Liri është të duash një grua

Kultura

Liri është të duash një grua

Nga: Atdhe Geci Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:59
Atdhe Geci

Rreth 15 mijë vjet dritë e hënë është
qielli i Roganës, dhe 15 mijë vjet jetë
i ka gjuha shqipe, dhe 15 mijë vjet
jetë vesa e njomë e biologjia e luleve...

Thellë në thëllimë të shpirtit të njeriut
mëkatet e fshehta fshihen të fshehen
por zanore të forta të të dashuruarve
muret e përgjakura ngrihen t ́i thyejnë.

Të lashtë e modern u kam në zemër,
të lashtë e modernë jeni dashuria ime;
o ti atje, eja tek unë të më përqafosh!
të them të dua, mos është pakëz vonë?

Dardan, të nxehtë e kam kraharorin,
i dua shumë ata që dinë të dashurojnë,
e puthura tek unë ka shumë kuptim
një përqafim mua ma mbushë zemrën

Mëmë poetike e më të dashurve tuaj,
zojë e Roganës, duaje bandillin tënd;
liri është të duash një grua, por, liri
është dhe gruaja të ketë një të dashur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat