Vdiq në moshën 77-vjeçare anëtari i grupit të komedianëve “Monty Python”

Kultura

Vdiq në moshën 77-vjeçare anëtari i grupit të komedianëve “Monty Python”

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:35
Terry Jones

Terry Jones, ylli i grupit të komedianëve të njohur britanik me emrin "Monty Python", ka vdekur në moshën 77-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar mediat britanike, duke e cituar agjentin e tij.

Jones ishte anëtar i grupit komik shumë të dashur dhe të njohur ndërkombëtarisht, si dhe njihet si regjisor i disa filmave të popullarizuar të “Monty Python”, përfshirë këtu projektin “Life of Brian”.

Vjetëve të fundit ai është përballur me probleme të shumta shëndetësore, përfshirë këtu sëmundjen e qelizave të trurit Demenca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat