Ty që arrite pavdeksinë, akademik Idriz Ajeti!

Kultura

Ty që arrite pavdeksinë, akademik Idriz Ajeti!

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 13 shkurt 2020 Në ora: 17:41
Idriz Ajeti

Një vit nga ngritja n'panteon, nga ngritja n'piadestal, nga përjetësimi i figures markante të gjuhës, kultures dhe letrave shqipe, akademik Idriz Ajeti!

Rilindasi i fundit shqiptar, iluministi shembullor dhe mëndje ndrituri që bëri historinë dhe kulturën kombëtare në fushën e letrave!

Profesor akademik Idriz Ajeti, gojëtar i shquar i gjuhës shqipe, studius unik i letersisë, shqipërues i spikatur i gjuhës amëtare-shqipe dhe Baba i albanologjisë n'trojet etnike n'ish Jugosllavi, me thekes të veqant në Dardaninë antike-Kosovë !

Kastriot i pëndës n'krijimatarinë shkencore në fushën e letrave dhe t'letersië dhe gjuhes bashkëkohore shqipe,
Vigan i fushës mëndimit në kulturë, gjuhë dhe letersi shqipe.

Kolos dhe korife i studimeve albanologjike dhe të albanologjisë, trashegimia e të cilit është një thesar dhe kapital unik intelektual, shkencor dhe kombëtar.

Akademiku që doli n'ball t'pëpjekjeve dhe t'përsiatjeve nacionale të shqiptarëve në trojet e robëruara shekullore n'ish Jugosllavi, në dekadat e fundit të shkullit të kaluar, bashkë me akademikët mëndjendritur të brezit të fundit të Rilindasve t'mëdhënjë, siq ishin, akademik Mark Krasniqi e Fehmi Agani, si krah i djathtë i Presidentit Historik, Dr.Ibrahim Rugova.

Vepra jote, në kujtesën, memorien dhe analet e historisë, kulturës dhe letresisë shqipe do jetë prezente për aq sa do flitet e shkruhet shqip mbi këtë tokë.

Falemnderit për jetën dhe veprën n'sherbim t'kombit & atdheut, Ty që s'vdes kurr, Ty që jeton prore, Ty që t'pavdekshëm t'bënë vepra kapitale, në dije n'shkencë dhe n'kulturë, profesor dhe akdemik, Idriz Ajeti!

Lavdi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat