Maxim Vengerov do të dirigjojë Filharmoninë e Kosovës

Kultura

Maxim Vengerov do të dirigjojë Filharmoninë e Kosovës

Më: 25 janar 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e parë në serinë e koncerteve në shënim të 20-vjetorit të themelimit.

Në koncertin e 2 shkurtit, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do drejtohet nga violinisti më i shquar i kohës dhe një nga dirigjentët më të dalluar që ka njohur historia e muzikës në botë, mjeshtri Maxim Vengerov.

Ai rikthehet në Prishtinë pothuajse pas 20 vjetësh, por këtë herë, për të dirigjuar orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

“Pas luftës e vizitoi vendin si ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it, duke performuar për fëmijët e Kosovës. Në program do interpretohet “Simfonia e 7-të” dhe “Koncerti për violinë, violonçel dhe piano” nga Beethoveni me solistët e dalluar Özcan Ulucan në violinë, László Fenyő në violonçel dhe Birsen Ulucan në piano. Koncerti njëherësh do shënojë 250-vjetorin e lindjes së mjeshtrit klasik, Beethoven. Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisës. Biletat (gratis) për koncertin mund të tërhiqen nga dita e mërkurë nga ora 10:00 - 16:00 (29.01.2020) në objektin e Filharmonisë së Kosovës”, njofton Filharmonia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat