Botimet e reja që ndriçojnë të kaluarën tragjike të shqiptarëve në Medvegjë dhe më larg ...

Kultura

Botimet e reja që ndriçojnë të kaluarën tragjike të shqiptarëve në Medvegjë dhe më larg ...

Nga: Hasan Hasaramaj Më: 27 janar 2020 Në ora: 10:17
Nga kryesia e promovimit të Librit me titullin “Medvegja shqiptare në vorbullën serbe”

Libri me titullin “Medvegja shqiptare në vorbullën serbe” ishte tema kryesore për të cilën u bë fjalë në promovimin që u mbajte në sallën e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë në pranin e dashamireve të librit. Në fjalën e magjistërit Jusuf Zenullahutt kushtua këtij librit dhe autorit të saj në mes tjerash u tha:” Nëse dikush do të dijë se çfarë u ka ndodhur shqiptarëve në Sanxhakut e Nishit në katërmbëdhjetë dekadat e fundit nën vorbullën serbe, mjafton t’i lexosh shkrimet, esetë, librat dhe monografitë e autorit prof. Ismail Muharremit.

Të gjitha këto shkrime me përpikëri të madhe e ndriçojnë të kaluarën tragjike të shqiptarëve të Kosovës lindore të cilat gjatë kësaj kohe të cilat nuk i shkaktoi asnjë fuqi natyrore, por e shkaktuan njerëzit me instinkt egërsire, të prirë që edhe me mizori ndër më të rëndat t’i ushqejnë epshet e tyre të sëmura. Ishin këta serbët dhe shteti i tyre i ata mllefin e tyre të akumuluar e shprehën kundër shqiptarëve. me titullin “Medvegja shqiptare në vorbullën serbe” e autorit Isamil Muharremi në mënyrë të përpiktë dhe me mjeshtëri fjalësh e ka ndriçuar një segment specifik të vërsuljeve serbe mbi shqiptarët gjatë dekadave i cili për lexuesit sjell dëshmi sesi për një kohë të shkurtër, shqiptarët nga sanxhaku i Nishit, nën dhunën e ushtrisë serbe dhe të fqinjëve të tyre, u gjuajtën në Kosovës duke lënë shtëpive dhe trojeve të veta stërgjyshore.

Një numër i madh i shqiptarëve në ato momente u vranë në nisje të këtij eksodi, e shumë prej tyre gjatë rrugës së gjatë e të mundimshme deri në “shpëtim”. Merita i takon autorit që këto vuajtje dhe këtë tragjedi të madhe ia ofron lexuesit, duke ia ruajtur kujtesën dhe duke e kthyer në ato kohë të largëta e të vështira. Ky kthim në këtë të kaluar të hidhur ka rëndësi edhe për faktin se kjo tragjedi gati ka rënë në harresë, madje edhe në krijimtari e në histori. E kur kjo ndodh, tragjeditë rëndom përsëriten, siç u ndodhi shqiptarëve gati në të gjitha kthesat e mëdha e të mëvonshme historike. Me të drejtë dhe me plot sukses, autori e në veprën e tij ndriçon këtë përsëritje që ndodhi edhe në luftërat ballkanike, Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore dhe në luftën e fundit në Kosovë, Ky libër gjithashtu nxjerr në dritë mizoritë e kryera kundër shqiptarëve në shkallën më të lartë dhe me metodat më të vrazhda...

Image
 Pamje nga ambientet i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë ku u mbajte promovimi

Njerëzit me instinktin si egërsira, të prirë me mizori ndër më të rëndat i ushqyen epshet e tyre të sëmura

Duke i lexuar këto dëshmi, lehtë mund të konstatohet se dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit paraqet zanafillën dhe lindjen e metodës famëkeqe të pastrimit etnik, që Serbia e përdori sa herë që arriti t’i largojë shqiptarët nga trojet e veta stërgjyshore, fakt që zbatohet edhe sot në vazhdimësi. Ky largim i njerëzve nga tokat e tyre, nën platformën e “shpërnguljes humane” do të akceptohet dhe do të vuloset edhe nga diplomacia evropiane me Konventën e Gjenevës në mbarim të Luftës së Parë Botërore, me të cilën nga Ballkani për në Turqi do të largohen më se një milion e njëqind mijë njerëz, shumica e të cilëve ishin shqiptarë. Autori i këtij Liberi e pajis lexuesin me njohuri dhe fakte se Ana e Medvegjës dhe shqiptarët, aq sa kishin mbetur, nuk e anashkaloi as vala e pastrimit etnik që Serbia e ndërmori në periudhën e shkatërrimit të Jugosllavisë së dytë dhe luftës së fundit Kosovës. Kështu, në kapitullin e tetë të librit e përshkruan terrorin serb mbi shqiptarët e kësaj ane në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Ky kapitull nuk është vetëm përshkrim i shpërnguljeve masive, por njëherësh është edhe përshkrim i dëbimit definitiv dhe përfundimtar nga të gjitha vendbanimet e kësaj krahine. Autori në veprën tij me ngulm tërheq vërejtjen se nuk po bëhen përpjekjet e nevojshme që të ndalet presioni i Serbisë që edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur në këtë trevë të largohen. Për këtë, autori tërheq vërejtjen që Serbia vazhdon me masa diskriminuese me të cilat e vështirëson qëndrimin dhe jetën e tyre, duke ua mohuar të drejtat elementare njerëzore të jetës dhe të pronës. Autori me sens të shprehur e në mënyrë specifike e ndriçon segmentin e zhdukjes e shqiptarëve si mënyra më efikase e spastrimit definitiv etnik.

Pasojë e këtyre ngjarjeve të dhimbshme ishin shpërnguljet e dhunshme, masive të shqiptarëve për Turqi, Kosovë...

Ne vazhdim në fjalën e tij Nexhat Surdullahu në mes tjerash tha:” Pozita gjeografike e vendbanimeve të Jablanicës pamundësoi jetën e rehatshme të shqiptarëve të këtushëm, që me shekuj vuajtën nga forcat serbe të cilat gjithmonë ishin të etur për pushtime e zgjerime të territoreve me dhunë. Gjurmëve të këtyre intelektualëve do të udhëtojë edhe i palodhshmi si prof. Ismail Muharremi nga Tupalla, i cili shkrimet e veta i përqendroi dhe po i vazhdon në shtrirjen e vendbanimeve shqiptare në viset e Kazasë së Leukocit, me përkushtim të veçantë në Jablanicën e epërme, duke u përqendruar në masakrat dhe dëbimet kolektive të tyre nga trojet stërgjyshore. Autori i këtij Liberi në mënyrë kronologjike dhe shumë precize na jep fakte në ndriçimin e ngjarjeve në fshatrat e Kosovës Lindore shqiptare dikur të madhërishme, kur jehonte gjuha, kënga shqipe, kurse në këto momente është tkurrur në një oazë që mezi frymon. Libri i cili mbanë titullin “Medvegja shqiptare në vorbullën serbe” i cili u promovua në Bibliotekë Kombëtare na ofroi një pasqyrë të denjë mbi strukturën e vendbanimeve shqiptare denbabaden të këtyre trojeve që nga kohërat më të lashta, e që fati i tyre u shkëput që nga vitet 1877/1878 me disfatën ushtarake të Perandorisë Osmane dhe vendimin e Kongresit të Berlinit, kur i tërë Sanxhaku i Nishit iu bashkëngjit Serbisë. Pasojë e këtyre ngjarjeve ishin shpërnguljet e dhunshme dhe masive të shqiptarëve, duke i identifikuar me turq dhe duke përzënë në stepat e Anadollit. Nga numri impozant i banorëve të fshatrave të përmendura nga dhuna, represioneve, vrasjeve, përndjekjeve, shumica e tyre, apo afro nëntëdhjetë për qind të banoreve të këtyre trojeve shqiptare emigruan në Turqi, në Kosovë dhe vende të tjera. Autori këtij Liberi si njohës i mirë i rrethanave dhe periudhave historike ka ditur t’i radhisë kaptinat dhe paraqitjet me të gjitha të dhënat për këtë popullatë që nga shtrirja e hershme e fshatrave, madhësia e tyre, pastaj banorët me emërtime dhe numër të saktë të tyre. Si duket dhe pa asnjë dyshim, Ismaili e nxiti ta shkruajë këtë libër dashuria ndaj vendlindjes, përgjegjësia ndaj varrezave të parëve, si dhe kujtimet nga jeta e padjallëzuar fëmijërore dhe rinore. Siç kemi mësuar shumë nga ngjarjet e përshkruara, autori i librit e kishte përjetuar në fëmijërinë e hershme masakrën çetnike në fshatin Llapashticë në vitin 1941 dhe eksodin e shqiptarëve nga vendlindja si pasojë gjithashtu e sulmeve çetnike e partizane në pranverë të vitit 1944.

Image
Ky liber të autorit Isamil Muharremi lexuesve në përpiktë u ofronë një segment specifik të vërsuljeve serbe mbi shqiptarët

Nga sanxhaku i Nishit, nën dhunën e ushtrisë serbe shqiptaret u zhvendosen në Turqi, Kosovë dhe vende të tjera duke lënë çdo gjë në ish trojeve e tyre stërgjyshore

Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit paraqet zanafillën e paraqitjes të metodave famëkeqe të pastrimit etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat