodhur diçka që në ditën e parë të takimit kur ai ishte shtangur nga bukuria e saj. Por atë mbrmje që nuk ishte si gjithë të tjerat po një ceremoni e pazakontë e gjithçka ishte ndryshe prej mbrëmjeve të zakonshme, kur pas urimeve niste kënga Domestika.  Kjo ishte një nga krymbrëmjet e festat e organizuara atje për mënyrën e organizimit dhe për gjithçka tjetër, e për Valonin një natë e paharruar për gjithë jetën.

Ne vërtet jemi tavolina më e vogël i kishte thënë ajo atë natë Valonit, ndërsa shikimet e tyre kafshohen, po jemi tavolina më simpatike e do të jemi më të mirët.

Nesër do të visheni të gjithë bukur, apo jo Valon. Është festa e ditëlindjes sime. Mos të mungojë asnjëri nga tavolina jonë, iu bë se i foli ajo në sallën e ngrënies së Guomen Hotelit. 

E shfletoj albumin  dhe pa fotot e tjera të asaj mbremjeje. Ja dhe drejtorit Adam.

- ”Sonte është festa e ditëlindjes së mbretëreshës sonë Ta Huang, - kishte thyer heshtjen e rënë pas pushimit të muzikës që nuk ishte si zakonisht po një muzikë e ëmbël dhe e lehtë kishte shoqëruar trupin diplomatik të Vietnamit, i cili po zinte vend  shoqja e saj, kështu që ne do ta organizojmë këtë mbrëmje urimi sipas dëshirës dhe zakoneve të vendit të saj”.

Ajo, duke qënë një mbretëreshë, do të zgjedhë njërin prej djemve që do të jetë partneri i saj sonte, dhe do ta shoqërojë atë gjatë gjithë mbrëmjes e do të jetë mbreti shoqërues për të në këtë natë.

Të gjithë do të kishin dashur të ishin të zgjedhurit e saj. Edhe Valoni nuk kishte mundur t’i bënte ballë tundimit për të, biles vetëm dy ditë më parë i kishte thënë se ishte e bukur si një zanë e Lëndinës së Hyjënive. Ajo i kishte buzëqeshur ëmbël dhe e kishte falënderuar. Ai kishte vështruar gjatë çdo lëvizje të saj dhe kishte frikë mos edhe pluhuri dhe rrezet e diellit mund t’ia prishnin bukurinë e pazakontë. Ta Huang, me një veshje mbretërore, ku zotëronte e kuqja, u fut në sallë dhe i përshëndeti në një mënyrë të veçantë të gjithë të pranishmit. Pastaj hodhi një vështrim përreth, ku të gjithë djemtë krekoseshin, që të arrinin të tërhiqnin vëmendjen e saj, si në një ndeshje gladiatorësh.

Ajo u ndal një moment në mes të sallës dhe  u drejtua drejt drejtorit Adam prapa të cilit ishte Valoni. E për një moment  të gjithë kishin mendur se Adam do të ishte Princi i asaj mbrëmjeje. Vetë Adam ishte krekosur si të donte të thoshte se unë jam zot këtu dhe kishte bërë një hap para, por ajo ishte ndalur dhe kishte thirrur emrin e Valonit.  Ai ishte hutuar dhe nuk po kuptonte, nëse vërtet ishte ai apo dikush tjetër.

- Je me fat, - i mërmëritit drejtori Adam me nervozizmin që dukej haptazi.

- Ju do të jeni i zgjedhuri im i kësaj mbrëmjeje, - foli ajo dhe zgjati dorën drejt tij.

Kur ai u shkëput prej tavolinave të dilte në tapet, salla kishte shpërthyer në duartrokitje.

Drejt tij erdhi Ngujen, shoqja e saj, dhe e shoqëroi deri te dera, ku dy vajza të tjera e morën dhe e dërguan Valonin në dhomën ku ai, pasi hoqi rrobat e tij, veshi veshjen mbretërore të vendit të saj. Pas pak, dorpërdore si kroi me borën e vetmuar të bjeshkëve, ishin kthyer për në sallë të dy bashkë: ai veshur si princ e ajo si mbretëreshë. Krenaria dhe lumturia e Valonit dukej haptazi, ndërsa në krahëror ndjente zemrën t’i rrihte fort, fort. Hyri në sallë, ku sërish shpërthyen duartrokitje, dhe u ulën pranë e pranë, atje, në njërën nga tavolinat qëndrore.

-Tani, foli sërish Ngujen, -në këtë mbrmje gjithçka i përket mretëreshës sonë, Ta Huang, e pranë saj është si mbret i zgjedhuri nga ajo, ai që do ta shoqërojë, në çdo moment në këtë mbëmje të veçantë.

