Syri yt

Kultura

Syri yt

Nga: Dibran Demaku Më: 26 janar 2020 Në ora: 20:09
Dibran Demaku

Syri yt i ndezur si nje drite fanari
ndjenjen e ngre peshe endrres i jep udhe
lulet e pranveres i cel ne mes janari
shpirtin dhe zemren e nis ne flurudhe

dhe kur buzes tende rrjedh buzeqeshje
si rreze diellore ne agim mengjesi
embelsise shpirterore i dhuron reshje
nektar lulesh thith kush te ze tek mesi...

Dashuria

një ndjenjë shpirti nuk zgjatë sa një epokë
unazës së praruar gishtit të një dore
zbrit nga lartësitë qëndro në tokë
dashuria është ndjenjë e ëmbël njerëzore...

Veç për syrin tënd

veç për syrin tënd
veç për tënden paqe
loti të zërë vend
të mos rrjedh në faqe...

Edhe sa

edhe sa ditë do të lind dielli edhe sa
edhe sa net do të errësohet qielli edhe sa
edhe sa ditë do të gëzohet zemra edhe sa
edhe sa ditë dashuria do këtë dy emra edhe sa...

Përse

përse nuk të erdha kur më erdhe
përse nuk më erdhe kur të erdha
vjeshtë e jetës troket në derë
me ëndrra të plakura e gjethe të verdha

vjeshtë e jetës troket në derë
me ëndrra të plakura e gjethe të verdha
përse nuk të erdha kur më erdhe
përse nuk më erdhe kur të erdha...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat