Tingujt e kallamit

Kultura

Tingujt e kallamit

Nga: Atdhe Geci Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 20:32
Atdhe Geci

Në Roganë, si bimë të kopshti prindërit

na kanë mbjellur, me dashuri të prindit

ata neve  na  mësuan  si  ndizet  kandili

na mësum t´i ndjejmë tingujt e kallamit

 

Në Roganë, dëshmi e kam vendlindjen

Kodrën e Brijës, Kanikun  e  Frashërin

Fushën e Barit, Malin e Ngjyrës, Linin

dhe zemrimin e pandalshme të erërave

 

Në Roganë, unë  kam dashurinë e parë

librin e fshatit nëpër rrudhat e lisit, aty

e kam njohur  muzën  e zogut të diellit

frymën e pagjumë të ajrit  dhe  frymës

 

Në Roganë un´kam gardhuar poezitë e

para, kushtrimin më natyror  të shpirtit

në Thangishtë kam mbjellë fije duhani

si dhe, fara shaqini  e  rrënjë domatesh

 

Në Roganë, era në krahë i mban shirat,

borën, stuhitë e çmendura e vetëtiimat

në Roganë, jeta e shikon drejt vetveten

në Roganë ende ka çaste të mbetura udhëve…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat