Migena Arllatit, në orën letrare për poezinë kushtuar Ibrahim Rugovës - iu nda çmimi i publikut

Kultura

Migena Arllatit, në orën letrare për poezinë kushtuar Ibrahim Rugovës - iu nda çmimi i publikut

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 11:12
Migena, goca nga Elbasani, nuse në Gjakovë, ishte, është dhe mbetet një nga personalitetet me të vlerësuara në të gjitha tubimet në botën shqiptare kushtua temave dhe kritikave letrare

Intelektualja e botës shqiptare Migena Arllatin, këto dite nga ana e Forumi të Rinise te Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega ne Prizren - për poezinë me te arritur artistikisht te lexuar ne orën letrare kushtua të Madhit- presidentit Ibrahim Rugova iu nda çmimi i publikut. Për ketë dhe shume shpërblime, mirënjohje te tjera e zhvilluam një bisede me zonjën Migena Arllatin nga e cila mësuam se më punën dhe aftësitë e saj, më një aktivitet të shumanshëm, si: në arsim, në art, ne letërsi, në shoqërinë civile, në rrafshin humanitar, pa lënë anash katër fëmijët dhe bashkëshortin Beharin, profesor- te gjitha këto i ka prioritete mbi prioritetet, andaj kjo intektuale e fuqishme me plot meritë mban shume tituj dhe merita.

Migena Arllati lindi në qytetin e bukur te Elbasanit në një familje me tradite qytetare dhe arsimdashëse. Tani jeton dhe punon në qytetin e Gjakovës që nga periudha e pas luftes se fundit me bashkëshortin dhe katër fëmijët. Aktiviteti i saj paraprihet nga angazhimi për dhjetë vjet në gazetarinë radiofonike, të printuar dhe televizive, ku ka marrë disa herë çmime. Këtë intelektuale të Madhe të botës shqiptare, organizata amerikane “Irex” e ka nderuar me çmimin e dytë për projektin e saj radiofonik kushtuar gruas shqiptare të pasluftës në Kosovë. Edhe Qendra mediale “Dukagjini”, e ka shperblye me çmimin e vendit të parë për shkrimet e saj në gazetën “Lajm Exclusive”, lidhur me promovimin e punës dhe sfidat e femrës shqiptare. Pas një e me shume se nje dekade punë në radio, gazetë dhe televizion, ajo u largua nga ky profesion, për të kaluar në lëminë e arsimit dhe edukimit për të cilin kishte studiuar në Fakultetin Filologjik e mandej studimet master për vite me rradhë. Aktualisht, ajo punon si prof. e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjakovë. Gjatë periudhës së pas luftës ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca shkencore, në shumë prej të cilave është paraqitur me punime studimore.

Image
Migena Arllati një grua e sinqertë dh model për të tjerre në periudhën e pas luftës ka qene pjesëmarrës e konferencave shkencore ku është prezantua me kumtesa shkencore dhe studimore

Prej kohësh kjo aktiviste e palodhshme ka konfirmuar vullnetin e saj te çeliktë ndaj angazhimeve hulumtuese shkencore ndaj gjuhësisë dhe albanologjisë. Ajo është pjesëmarrëse e konferencave të ndryshme shkencore të organizuara nga Universiteti i Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës, të Shkodrës, të Elbasanit, të Durrësit, të Vlorës dhe te shume mjediseve te tjera ne boten shqiptare dhe ma larg, ku është prezantuar me punime e saj autoriale, kryesisht nga fusha e linguistikës e lëmin te tjera... Migena është autore e shtatë librave. Krijimet e saj poetike janë prezantuar në gazeta, revista - dhe në disa Antologji të botuara në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Rumani. Po ashtu, është redaktore dhe recensentë e pesëdhjete e katër botimeve të shkrimtarëve të ndryshëm shqiptarë dhe të huaja.

Migena Arllati, intelektuale e fuqishme dhe model ne letërsi dhe kritiken letrare te gjuhës shqipe

Ndërsa, një segment i fuqishëm i angazhimit të Migenës është edhe shoqëria civile, me të cilën ajo bashkëpunon prej kohësh në suaza tërësisht humanitare. Konkretisht, ajo udhëheq degën e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në Gjakovë, është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Institutit Alb-Shkenca me seli në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, është anëtare e kryesisë së kryqit të Kuq të Gjakovës si dhe anëtare e kryesisë së Shoqatës së Intelektualëve “Jakova”. Po ashtu, asaj i është besuar posti i zëvendëskryeredaktores së gazetës së Alpeve “Tropoja”. Për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë në art, në letërsi, në hulumtime gjuhësore dhe në organizimin e aktiviteteve të panumërta kulturore dhe të barazisë gjinore ku në qytetin e Elbasanit i viteve te kaluar i eshte dorëzua titulli “Qytetare Nderi” me motivacion: “Për kontributin e shquar të saj si gazetare, si shkrimtare, si hulumtuese e gjuhës shqipe dhe si personalitete e shoqërisë civile në vend dhe në diasporë. Kësisoj, kjo aktiviste është një intelektuale e fuqishme e botës shqiptare dhe pavarësisht gjithë këtyre nderimeve, bart me vete gjithmonë modestinë dhe thjeshtësinë e komunikimit. Migena Arllati në vazhdim të bisedës na tha se tek secili njeri, humanizmi, afërsia komunikuese dhe respekti janë tri ndër vetitë më të mira. “Vendlindja është tepër e rëndësishme për secilin njeri, ashtu edhe për mu si rrënja që ushqen bimën apo pemën ashtu është edhe fuqia e vendlindjes te secili prej nesh, pasi fuqia vjen nga rrënjët. Rrënjët e Migenës janë vendlindja e saj, kjo Shqipëri dhe qyteti i bukur i Elbasanit ku u lind dhe u rrit, ku u shkollua dhe u arsimua. Meqë ka më shumë se dy dekada që jeton në Gjakovë, Migena vë në dukje se sot Kosova dhe Shqipëria nuk janë larg njëra tjetrës, nuk janë më as të izoluara si dikur, sepse për fat të mirë edhe në kohërat më të këqija kanë funksionuar lidhjet shpirtërore, ndërsa tashmë janë ndërtuar me qindra mënyra komunikimi, autostrada, media, marrëdhëniet e ndërsjella. Por në vazhdim të bisedës tonë – na tha se në vitet e vështira të saj në Kosovë, kishte vetëm një mënyrë komunikimi, dhe kjo ishte lidhja shpirtërore...

Image
Përveç aktiviteteve të shumta Migena në asnjë moment nuk i lënë anash katër fëmijët dhe bashkëshortin Beharin, profesor- te cilët i ka pas dhe i ka prioritete mbi prioritetet

Krijuesja Migena, goca nga Elbasani, nuse në Gjakovë, ishte, është dhe mbetet një nga personalitetet me e vlerësuara në botën shqiptare

Shkallët e ngjitura një nga një, me kujdes dhe përkushtim në familje dhe në karrierë, e bëjnë atë një shembull për të gjithë botën femërore. Përveç vlerave humane, si shkrimtare, si publicistë edhe profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë, kjo intelektuale dhe aktiviste e vyeshme me aktivitetet e shumanshme të saj, e ka bërë bashkimin kombëtar shumë e shumë dekada më parë se politika. Pa pyetur për politikën, ajo që para luftës së Kosovës u martua me djalin nga Gjakova, duke ndërtuar bashkërisht një familje të shëndoshë, dhe nga kjo martesë sot kanë katër fëmijë. Ndaj themi me siguri të plotë se ajo ka dhënë shembullin e vërtetë të një gruaje të fuqishme dhe model se si duhet punuar për ta përparuar vetveten dhe shoqërinë, e bashkë me të mbarë kombin shqiptar.

Image
Forumi i Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega ne Prizren në orën e mbajtur letrare për poezinë kushtua Ibrahim Rugovës - iu nda çmimi i parë

Kjo grua e mirënjohur në botën shqiptare dhe më larg, është formati i një femre të fortë, që e ka treguar veten edhe në kohën kur duhej bërë sakrificën dhe sot kur jep kontribute të mëdha. Në mes shumë punëve të vyera, kjo intelektuale shprehet thjesht: “Nuk mund të jesh asnjëherë krenar për atë që je, nëse e harron vendin ku ke lé. I përulem në gjunjë vendlindjes, familjes, prindërve dhe të gjithë bashkëpunëtoreve që më bënë të jem kjo që jam sot”. Gjuha e pastër e të folurit, diksioni i rrjedhshëm, elokuenca, thjeshtësia dhe mbi të gjitha mençuria, krijojnë simpati te publiku që ndjek dhe duartroket prezantimet e kësaj profesoreshe dhe aktivisteje të lartë të botës shqiptare. Edhe shkrimet e saj janë të qarta, të kuptueshme dhe me plot porosi domethënëse, sidomos përshkrimi i situatave në mënyrë poetike dhe temat e përzgjedhura që tërheqin lexuesit t’i lexojnë me një frymë. Duke u nisur nga ky shumë dimensionalitet i personalitetit dhe virtytit të saj. Krijuesja e mirënjohur Migena Arllati, goca nga Elbasani, nuse në Gjakovë, ishte, është dhe mbetet një nga personalitetet me e vlerësuara në botën shqiptare dhe ma larg. Në të gjitha ceremonitë e organizuar nga Akademitë e Shkencave në botën shqiptare dhe ma larg prof. Migena Arllati është një ndër laureatët e personave të njohur nga opinioni publik shqiptar e ma larg, për përpjekjet dhe kontributin e e saj në përfaqësimin e dinjitoze në sfera të ndryshme të artit dhe kulturës mbarë shqiptare. Aktiviteti i saj fillimisht u përqendrua në Konferencën me temë: "Shqiptarët dhe fqinjët”, “Shqiptarët gjenerojnë paqe dhe stabilitet në Ballkan”, në Evropë dhe çdo kund tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat