Politika është …. !?

Kultura

Politika është …. !?

Nga: Fatmir Lohja Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 08:20
Fatmir Lohja

Besniku ardhi i merzitur në tavolinë.U shqetësuam.E dinim, se dje, nga fshati ,i ka ardhur kushëriri. Na shkoi mendja për të keq. Mendonin se çfarë lajmesh i ka dhënë për të vetët.

- A të solli rezervat dimërore kushëriri?- i rri gati Irfani, pa zënë ende vend Besniku.

- I solli qerratai, por më mirë të mos kishte sjellë kokën.

- E kam dobësi mishin pastërma ,- vazhdoi Irfani, në qejfë të vet.

- Mos u mërzit! Siç të kam dhënë çdo vit, edhe sivjet do ta jap hisen tëndë. Ja ku po vjen. Për mua mos u rezervoni, nëse do t’u bie shpirtin në majë të hundës! - na këshilloi Besniku me zë të ulët.

Belulin e njihnim . U ngritëm në këmbë, për t’i tokur duart .Eshtë katundarë ,që e respekton kushuririn në qytet. Dukej në qejfë. Sapo erdhi kamarieri, porositi katër teke raki. Ia njihnim kokën. Atë porosi e bënte për të sjellë gotat e rakisë mbi tavolinë. Qemë të bindur, se në xhep e ka qaforen me raki , ballë kazani. Rakija e lokalit nuk i pelqeu. U prish në fytyrë aq keq, sa të mbushej mendja se piu koçifoz. Me nxitim e shpërndau në tre gotat tona. Gotën e vet , pasi e shpërlau dy - tre herë me ujin që ndodhej mbi tavolinë ,e mbushi plot, nga faqorja që mbante në xhep. Me rakinë e vet na uroi shendet edhe ne të treve.

Për të justifikuar veprimet e veta , na kërkonte llogari, pse e pinim atë raki skandaloze. Nuk pushonte burri, duke na treguar traditat e katundit , për përgatitjen e rakisë. Na shpjegoi me çfarë lloj frutash përgatitet bersia, si piqet, cila eshte më e mira,….. Nuk e nderpremë, me mendimin se është katundar, e aq di. Ai fol, e ne dëgjo. Gotat tona mbeten plot mbi tavolinë . Irfani, meqë nuk po duronte më, rakinë e tij e zbrazi te gota e ujit.

-Mbushe! Ta provojmë se si të ka dalë raki sivjet?- e urdhëroi Belulin me gotë bosh në dorë, dhe e pa rrepte në sy ,dukë i dhëne mesazhë të qartë” Mjaft se na merzite!”

Zoti Belul , sapo mbaroi leksionin për prodhimin e rakisë, pa marrë frymë, nisi leksionin për politikën. Ne po e shprehenim haptazi merzitje ,për t’i dhënë mesazhin,se të degjuam për prodhimet e fshatit,meqë i njeh mirë, por mos u fut në politikë, që bëhet në kryeqytet! I lakoi kryetarët e partive , sipas kaplloqes se tij, në të shkëlqyer, dhe në të poshtër. E banalizoi , kur nisi të tregojë se cilat kanë dashnore. U bë i pështirë. Nuk mund të durohej më. Nuk pushonte burri. Për idiotësitë që nxirrte nga goja, kërkonte të na mbushte mendjen ,se janë të verteta absolute.

Shoh Besnikun. Me shikim ,me kthen përgjigjen,se u tregova më përpara. I luaj syrin Irfanit, për t’i dhënë mesazhin ,nëse do t’i mbështillesh ti, apo të futëm unë?

- Ore zoti Belul,- e ndërpreu Irfani.- Më duket se në katundin tuaj, i paskeni humbur traditat e lashta.

- Në asnjë mënyrë,- e ndërpreu katundari.- Ku kërkon të dalësh ti?

- Nuk ka qënë traditë e shqiptarëve,t’i fusin sheqer bersisë. Rakija që ke sjellë këtë vit, tregon se e ke harrua thesin e sheqerit te kazani i bersive. Nuk të bën mirë as ty, e as miqve tuaj!

- Nuk e ka asnjë gram sheqer,- i doli zot mallit të vet Beluli.

- Besoj se e di, se jam me profesion inxhinjer kimist. Mos më shtyj të jap leksione, sepse kjo raki është e dëmshme për shendetin., - dhe Irfani e treti rakinë e Belulit në lulishte.

Përpara vuri gotën e ujit, ku kishte zbrazur më përpara rakinë e lokalit. Në fillim Beluli u mpi. Shihte Irfanin me urrejtje, dhe ne të dyve ,për ta mbështetur në sulmin e tij .

- Zoti Belul!- vazhdoi Irfani.- Traditë e shqiptarëve ka qënë, kur bashkëbisedojnë burrat ,i jepet rralla secilit, për të shprehur mendimet e veta. Si o burrë ke rreth njëzet minuta, që nuk të pushon goja. Rakinë, qe e porositë vetë, e shave për dreq. Vjen nga katundi ,e kërkon të na mësosh politikën në kryeqytet!?

Beluli u përskuq në fytyrë. Një damarë iu ngrit mbi ballë. Unë me Besnikun nuk i dhamë asnjë mbështetje. Irfani e shihte direkt në sy, ndonëse Beluli , shikimin e vet e drejtonte kudo, për të mos u përballur me shikimin e Irfanit.

- Politika, është marrëdhënie ndërmjet njerëzve. Kush bën politikë synon pushtet, -u futa në teori, për të ulur pak tensionin në tavolinë.- Si kushuriri juaj, si ne shokët e tij, nuk kemi ambicje për pushtet, prandaj i rrimë larg asaj.

Në ato momente, m’u kujtua një thënie e Fransua Shatobrian :” Sa më i rëndomtë të jetë njeriu në pushtet, aq më shumë përshtatet me të gjitha poshtërsitë. Gjithkush, duke e krahasuar veten me te thotë: "Pse, nuk do të vijë rradha ime?!" Pasioni i zoti Belul për politikën, me krijoi bindjen, se edhe ai shihte ëndërra me sy hapur, për t’u bërë ministër.

- Mirë e keni. Dihet qe politika është kurve,- dhe zotit Belul u zgërdhi, se iu duke se tha një fjali me mend.

- Sot po më zhgënjen shumë zoti Belul, -e rinisi i merzitur Irfani.- Po më vjen keq, që i paska humbur tëra traditat e kombit tonë, që e ka çarë historinë me shpatë në dorë. Në këtë derexhe ka rënë katundi i juaj, që të shkoni të votoni kurvarët ,edhe kurvat, për t’u drejtuar?

Këtë pyetje zoti Belul e priti me picërrimin e syve. Rradakia nuk po e nxirrte nga situata. U bind se te kushëriri ,edhe te unë, që po e mbanin me veshtirësi të qeshurën, të mos zbrazej në tavolinë, nuk gjente mbështetje. Irfani ruante seriozitetin , kinse i interesuar ,të dëgjonte përgjigjen e zotit Belul.

- Nuk e thashë me atë kuptim, që e mori ti,- i ktheu përgjigje me përçmim Irfanit.

Me Besnikun ramë nga shiu në breshër.Nuk pati më burrë nënë , të pushonte Irfanin .E nisi shumë larg. Shtëpija e shqiptarit dikur ka qënë e Zoti edhe e mikut.” A pret miq,o i zoti shtëpisë! Mirsevine se do të gjeni bukë ,kripë e zemër të bardhë!” Nga gëzimi kaloi në vajtim. Shtroi pyetjen:”Pse katundari i sotëm, po i humb traditat e lashta shqiptare?”U mundua ta shpjegonte me viruset e kohës. Dembelizmi, dhe lakmia për t’u pasuruar shpejt, e ka tjetërsuar katundarin e sotëm. Rakisë i fut sheqer, qumshtit ujë, prodhimet bujqësore, blegtorale po i hormonizon për të rritur sasinë ,në dëm të shendetit te blerësve. Në fund,e emërtoi skandaloze, që katundarët fisnike, paskan filluar të përgojojnë edhe dashnorët e politikanëve.

- A pushon ndonjëherë ky burrë?- kerkoi ndihmë zoti Belul .

- Pushoj në çast, nëse ti zoti Belul ,më zotohesh tani , se nuk flet më për sot.- i rri gati Irfani.

Nuk e mbajtëm më të qeshurën. Edhe zoti Belul u përfshi me humorin tonë. Na i mbushi gotat me rakinë e tij.

- Një dolli për zotin Irfan! Mirë ma ktheve.- i drejtohet Beluli.- Mesa duket mushkës xanxare,i ka mbetur diçka nga tradita, për të reaguar ndaj thënjeve troç. Më fal kushëri! Tani po e kuptoj merzitinë tënde mbrëmë. Mendova, se me ardhjen në qytet, i ke humbur traditat tona, prandaj nuk më ngrohje në bisedë, si zakonisht. Gëzuar, se më keni bërë të zë mend njëhërë e mirë. E ka thënë bukur i moçmi:” Sipas vendit bëhet kuvendi!”Po unë marroku pse e harrove këtë porosi!?

Kur u ngritëm, faqoria e rakisë së Belulit nuk e kishte më asnjë pikë, se biseda mori drejtim krejtë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat