Teatri Kombëtar i Kosovës miraton projektet për repertorin artistik të vitit 2020

Kultura

Teatri Kombëtar i Kosovës miraton projektet për repertorin artistik të vitit 2020

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:19
Teatri Kombëtar i Kosovës

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës, pas propozimeve të projekteve nga ana e menaxhmentit të TKK-së, ka miratuar projektet për repertorin artistik të vitit 2020.

KultPlus ju sjell listën e plotë të projekteve për skenën e madhe dhe atë të vogël:

Skena e madhe 2020:

1. “Lear” nga Edward Bond (bartet nga viti 2019, në repertorin e skenës së madhe për vitin 2020)

2.“Trilogji” nga Beqir Musliu

3.“Shakespare in Love” nga Lee Hall

4.“La Rremë – Kaçurrelja”, nga Arian Krasniqi (dramë me porosi dedikuar jetës dhe veprës se regjisorit, këngëtarit, artistit Muharrem Qena)

Bashkëprodhime 2020

1.“Udhëtim në troje shqiptare” nga Karl May (bashkëprodhim me Volksbühne Teater, Berlin-Gjermani)

2.“ Zgjimi i Pranverës” nga Frank Wedekind (bashkëprodhim me Artpolis-Prishtinë).

Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 7 Shkurt 2020 miratoi raportin e jurisë vlerësuese për përzgjedhjen e koncepteve regjisoriale për Skenën e Vogël 2020 :

Skena e vogël 2020:

1. “Pamje Revolucioni” nga Tino Caspanello – regjia : Kaltrim Balaj

2. “Stefani” nga Ag Apolloni- regjia: Ben Apolloni

3. “Not I/Pa mua” nga Samuel Beckett- regjia: Shkurte Aliu dhe Alban Beqiraj (diptih)

4. “Rinoqeronti” nga Eugene Ionesco – regjia : Gëzim Hasani

5. “Lejla dhe Ko” nga Cordelia Lynn-regjia Eki Rrahmani (e aprovuar në repertorin e vitit 2019 bartet në repertorin e skenës së vogël për vitin 2020).

Projekti vjetor është hartuar konform kërkesave të “Ligjit të teatrove”, dhe “Rregullores së skenës së vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat