Shkrimtari që me veprat e tij po mundohet të lartësojë vlera dhe të ndërtojë ura mirëkuptimi në shoqëri

Kultura

Shkrimtari që me veprat e tij po mundohet të lartësojë vlera dhe të ndërtojë ura mirëkuptimi në shoqëri

Nga: Fejzë Demiri Më: 25 janar 2020 Në ora: 19:28
Fejzë Demiri

Në një kohë kur teknologjia po pushton çdo sekondë të të rinve tanë, tek Fejzë Demiri zë vend poezia dhe shkrimet në përgjithësi.

Djaloshi 23 vjeçar, tanimë ka një bagazh krijues prej tetë vitesh duke ofruar gjithnjë e më shumë vepra me cilësi dhe sasi të avancuara.

Krijuesi Demiri, përveç poezisë e ka sprovuar veten edhe në gjini të tjera letrare, ku me shkrimet e tij të suksesshme po bën emër në vend dhe në disa shtete të botës.

Me shembullin e tij prej letrari të vyer, Fejzë Demiri, na bën të kuptojmë se falë vullnetit dhe përkushtimit shumë gjëra në jetë mund të arrihen.

Tek autori i ri, i cili po ecën me hapa të matur dhe të sigurt, gjejmë një numër të konsideruar poezish, që në vetvete ngërthejnë temën e dashurisë, ashtu siç e dëshirojnë dhe e përjetojnë të rinjtë, moshatarë të shkrimtarit i cili me mjaft përkushtim i është qasur artit të bukur të fjalës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat