Libri “Shtatë fletore” i Havzi Nelës - Çmimi i parë kombëtar i poezisë

Kultura

Libri “Shtatë fletore” i Havzi Nelës - Çmimi i parë kombëtar i poezisë

Nga: Rexhep Shahu Më: 26 janar 2020 Në ora: 17:08
Rexhep Shahu

Çmimin e parë kombëtar për vëllimin më të mirë poetik për vitin 2018 e fitoi libri Shtatë Fletore, vepra e plotë poetike me 5548 vargje e poetit martir Havzi Nela, botuar nga Klubi i Poezisë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, si botues e përgatitës për botim i këtij libri të munguar tri dekada, mbajta këtë fjalë rasti: Havzi Nela po na sheh atje ku është. Besoj edhe ai po na falenderon të gjithëve. Faleminderit juria! Faleminderit zonja Ministre! Faleminderit Ministria e Kulturës! Faleminderit shkrimtarëve shqiptarë të cilët e sollën Havzi Nelën këtu.

Ai ka qenë, është në piedestal, por shkrimtarët shqiptarë, në 30 vjetorin e vdekjes, varjes së Havzi Nelës, viti i kaluar (2018) ishte 30 vjetori i varjes, shkrimtarët shqiptare e kanë nderuar Havzi Nelën si asnjë shkrimtar tjetër deri sot. Kanë shkruar ekskluzivisht për Havziun vitin e kaluar 64 shkrimtare. Kanë ardhë dy herë në Kukës për inagurimin e bustit të Havzi Nelës dhe të shtëpisë së Havzi Nelës 42 shkrimtarë. Këto janë ngjarje. Ne botuam librin vepra e plotë, Shtatë Fletore. Do doja t’ia drejtoja kameres vëllim Shtatë Fletore me 500 faqe.

Faleminderit Flamur Hoxhës, i cili ka sponsorizuar katër libra rreth Havzi Nelës. Faleminderit Bashkim Shehut, kryetar i bashkisë Kukës që ka i vu bustin dhe i ka ndërtuar shtëpinë. Faleminderit të gjithëve ju. Zonja ministre! Në biografinë tënde politike, ke për ta mbajtë mend, kur ke qenë ti ministre është nderuar një poet i varur, i vetmi poet i varur. Faleminderit të gjithëve. Rexhep Shahu, botues i Havzi Nelës, Shtëpia Botuese e Promovuese Klubi i Poezisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat