Kur edhe heshtja vret

Kultura

Kur edhe heshtja vret

Nga: Dibran Demaku Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:41
Dibran Demaku

-Si ke qenë?!-e theu ai heshtjen pasi ishin përshëndetur duke i dhënë njëri tjetrën vetëm dorën.

-Ja kështu siç më sheh!-ia ktheu ajo?!

-Ç‘janë këto rroba të zeza në këtë mot përvëlues?!...Apo ka vdekur dikush?!

-Jo!...Në fakt desha të them po.Dikush ka vdekur!Dhe e vdekura jam unë!Apo të them më mirë:ka vdekur vetja ime,vetja ime e brendshme?!

-Si,përse?!...Çfarë thua kështu?!...

-Edhe po pyet?!...Bëhesh sikur nuk e di!...

Për ca çaste kishin heshtur që të dy!...Herë pas here shihnin nga njëri-tjetri,sikur donin të thonin diçka,por nuk e thonin dot!...

-Pret dikend?!-kishte thyer heshtjen ai

-Jo,përse?!

-Përse atëherë vazhdimisht sheh nga hyrja?!

-Ti di hallet,brengat e mija!

-Po i di!

-Dhe?!

-Asgjë!

Heshtje.Ajo edhe më tutje po shihte nga hyrja.

-Çfarë të shqetësin që sheh vazhdimisht nga hyrja?!

-Të thash asgjë!-ia ktheu ajo.

Po pinin në heshtje pijet e porositura.Ajo vetëm sa lagte buzët e nxehta me pijen freskuese.Ai i shihte buzët e saj.Buzët që nuk kishte arritur që t‘i puthte,sepse aty në lokalin ku ata rrinin kishte shumë njerëz!...

-Mund të shkoj për pak çaste në banjo!-ishte dëgjuar zëri krejt i mekur i saj.

-Posi!-ia kishte kthyer ai.

Ajo ishte ngritur dhe ushte drejtuar andej nga duhej të ishte banjoja?!...Ai ishte për herë të dytë në atë lokal,por se nga binte banjoja nuk e kishte idenë.

Ajo po ecte me hapa të drojtur.Herë pas here shihte herë djathtas herë majtas gjersa u fsheh në një kthesë të lokalit....

-Kërkoj falje edhe njëherë!-ia bëri ajo pasi i kthye nga banjoja?!...Apo nga diku tjetër?!...Kthimi i saj aq i shpejtë nga banjoja po e habiste edhe atë vetë?!...Nuk kishin kaluar as sekonda nga momenti kur e kishte përpirë kthesa,dhe ajo ishte kthyer?!...Dyshimi se ajo nuk kishte shkuar në banjo,por në ata pak sekonda kishte marrë ndonjë porosi nga dikush,po e mundonte atë.Megjithate mundohej të mos ipej!...

Ajo edhe pas kthimit po shihte vazhdimisht nga hyrja dhe nga andej ku ishte kthyer vetëm ca sekonda më parë!...

-Të lutem mos shih andej,por shih nga unë!-ia ktheu ai.Apo nuk kishe mall për mua tash sa kohë?!...

Tjetra vetëm e shikoi me një melankoli të theksuar dhe u mundua t‘i buzëqeshte...

-Ikim!-theu ajo heshtjen që kishte mbretëruar për ca sekonda apo minuta.

Se ku do të iknin ai nuk e dinte.I shkoi prapa...

Kur mbetën vetëm në ashensor me të cilin po zbrisnin të merrnin makinë,ai ju afrua që ta shtrëngonte dhe ta puthte,por ajo me një finesë të zgjuar të saj e largoi dhe buzët e zgjatura të tij nuk arritën të preknin buët e saj!...

Po shkonin në drejtimin që i tregonte ajo,e ulur në karrigën e prapme të makinës.Nga ky veprim i saj,dhe ai i më herëshmi në ashensor ai e kuptoi se tek ajo kishte ndodhur diçka?!...Diçka që ai nuk po arrinte ta kuptonte?!...Ishte kjo një ftohje e çastit apo shumë më e herëshme?!...

Ngjitën shkallët e një pallati ajo para ai pas saj.Në katin e dytë të atij pallati ajo ndrydhi sustën e ziles para një porte!...Pas pak çastesh dera u hap dhe aty doli një portret femre e bukur!...

-Motra ime!-e prezentoi ajo dhe kaloi e para portën e hapur!Ajo që tjetra e prezentoi si motrën e saj,i buzëqeshi ëmbël dhe e ftoi që të hynte brenda duke i dhënë dorën!...

Ishte një sallon bukurie ku punonte e motra.Se përse e kishte sjellur aty në sallonin e bukurisë së të motrës,ai nuk e dinte,vetëm një gjë e dinte me siguri:ai nuk kishte ardhur aty për t‘u zbukurua!...

Mbase nga ngjitja shkallëve,në atë të nxehtë përvëlues,atij po i shkonin djersët çurg...

-Çke kështu që djersinë?!-e kishte pyetur ajo dhe kishte vazhduar:-e ke nga të nxehtët apo nga sikleti?!-dhe kishte qeshur...
-Mbase nga sikleti!-ia kishte kthyer ai dhe e kishte zënë nga krahët!...E motra e saj kishte ikur dhe ata të dy kishin mbetur krejt vetëm...

Ashtu në këmbë siç ishin me duar të zëna tek njëri tjetri ai kishte arritur të ia jepte një të puthur të ëmbël në buzë!...Ajo nuk kishte reaguar fare,nga ajo e puthur,por po shihte nga dera sikur kërkonte shpëtim?!...

-Edhe këtu sërish shikon nga hyrja!-ia kishte kthyer ai dhe e kishte rrënbyer të tërën dhe e kishte shtrirë në një shtrat që ndodhej aty...Ia kishte zbuluar gjinjët e bardhë dhe po ia puthte me afsh?!...Ajo po përpëlitej nën peshën e tij duke u munduar që të lirohej nga ajo peshë duke thirrur:-Mos,të lutem,mos!...Nuk jam e përgaditur as fizikisht e as shpirtërisht për atë që dëshiron ti!...

Thirrjet e saj,sikur e kishin zgjuar atë nga një ëndërr e trisht!...Kishte ndaluar!...Edhepse mendja dhe zemra dëshironte diç tjetër...

Ajo kishte arritur të lirohej nga pesha e tij dhe po i mbulonte gjinjët!...Ai po e shikonte disi si i hutuar!...

-Përse je kaq i rrëmbyer?!-e kishte pyetur ajo,derisa po rrinin ballë për ballë?!...

-S duhet të jem sipas teje!-ia kishte kthyer ai me një shikim në të cilin vërehej hidhërimi mbytës.

-Unë mendoj s dashuria nuk është vetëm seks,është diç më shumë!Atë dashuri po e kërkoj unë nga ti!-kishte vazhduar ajo...

Ai kishte heshtur...Në sy i vërehej ai inati prej mashkulli që nuk ia kishte arritur qëllimit...

-Paske filluar të merresh edhe me filozofi e dashur!-ia kishte kthyer ai...

Ajo nuk kishte kthyer përgjigje.Vetëm e kishte shikuar gjatë dhe kishte heshtur...

Kur edhe vetë heshtja ishte bërë e mërzitshme dhe vrastare ajo kishte propozuar:-Ikim!...

Kishin zbritur shkallët e pallatit të heshtur,të mërzitur,të sfilitur?!...Dhe e keqja ishte sepse asnjëri nuk e dinte se përse kishte ndodhur ashtu!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat