Për atdhe ra një yll

Kultura

Për atdhe ra një yll

Nga: Zymer Mehani Më: 28 janar 2020 Në ora: 09:09
Sandokanit

Syri i kujt nuk lotoi
Për atë trim, porsi luan?!

Zemra e kujt nuk qau
Për ty, SANDOKAN?!

Edhe zogjtë në fluturim
Këngën n'vaj e shndërruan

Nga rënia jote, o trim
As lumenjtë nuk gurgulluan

Dhe fushat ranë në pikëllim
Malet uturuan

Veç për ty, o trim
O heroi im

Porsi ylli n'qiell të lartë
Që shkëlqen me ngjyrë të zjarrtë

SANDOKAN-o rreze-dritë
Të ka shqipja si dy sytë

Për Atdheun, kombin, të drejtën
Ia fale lirisë jetën

Ishe trim, porsi luan
Atdhedashës, SANDOKAN
 

2.

Atje, ku krisma jehoi
Atje, një zemër pushoi

Për atdhe na ra një yll
U lartësua si lis n'pyll

Nga yjet një yll u nda
Për atdhe jetën e dha
3.
Ishe dritë e diellit
Dhe ylber i qiellit

Rreze dielli plot shkëlqim
O heroi im

Ishe lule e jetës
Kurorë e së vërtetës

Ia këpute vargonjtë robërisë
O trim i lirisë

Je shembull trimërie
Flakadan lirie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat