Disiplinë ushtarake

Kultura

Disiplinë ushtarake

Nga: Fatmir Lohja Më: 22 janar 2020 Në ora: 08:01
Fatmir Lohja

Një ditë të bukur pranvere, me Gimin, dolëm shetitje nga kodrat e liqenit. Me hap pensionistësh po sodisnim natyrën. Lulet e vogla të pyllit sapo çelnin, ndërsa manushaqet jepnin shenja vyshkje. Nga larg na tërhoqi vemëndjen miku ynë i vjetër, Dani. Me hap ushtarak po vinte drejt nesh. Megjithëse prej shumë vitesh ka dalë në pension të parakohshëm ushtarak, ende në jetën e vet e ruan disiplinën e garnizonit.

Ju po u kërkoja,- na tregoi pas përshendetjes. - Kam marrë pensionin. Do të pimë kafetë me bisht!- na urdhëroi ushtarakisht.

E kemi mik të vjetër. Meqë ia njohim huqet bukurmirë, nuk ia prishëm Danes, se është burrë zotëri. Në lokalin më të afërt, buzë liqenit,zumë vend,atje ku tabela e lejon pirjen e duhanit. Ndoshta nga që u lodhëm në ecjen e gjatë,a nga dielli i ngrohtë pranveror, a nga ajri i pastërt buzë liqenit, të tre e pimë rakinë, me gjysmën e kafesë. Meqë na teproi kafeja,e urdhërova kamarierin të na sillte edhe tre teke raki. Për t’i qetësuar,u angazhova solemnisht përpara miqve, se këtë porosi do ta paguaj unë.

Nuk ka asnjë mundësi! Sot do të paguaj vetëm unë!-urdhëroi Dani.

Nuk jemi në repart ushtarak,- ia kujtoi doktor Gimi.

Disiplina ushtarake është e domosdoshme edhe në shtëpi , edhe në shoqëri!- i vuri vulën me të vetën Dani.

Tekja e dytë na e solli gjakun në vend. Si pensionistë kohë kishim mjaft. Dielli ,dhe liqeni na e bënin me sy, të rrinim sa më gjatë në natyrë.

O Dane! Ke mbi njëzet vite që ke dalë në pension, dhe ende nuk u përshtate me jetën civile, -e qesëndisi doktori.

Vetë e ke pranuar, kush e di se sa herë,që jeta civile është më e shpenguar se jeta ushtarake,-i mbajta ison e doktorit, se e dija që do të ndizja motorrat e Danes, në mbrotje të ushtrisë.

E nisi ,si çdo ditë kur merr pensionin. Shkatërrimin e ushtrisë pas viteve nëntëdhjetë e cilëson krim kombëtar. Atë që dha urdhër t’i lironte repartin ushtarak , për ta plaçkitur horrat, e cilëson tradhëtarin më të madh të kombit.” Mos më jep urdhëra me telefon!Eja këtu se do ta mësosh se kush jam unë!”- ka reaguar pas urdhërit kriminal, në mbrotje të detyrës së tij. Një reagim i drejtë për ne miqtë e tij. Në pesëmbëdhjetë vite pune të përkushtuar, repartin ushtarak e pati bërë bahçe me lule.Për oficerët, dhe ushtarët,ishte si vëllai i madh I tyre.Pas tre orëve i erdhi shkarkimi me shkrim. Pas dy orëve të zëvëndësimit të tij, reparti u plaçkit ,u dogj,në mbrotje të drejtave të njeriut!?

O Dane! Shumë anektoda tregoheshin për ju oficerët në ato kohë,- e thumboi doktori, pasi Dania e shkarkoi tërë municionin .

Mos u ngatërro! Anektoda ka pasur shumë për policët, e jo për ne ushtarakët,- ia ktheu Dani buzagaz.

Edhe për ju ushtarakët nuk ka pasur pak,-i ndërhyj.

Si për të gjitha profesionet. Ka pak anektoda për ju ekonomistët? Më e madhja është: ”Nëse do ta shkatërrosh imperializmin Amerikan, dërgo tre ekonomistë shqiptar, se është punë krejtësisht e kryer.”- ma leshoi silurën me zë të lartë.

E kam dëgjuar. Besoj se edhe ti e ke degjuar përkufizimin: “ Ushtaraku është një kompleks rripash, kur rripi më i trashë është vet.”

E kam dëgjuar. Besoj se edhe ti e ke dëgjuar thenien: “ Në fakultetin ekonomik ka njëqind studentë, me njëqind këmbë.”

Këte nuk e ke dëgjuar.- i kundërpërgjigjem.- Një ditë, pasagjeri hipi në autobuzin urban,me bidon benzinë në dorë.Nuk ia kishte mbyllur mirë kapakun.Një shkendije elektrike e ndezi benzinën. Shoferi e ndali ne vend, dhe njëkohësisht i hapi dyert e autobuzit.Gjindja më shpejtësi doli jashtë në panik. Brënda qendronte vetëm një oficer. Për të zbatuar disiplinën ushtarake, për kundragaz vendosi shaminë e xhepit në hundë. Kur hipi shoferi për ta ndihmuar të dilte jashtë,e gjen ushtarakun duke u përpjekur të thyente xhamin e emergjencës.” Mos e thyej xhamin, se më pas do ta paguash sa frëngu pulën! Dil me shpejtësi si të tjerët ,sa nuk është vonë!”- dhe ushtaraku,me shoferin dolën jashtë,në kundërshtim me displinën ushtarake,pa i ndodhur asgjëkafshë.

Këtë e ke sajuar vetë. Pse nuk ma ke treguar më përpara?- m’u kundërpërgjigj Dani i habitur

Dje ,te rralla e pensionit, e kam dëgjuar për herë të parë,- i përgjigjem pyetjes së tij, me zë të ulët.

Sot me zi prisnje të ma tregoje ?

E bukur?

Eshtë pak e rënde për ne ushtarakët. Edhe ne njerëz jemi. Mund të biem në panik, ndonëse me rregullore nuk na lejohet të çoroditeme,- dhe Dania e braktisi seriozitetin.- Kastraveci i NATO-s na e paska nxjerrë bojën te qytetarët, - dhe qeshte me zë të lartë sëbashku me ne

Ngadalë! Ngadalë! Kështu e nisni ju. Më pas merrni flakë, si bidoni i benzinës . Mos na e prishni këtë ndenjë të bukur!- nderhyri Gimi,për ta ndaluar turrin tonë.- O Dane! Ende nuk e kuptoj, pse në mencë duhej të hynim me hap rreshtor?

Ushtria ka disiplinë.

Pse oficerët,kur vinin në spital,nuk qendronin në rrallë sipas disiplinës ushtarake?

Kanë qënë të sëmurë.Ushtarakët nuk janë si civilët,që turrem te mjeku për një grip.

Të semurë,por me uniformë ushtarake të veshur.Ka diçka që nuk shkon?- e tirrte doktori.

Ushtarakët kanë detyrën kryesore të edukojnë disiplinën te civilët, -u futa ndërmjet si pykë.

Drejtë e ka ekonomisti. Pa disipline nuk ka fitore ushtarake,-për çudinë time, ma mbajti ison Dania.

Edhe në shendetësi afërsisht i njëjti slogan është.”Pa displinë shkenore nuk ka arritje në sherimin e pacientëve.”

Edhe në ekonomi , displina kërkohet në tëra hallkat e prodhimit.

Ushtria kërkon forcë fizike për të kryer detyrat e saja. Edhe sportistët po nuk u stervitën rregullisht gjatë tërë vitit ,nuk arrijnë rezultate. Ju merziteshit, kur ne ju stërvitnim në ditë e zborit, sepse u prishnim rehatinë civile.- shpjegoi Dani teoritë e veta.

Ta zëmë se ke të drejtë,- u fut doktori.- Pak më përpara, ju pohuat, se edhe sportistëve u kërkohet stërvitje e vazhdueshme. Mos harro, se edhe ata, përgjithësisht janë civilë si ne. Si e mendoni ju ushtarakët, se me nëntë ditë zbor në vit,do të na forconit për tërë vitin?

Edhe të pishë droga të forta nëntë here në vit, nuk të mbajnë për tërë vitin. Kjo është arsyeja se edhe policija, edhe mjeksia nuk të afrojnë kurim, - u mundova ta sqaroj Danin.

Çdo punë kërkon forca fizike, pavarësisht se në çfarë mase janë në profesione të ndryshme. Për të ruajtur vendin e punës, indivdi bën stervitje fizike gjithëvjetore .Kur nuk i ka forcat, fizike, e konsideron vetën të semurë, prandaj shkojnë te mjekët menjëherë,- e mbylli doktori.

Keni shumë të drejtë doktor. Pohimi i juaj, vertëtohet , me siguri matematikore, nga eksperienca në tre dekadat e fundit , që shyqyr nuk bëjmë më zbore ushtarake. Si brezat e ri,si ne me të vjetrit, bëjmë stervitje ditore, për të mbajtur trupin në formë, pa ndihmën e ushtarakëve, - pse m’u mbush mendja, se thashë fjalë të zgjuara, nga gëzimi ,me kënaqësi ,i porosita edhe tre teke raki.

Shokët nuk e kundërshtuan porosinë time. Dani po mendohej thellë. Gimi zgërdhihej , ndërsa unë i ngrefosur, si kacagjel, se e shihja që rrefnja ime pati sukses.

Ju kërkoni, të më mbushni mendjen, se urdhërat ushtarakë nuk janë të drejtë?- na drejtohet Dani me sinqeritet.

Jo të gjitha urdhërat ushtarakë,- i rri gati.- Urdhërat tuaj ushtarak ,për të paguar tavolinë i pëlqej ne maksimum, prandaj i zbatoj me përkushtim , si një ushtarë rekrut.

Qënke i pa përmbajtshëm sot, ndonëse mbetesh kulim si gjithnji,- me thotë Dani në vesh,kur ma tërhoqi kokën,në shënjë respekti.

Atë ditë ndënja na shkoi me gjatë se zakonisht. Pranvera të thërret, të qendrosh sa më shumë në natyrë, me miqtë që të do zemra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat