Katalogu i jetës

Kultura

Katalogu i jetës

Nga: Jan Kosova Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 09:35
Jan Kosova

Jeta është një katalog me pyetje të panumërta
Jeta është plot pyetje të heshtura e të shtruara
Jeta është plot plagë, të hapura e të shëruara
Jeta është plot ëndrra,të qarta e të ngatërruara

Një Katalog me pyetje të panumërta është jeta
Dhe pyetjet e jetës kurrë nuk do të marrin fund
Ashtu si nuk marrin fund as dashuritë e vërteta
E as dashuria e zemrës nuk përfundon askund

Më pëlqen kur më shtrohen pyetje spontanisht
Edhe pse s"përgjigjem çdo herë në pyetjet e tua
Por në një pyetje do përgjigjesha shpejtësisht:
"Bukuroshja e Dardanisë pafundësisht të dua"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat