‘E vërteta është si zjarr, të thuash të vërtetën do të thotë të digjesh’

Kultura

‘E vërteta është si zjarr, të thuash të vërtetën do të thotë të digjesh’

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 19:23

Gustav Klimt, artisti austriak i cili i përkiste periudhës të simbolizmit në art, sot shënon 102 vjetorin e vdekjes.

Klimt njihet për pikturat e tij të veçanta, subjekt i të cilave zakonisht ishte trupi i femrave, duke bërë kështu që në veprat e tij të shënjohet një erotizëm i pashoq.

Përveç veprave të tij figurative, të cilat përfshijnë alegori dhe portrete, ai pikturoi peizazhe. Ndër artistët e tjerë të Vjenës, Klimt ishte më i ndikuari nga arti japonez dhe metodat e atij arti.

Në 102 vjetorin e vdekjes së njërit prej artistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, janë disa fakte interesante të jetës së tij.

-Klimt kishte jetuar në varfëri të skajshme për një kohë të gjatë, por falë talentit të tij arriti që të sigurojë të ardhura të kënaqshme.

-Klimti ka qenë një person shumë introvert, nuk dihet nëse njëherë ai ka pasur shoqëri me të tjerë artistë.

-Klimt ka qenë shumë i apasionuar pas grave, mirëpo nuk u martua kurë.

-Klimt i ka dashur shumë edhe macet, thuhet se ka mbajtur shumë mace.

-Klimt ka qenë i apasionuar pas seksualitetit, ëndërrave dhe të pavetëdijshmes.

-Ai vdiq në moshën 55 vjeçare, në vitin 1918 nga i ashtuquajturi Gripi Spanjoll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat