Ta njohim autorin Zymer Mehani

Kultura

Ta njohim autorin Zymer Mehani

Nga: Luçia Marku Më: 26 janar 2020 Në ora: 18:07
Kopertinat e librave

Zymer Mehani është poet, publicist dhe kritik letrar, i cili deri më tani ka botuar dhjetëra libra.

Disa nga librat e tij janë:

1.”Dëlirësi buzëqeshjesh”,(poezi), 2010;

2.”Shkollat dhe arsimi në Halabak, në Tërrnavë dhe në Bellopojë (1900-2010)”,(monografi), 2010;

3.”Jeho, këngë shqiptare”(poezi),2011;

4.” Gjithçka ke, atdhe!” (poezi),2012;

5. “Lulëkuqet” (Poezi), 2012;

6. “Arbora, për ty!” (Poezi), 2013;

7.”Arbora, qe dora!” (poezi), 2014;

8.”Shtrëngoj dorën tënde” (poezi), 2015;

9.”Studime dhe analiza”, 2015;

10. “Yje të qiellit tim” (poezi), 2017,

11.“Sandokani rron” (poezi), 2017,

12.“Pranverojnë lulëkuqet tona” (poezi), 2017,

13, Është bashkautor me poetin Fadil H Curri në vëllimin poetik “Gjuha e truallit tonë”, (poezi), 2017.

Po ashtu është bashkautor me poetin Sahit Shala në dy libra:

14.“Dy pena me mendime të arta” dhe

15.“Dy pena-shumë mendime” (me thënie të krijuara vetë), 2017.

16. Ka botuar vëllimin poetik “Veç një atdhe”, bashkautor me poeten Lumturije S. Drenica.

17.”Diellza diellon”(Poezi për fëmijë), 2018.

18. “Flas me Sandokanin”, Prishtinë, 2018;

19. “Të gjithë duam të shkojmë atje” (dedikim Familjes Jashari), Prishtinë, 2019,

20. “Jeton Gona n’zemrat tona” (poemë për dëshmoren antigona Fazliu), Prishtinë, 2019;

21. “Kundrime (kritikë letrare) në tre vëllime, Prishtinë, 2019;

22. “Shkrime publicistike”, Prishtinë, 2019.

Është përfshirë me poezi në dhjetëra libra poetikë (grup autorësh). Po ashtu është recensent, redaktor dhe lektor i shumë librave të ndryshëm artistikë dhe shkencorë.

Boton shkrime gjuhësore dhe letrare në portalet “Fjala e lirë” të Shkodrës, “TV Kanuni” të Korçës, “Zemra Shqiptare”, “Bashkimi i Shqipërisë”, “Shqipëria jonë” , “Dritarja online”etj.

Është bashkëpunëtor i gazetave “Bota Sot”, “Bota Press” dhe “Epoka e Re” të Prishtinës etj.

Jeton në Podujevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat