Atdheu dhe liria

Kultura

Atdheu dhe liria

Nga: Zymer Mehani Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 20:50
Zymer Mehani

-Komandant i dashur

O trim SANDOKAN

Atdheu dhe liria

A thua, çmim a kanë?

-Çmim atdheu s'ka

I dashur vëlla

As liria s'falet

Pasha fushat malet

Por me gjak fitohet

Sepse nuk dhurohet

-O trim SANDOKAN

Vallë, ku e ke LETEN

SOKOLIN e vogël

Që jua ke dhënë jetën?!

-Janë n'male t'atdheut

Si fëmijët e tjerë

Çdo fëmijë i kombit

Për mu' ka shumë vlerë

Kjo që po ta them

Është realitet

T'gjithë fëmijët shqiptarë

I kam SOKOL e LETË!....

Kështu më tha trimi

Ashpër më vështroi

Porsi shqipe mali

Iku, fluturoi

Se hijena e ujqër

Ngado bënin plojë

Trimi u doli para

Turinjtë ua përvëloi

Ua theu dhe qafën

Ua bëri dërmën

Gjakatarët në ikje

Seç e nisën gjëmën

Me duar në kokë

E mallkonin nënën

E shanin dhe diellin

E shanin dhe hënën

Dhe Zotin e shanin

Rënkonin, ofshanin

S'ndalet SANDOKANI

M'sa ndalet tufani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat