Buzëqeshja mashtruese kafshon,
kafshon si me dhëmb
shuhet si rrezeja e diellit,
kur mjegulla s'i lë vend?!
Fjala e pa skatë nuk ka jetë të gjatë, Edvin
del në shesh sikur bari në lendinë!
Pazaret i nise natën apo në mesditë,
për Minishengeni, projektin e Serbisë?!
Kurtha të ngeli në derë
si në kornizë medaljoni,
me fjalën që e tha Macroni.