E si fillim, e për tua lënë më pastaj gjithçka në dorë atyre, tani e kanë radhën himnet kombëtare. 

Nisi himni kombëtar i vendit të Valonit. E ai u ngrit në këmbë si dhe gjithë salla. Pastaj himni i Vietnamit.

E hodhi vështrimin përballë ku gjendej drejtori Adam. I tejdukshëm dhe ziliqar shikimi i tij.

Pastaj e ndali vështrimin në veshjen e tij, ku ari i pastër dhe mëndafshi ndërthureshin përkryer për një princ.

Vetë ai, atë vit që kishte filluar universitetin, ishte zgjedhur për të qenë princ i bukurisë në Lëndinën e Hyjënive. Por zgjedhja e asaj nate për të kishte qënë shumë më tepër.

Valoni bëri me shenj drejt cepit të sallës ku gjendej fonia dhe filluan të dëgjohen notat e para të një valsi të Shtrausit.  Ai e ftoj atë që, të dy së bashku, të hapnin atë mbrëmje që organizohej për nderin e saj. E gjithë salla kishte ndjekur në këmbë vallëzimin e tyre ku ai kishte qenë i lumtur sa nuk thuhet. Ishte në cepin e përtejmë të botës, pranë ndoshta më të të bukurës zanë që ka bota. Vendi i saj i rrethuar në tri anë me ujë, e ajo si një sirenë deti, që dikush e thirriste mbretëresha e oqeanit, dikush e bukura e dheut, e në vendin e tij- zana e Lëndinës së Hyjënive, por që për të ishte vetëm një dhe pse ajo tani ishte ngjitur me të dhe dorë për dorë, ai druhej mos i ikte dhe mos e linte të vetëm.

Sapo ishte ulur e kishte falënderuar që ajo e kishte zgjedhur për të qënë shoqëruesi i saj në një ditë si kjo, shumë e rëndësishme për të. Pastaj i kishite recituar vargjet e njërës prej këngëve të vendit të tij:

“Nuk kam pak me të pa me sy,

Jo me ra me u çue me ty...”

Shpesh harronte se ku ishte; dhe se ai ishte zgjedhur për të qënë princ vetëm atë mbrëmje, ndërsa pas saj do të ishte si gjithë të tjerët, një person që kishte ardhur të studionte në një vend të huaj. Në fakt, edhe ajo ishte një e huaj e ardhur nga një vend tjetër i largët.  Ky rast fatlumë sikur  e kishte  sjellë vetëm për të.

Lëndina e Hyjënive ishte cilësuar si njëra ndër më të bukurat e botës dhe raca njerëzore që jetonte aty, jo vetëm si racë princërore, por dhe një racë e zgjedhur njerëzore. Për një moment ai  mendoi se duhet të mos e kenë njohur racën e saj, kur janë shprehur ashtu për Lëndinën e Hyjënive.

- Shumë të bukura vargjet e këngës suaj,-i kishte thënë ajo, dhe i kishte kërkuar  që ai t’ia thoshte edhe një herë në gjuhën e tij, pastaj në gjuhën e të gjithëve.

Ai, i lumtur sa s’thuhet, ia kishte kënduar me gjysëm zëri, edhe pse ishte gati ta këndonte me sa zë kishte, mjafton që asaj t’i pëlqenin në gjuhën e tij, pastaj i kishte transkriptuar në anglisht , gjuhën e të gjithëve.

Kur kishte ardhur fundi i mbrëmjes, ai ishte ndjerë si i vetmuar. Kishte dashur që ajo mbrëmje të mos mbaronte kurrë, të ishte pafund e gjatë. Atje në dhomën e zhveshjes ai kishte hequr kostumin princëror dhe vetja i ishte dukur si një qënie pa vlerë, gjithsesi kishte mundur ta mbante veten.

Ajo e kishte falënderuar, ndërsa ai nuk dinte ç’të bënte, veçse duke i dhënë dorën kishte mundur ta puthte lehtë dorën e saj. Pastaj kishte vrapuar në dhomën e tij, ku ndjehej i vetëm si një zog bjeshkësh.

Të nesërmen ai nuk kishte vajtur fare në mësim e në darkë nuk kishte zbritur fare në sallën e mbrëmjeve festive. Por dhe ajo kishte pasur angazhime në ambasadën e vendit të saj dhe kishte munguar, e kjo mungesë edhe pse nuk kishte ndonjë lidhje, kishte rënë në sy të të gjithve e sidomos të drejtorit Adam.

Ishte mesnatë, kur ai ishte kthyer në dhomë dhe futur në dush. Pastaj kishte dalë prej andej dhe ishte plandosur në krevat ashtu gjysëm i zhveshur, kur kishte rënë zilja e derës. Ishte ngritur dhe kishte hapur derën, por ishte shtangur, kur në derë kishte parë Ta Huang, e cila pa thënë asnjë fjalë kishte hyrë në dhomën e tij.

Erdha të të sjell fotografitë që kemi bërë mbrëmë.

Ai, i turpëruar prej lakuriqësisë së tij, kishte kërkuar falje, por ajo nuk kishte folur, veçse kishte rrotulluar çelësin në derë. Pastaj ishte hedhur në krahët e tij.

Eh, ofshani thellë, sa larg jemi e tani këtu tek unë derdhet nëpër muzg mungesa jote.  Ndërsa mua më kujtohet ajo puthje e fundit e lënë përgjysëm nën flokënajën e shelgjeve ku të prisja gjithnjë ty, ajo puthje që unë e maj fort brenda vetes si një ikonë. Aty në barin e njomë, të ajo hije mes lulesh të shelgut lotues, që për mua ishte si një mriz zanash ku cokërruanm buzët si gotat. Dy buzë të njoma që shpojnë epsh flake e tinëzisht në tërthoren e shikimit shihja gjinjtë e tu si perla nën fustanin tënd ngjyre vishnje. Brenda meje ndezej ajo ndjenjë shpuzë, ai tërbim i ëmbël. Puthjet tuaja të papritura që shpërthnin si rrufe. Nga ato puthje mendimet më bëheshin si zjarr. Ti erdhe në dhomën time atë natë pasi me kishe zgjedhur për të qenë mbret në mbremjen e ditëlindjes tënde dhe hyre tek unë si hy një çast një dallëndyshë midis dimrit dhe pranverës dhe ndeze atë ndjenjë prush. Një mesnatë që drithëroi e tërbuar prej epshit. Trupat plot musht. Brenda meje shpuzonte zjarri i shkimbur. Isha në moshën kur doja të zija me dorë rrufetë nder qiej. Kur dashroja me fuqinë e rrufeve. Në atë natë gjuetirash, shqetësismesh, dridhjesh shpirti. Në atë natë trimrie ti erdhe nëpër udhën e hënës. E pas asaj nate vështrimin hidhja mbi hyrjen e shkollës. Ikja unë e vije ti e dashur, ikje ti e vija unë Përrallat ishin bërë të vërteta pak nga pak.

 Por tash në mendimet e mija të kërkoj në klasë mes shokëve në oborr, por ti mungon. Lotë më rrëzohen si vesë e natës i mbëshjellë jamë me rrjetën e zezë të dhembjes. Fundvjesha këtë ditë ëshë khyer në mall. Ti deshe të lije diçka në ikje, një grimë malli, inati, një lot të trishtë. Por tash derdhet nëpër këtë muzg mungesa jote. Brenda meje pikëllueshëm sikur je e ngatërruar mes lotësh, ndërsa unë pyes: Po ti në ç'lot je fshehur? Apo tek puthja jote e lënë përgjysëm, tek lotët që rrëshqasin dhe pellgje me dhimbje shenojnë në fytyrën tim. U fike në lotin e mallit. Dhembjen për ty ja besova fjalës së pathënë. Kudo që vete ty të mbart si një plagosje. Ike kur ishe koha të duhemi. Tashmë të kërkoj nëpër ëndrra. Rend arave kur është koha e luleshrydheve po s’mbledh asnjë. Të kërkoj ty por ti nuk je e unë s’di ku të të kërkoj. Në rrënjët e zemrës sime të prishur apo në kujtesën e shkalafitur. Ajri sa vjen e merr ngjyrën e mërzisë. Endem kudo, përvidhem dhe rend drejt hijes së shelgut lotues, ku bëhesha gojtar sikur dëgjoj gulqimën tënde.  Tash aty ëndërroj gojëmekur e ku çdo gjë është e trishtë. Atë shelg tash e mbyt vetmia. Ndonjëherë më duket sikur shkoj të përgjoj çife kur puthen, dhe pse në fakt s’shkoj kurrë më atje sepse është aq larg. Puthja jonë mungon. Dhe kthehem me mendimin tim krahthyer. E gjithnjë më kujtohehen ato fjalë që, duke qeshur, të kisha thënë pas asaj nate: “ ma fal mëkatin e dëshirave të marra”. Në fakt zogu i pendesës kishte marrë arratinë e atë natë kisha jetuar njëqind fish. Dorë për dore si kroi me borën e vemuar të bjeshkëve ecnim nën dritën e hënës drejt shelgut lotues ku ishte srofka inime mes nesh, buzë liqenit King Ming . 

 Bashkë, në varkën e perendoreshës kineze, shëtisnim unë dhe ti. Ta Huang, në liqenin King Ming e qeshnim kur shihnim vashat që fshiheshin ndër xunktha buzë liqenit.  Dëgjohej zëri yt i kulluar. 

Mjerë ai që s’i ka thën dikuj të tilla fjalë, fjalë që thuhen rrallë në jetë, e që unë ti kisha thënë ty në “Guomen Hotel”. E lum ai që ka jetuar  qofte edhe një moment si atë që jetuam bashkë.

 Ulem të fle. Në ëndërr më shfaqesh tek zhvishesh nënë dritën e hënës.  Fjalët e tua kacavirren nëpër të gjitha mendimet e mija e nuk ikin. Lenë shijen e tyre nëpër mua e bëhen si shija jote e ngulur fort brenda meje. Ky percepim yti ma ka lënë shpirin vram. Ndonjëherë më merr trishtimi me vete e më gërryen deri në eshtër.  Atëherë gjumi bën tortura me mua. Më klithin fjalët e më vajtojnë mendimet. Mërzitur gjumi me ëndrrën.  Nata ëshë një shtrat prej klihmash në trishim deri në pagjumsi.

Mendimet shkundin re të zeza dhe zgjojnë heshjen time të plandosur. Atëhere me gërryen vemtia e s’di çfarë të bëj me dhimbjen time ndër duar. Mungon ai shikim Ylberi. Përpëlitem me imazhin tënd nëpër kokë. Të pres me ankthin e shratit të ftohë, po më kot. Peng i pagjumsisë mbetem e të mbjell midis lotësh. Tash ti je brenda meje një ëndërr trishuese.

 Ndoshta tash në sytë e tu pi dritë një yll diku lart në kupën e qiellit. Hëna ndoshta pyet përse erdhe fare pa të pritur. Kujton atë natë kur mbështete gjinjtë në gjoksin tim. Ajo sikur e dinte dëshirën e pabindur që më strukej në gjoks pse ishte e vetmja dëshmitare në ato netë ku grindeshin përkëdheljet e ku loja ndizej,  e ku kacafyteshin përkëdheljet në lojën e paparashikuar të seksit. Atë natë kur ngurrimin kisha shkundur.

   Ti ishe një yll nga qielli i largët. Por kur mendoj se sa larg jemi, natën e mas me vetminë e fjetur. Ëndrrarnuar fle dhe zgjohem në ktherat e tua. Sa do të doja të pushoja sërish mbi të bardhin gji. Gjumi një herë të më zërë mes gjinjëve të tu si perla. Ti kishe pikuar e panjohur aty në “Guomen Hotel” e Unë ditën e parë kur u këmbyem në rrugë u tranda nga bukuria jote mahnitëse. Fjalët e humbën fuqinë  magjike. Por shpejt ti depërtove thellë në zemrën time e mbolle ngrohësi.

Erdhi dita dhe u ndamë. Asgjë s’kam për të të  thënë sonte mërmërite ti. Ëndrrat më rënë si gjethet e pikëlluara të vjeshtës. Ti ike pa folur një fjalë nga ajo derë që nuk bëzanë. Edhe tash sikur dridhem si flakë kandili me vaj. Zemra jote me mijëra ndjesi që fiken tek unë. E gjithnjë mendoja se ishte i pashmangshëm kthimi im tek ti. Të përcolla me një pikëllim të fshehur. Eh, edhe pse loti i parë dhe i fundi janë binjakë. 

Avionët merrnin rrugët drejt qiellit. E ti në sytë e tu qiellin kishe fshehur. Edhe tash e ndjej aromën e trupit tënd plot afsh .

Bije shi e unë eci i vetëm me mendimin tek ti. Sonte do t’i cokërrojmë yjet e terrin do ta masim nën qerpikun e mbyllur. sikur më fole në vesh. Më ngjan kjo mërmëritje shiu me dënesën e mikes sime aq të druajur diku larg.  Isha në një ëndërr. Çfarë viti e çfar nate s’ska rëndësi. Ajo as tani s’ëshë harruar. Së herë e kujtoj atë puthje e ato momente, ajo natë e pagjimësisë mendimet më bëhen të zjarta. Brenda një dite u jetuakan shumë ditë. Brenda një jete u jetuakan shumë jetë, mërmëriti dhe mbylli albumin që mbante në dorë me fotot e një kohe të shkuar, diku larg, në një natë mbret në një vend të largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat