Lotët e bareshës

Kultura

Lotët e bareshës

Nga: Skënder Karaçica Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 17:58
Nexhmije Pagarusha

Në akordin e fundit

ndër male

lotët e bareshës

për bukurinë djaleshore

 

Në koncertët e jetës

kënga e bukur për lulet

po vijne krushqit

duartrokitje për velin

ndër male

mbyllet koncerti i fundit

 

Ti po shkon Nexhmije

lotët e bareshës

në vokalin plot vaj

për koncertin e vonuar

në tekstin R.Kukaj

baresha

do të niset ndër male

në akordin e lotëve

spektatorët presin

sot në Prishtinë

në sallën e zbrazët

sot mungon dirigjenti

sot mungon vokali

i maleve të Kosoves

sot nuk erdhi

në koncertin solemn

për bareshën

Nexhmije Pagarusha!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat