Në të gjitha anët e atdheut tonë
dita krejt nuk ka zbardhur ,
jo, jo, nuk ka zbardhur !?
Fyellashti dridhet nëpër kohë,
në degët e lisit të moçem pranë kullës
e një zë më thërret prej jugut
Boletin ku je?
Ku je !?
Malli për ty më ka marrë
ta shoh mbi vetull
qeleshen e bardhë
e koburen n’ brez
moti o Isë,
o vëlla të pres,
Unë roje në jug,
ti në veri,
në mëmëdheun tonë -
Shqipëri.