Kam shkruar i pa ndaluar edhe kur isha i burgosur, i izoluar.

Kultura

Kam shkruar i pa ndaluar edhe kur isha i burgosur, i izoluar.

Nga: Sali Leka Më: 23 janar 2020 Në ora: 10:38
Sali Leka

Erdhi për së mbari Viti i Ri 2020.

Ka filluar me blerim e me lezet.

Uroj gëzuar o populli shqiptar me vullnet!

Jemi në demokraci, o sa mrekulli!

Të garantuar me qeverinë socialiste, moderniste, shembullore.

Me Edi Ramën edhe mbas vitit 2040.

Me vepra monumentale madhështore.

Edi Rama reformist modernist e i pëlqyer i nderuar.

Antianarshist, antizuzarist e antikaotist i përkushtuar.

E sa për mua, isha, jam e do të jem antimizorist I betuar.

Kam shkruar pa ndaluar duke demaskuar.

Anarshistët, zuzaristët e kaotistët e shtrembëruar.

Anarshizmi e kaotizmi janë burim i turbulluar.

Për të shkatërruar, prishur e shkretuar.

Mizoristët, spekullantët e sharlatanistët i kam demaskuar.

Edhe kur isha i burgosur, i përndjekur, i izoluar.

Në kohën e skëterrit të Enverit e të Ramiz beterrit.

Koha e muzgut kur lindën anarshistët dhe kaotistët e iinfektuar.

Edhe u rritën mizoristët, spekullantët e sharlatanistët e qelbëzuar.

Fatmirësisht, tani jemi në epokën e Edi ylberit.

Edi Rama antispekullant e antizuzarist i angazhuar.

Spekullantët, sharlatanistët e zuzaristët e qelbëzuar.

Duan ta rikthejnë kohën e skëterrit enverist-ramizist.

Edhe kohën e muzgut pseudodjathtist, anarshist, kaotist.

Por jo, jo! Nuk kanë për ta rikthyer kurrë jo!

Edi Rama i ka penguar e ka për ti ndaluar pa hezitim.

Bashkë me socialistët e demokratët e vërtetë me betim veratisin.

SHËNIM EKSKLUZIV

Ata që janë të mençur të ditur kurioz e kureshtarë.

Të më pyesin mua e unë u tregoj kush janë ata censorë mëkatarë .

Edhe kusarë, sharlatanë, megalomanë, zuzarë e shtrembalarë.

Që kanë vjedhur djersën edhe të shkrimtarëve të tjerë.

Duke mos i botuar tregimet e poezitë e tyre me dobi e vlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat