Shpërfaqja e Kullave në pikturën e Muslim Mulliqit

Kultura

Shpërfaqja e Kullave në pikturën e Muslim Mulliqit

Nga: Mr. Bislim Aliu Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 17:29
Mr. Bislim Aliu

Muslim Mulliqi kishte një ndjesim të jashtëzakonshëm, në paraqitjen e kullave. Ajo ishte fortifikatë e qëndresës por edhe simbol i vatrës së jetës. Këtë arkitekturë të vjetër, të jetës dhe të qëndresës, piktori Mulliqi e paraqiti me ndjesimin më të lartë shpirtëror. Dhe aq shumë u dashurua në këto kulla arkitektonike, saqë në veprat e tij u bë lajmotiv i përhershëm i tyre. Andaj, kullat asnjë piktor tjetër, nuk mundi t’i paraqes aq bukur, sikur piktori Muslim Mulliqi.

Pa dyshim Muslim Mulliqi ishte njëri prej piktorëve më origjinal dhe më potencial që ka pasur ndonjëherë Kosova. Ai ishte një figurë qëndrore, i cili ka bërë shumë për zhvillimin dhe përparimin e artit pamor në Kosovë. Dhe, pa mëdyshje, ishte nismëtari i pikturës bashkëkohore dhe njeri nga pionierët e artit modern ndër ne. Ai ishte piktor me një shprehje të fuqishme ekspresioniste dhe me heqje të potezave të forta të kontrastit.

Ai jashtëzakonisht bukur e studio psikologjinë dramatike të portretit dhe të figures. Dhe, me një vizatim të thuktë, përmbajtësor dhe të ashpër i vështroi njerëzit e thjesht dhe të rëndomtë që vazhdimisht punonin për të mbetur gjallë. Ndaj, me këto premise të jashtëzakonshme, Muslim Mulliqi u bë piktori më i dashur dhe më markant i artit pamor në Kosoë. Dhe, jo vetëm i Kosovës, por edhe më gjerë, gjithnjë me aftësi të jashtëzakonshme ; ndiesore, sensitive , idealizuese, konkretizuese dhe fare përmbajtësore. Ai dhe vetëm ai diti dhe mundi të jetë një shpërfaqës i një kalibri të lartë i cili denjësisht e shpërfaqi kohën dhe erën e kohës në mënyrën më cilësore dhe më bravuroze në artet tona pamore.

Zatën ai ishte nismëtar I hapjes së SHLP, i Akademisë së Arteve dhe i formimit të Shoqatës së piktorëve në Kosovë. Ai pra, bëri shumë në zhvillimin e artit në përgjithsi në Kosovë. Ishte dhe mbeti nnjë figurë qendrore për mosovizimin e arteve pamore në Kosovë. Andaj, arti i tij dhe angazhimi i madh në fushën e arteve pamore do të shënohet në historinë e Kosovës për zhvillimin dhe masovizimin e arteve pamore në Kosovë.

Ndjesim dhe shpërfaqje cilësore në paraqitjen e kullave

Piktori Mulliqi kishte një ndjesim të lartë të shprehjes ekspresive. Kyekspresivitet u paraqit me ndjesimin më të lartë shpirtëror. Në punimet e para – kullat, motivet fshatare dhe peizazhet, Mulliqi na tregoi dendur se është i lidhur rrënjësisht me ambientin dhe me njerëzit e tij. Pra, përherë na tregoi, se është i lidhur me njrëzit e rëndomt, që punojnë vazhdimisht për të mbetur gjallë. Ai gjithnjë ishte; i këtij trolli, i këtij ambienti, i kësaj toke të lashtë dhe i këtyre njerëzve të rëndomt .

Ai kishte një ndjesim të jashtëzakonshëm në paraqitjen e kullave. Ajo ishte fortifikatë e qëndresës por edhe simbol i vatres së jetës. Këtë arkitekturë të vjetës, të jetës dhe të qëndresës, piktori Mulliqi e paraqiti me ndiesimin më të lartë të ndjesimit shpirtëror. Dhe aq shumë dhe aq ndjeshëm piktori Mulliqi u dashurua në këto kulla arkitektonike, saqë në veprat e tij u bë lajmotiv i përhershëm i tyre. Andaj, kullat asnjë piktor tjetër, nuk mundi t’i paraqes aq bukur, sikur piktori Muslim Mulliqi.

Sikur shumë shkrimtarë e poet tanë të njohur që thurën legjenda të shumta për kullat dugagjinase, të cilat me tiparet karakteristike u bënë identifikim për popullin shqiptar, njashtu e piktori Mulliqi në veprat e veta, tregoi një autoktonizëm të skajshëm për këto kulla , me histori të lashtë kombëtare dhe shqiptare. Në këtë drejtim, askush më mirë dhe më ndjeshëm, nuk i ka paraqitur kullat, në artet pamore si piktori Muslim Mulliqi.

Kjo etni gjatë shekujve është balla faquar me furtuna e me tronditjet nga më të ndryshmet. E ajo, luftoi gjithnjë, duke e ruajtur krenarinë dhe identitetin e vet kombëtar. Dhe, qëndroi përherë vertikalisht si një bedem i pamposhtur. Ndaj, edhe kulla qëndroi e pamposhtur, mu si populli shqiptar, përball çdo furtune dhe gjithnjë mbeti burrërore e kombit shqiptar. E ruajti nderin, mikpritjen, bujarinë, besën dhe gjakun e të parëve të kombit shqiptar.

Ndaj kulla e ruajti gjenezën, etnin, qëndresën e kombit, rrënjët e kombit dhe besën e shqiptarit, si një idealizëm i lartë kombëtar. Kjo besë dhe ky virtyt i lartë besnikërie, është sensualja më e lartë njerëzore, të cilën nuk e ka asnjë komb tjetër përpos kombit shqiptar. Këtë sens të bujaris, kombi shqiptar e ruajti përherë, nëpërmes kullës heroike, e cila ishte dhe gjithnjë do të mbetet përherë idealizëm i lartë i kombit shqiptar. Kjo, zatën, gjithmonë do t’na paraqet heroizmin tone dhe virtytin e lartë njerëzor.

Pa dyshim, kjo shpërfaqje e lartë artistike, u paraqit në shumë tablo, e për një sensusualitet të lartë ndjesor, do t’i veçonim veprat; “Kullat e Junikut”, “Kulla e Halilit”, “Kulla e harruar”, “Para kulle” I,II, “Kulla e bardhë”, “Portret” I II III , “Dy koka” “Peizazh” I II III “Figurat në peizazh” e ndonjë tjetë. Në të gjitha këto vepra, Mulliqi e shpërfaqi sensitiven më të lartë të kreativitetit ndjesor e shpirtëror. Ai këtyre kullave, iu dha shpirt, jetë dhe rrezatim shpirtëror në trojet e lashta dhe autoktone të popullit shqiptar.
Andaj, gjithnjë kulla ishte një sinonim i lartë i qëndresës, i bujarisë, i filozofisë shqiptare dhe i mjedisit tonë karakteristik. Kulla përherë ishte vend takim i burrave, por edhe vend takim i luftës, për ta ruajtur nderin, nga barbarit e ndryshme nacionaliste. Kjo kullë, gjithherë ishte mik i ngusht i kësaj toke, i këtij trolli me besnikëri të lartë. Ishte dhe mbeti shkollë krenarie dhe besnikërie të përhershme. Dhe, përherë ia doli të jetë guximtare, trimoshe dhe me krenarinë e lartë kombëtare.

Kulla gjithnjë ishte fortesë e gurëzuar, e cila simbolizon heroizmin, trimërinë dhe fitoren e përhershme të popullit autokton shqiptar. Ajo ishte beden i gjallë, e cila me shekuj e ruajti këtë gjallëri e ruajti me gjak e me shpirtin e sinqeritetit kombëtar. Dhe, ia doli që gjithnjë të jetë krenar, shqiptar dhe mbi të gjitha të kombëtar. Pra, kombëtar i besës dhe i qëndresës.

Koloristika e lartë ekspresive e piktorit

Piktori Muslim Mulliqi ishte një kolorist i jashtëzakonshëm. Ai ishte një ekspresionist i vërtetë. Pati një ndjesim dhe një idealizëm të veçantë në shpërfaqjen e ngjyrave. Dhe, pa dyshim, kullave iu “ dha shpirt” me kreativitetin e tij fenomenal. Vetëm ai diti se si frymon kulla dhe atë e tregoi me ndjesimin më të lartë shpirtëror. Këtë fenomenologji, Mulliqi e tregoi tejet bukur edhe në peizhaet e tij, gjithnjë me një ekspresivitet shumë të lartë ndiesimi.

Paraqitjet koloristike, të piktorit Mulliqi, në këto kulla, portrete e peizazhe, është një kolorit i lartë intenziv me një fakturë të dendur ekspresive. Ky ekspresivitet është i Mulliqit dhe gjithmonë do të mbetet si një ekspresivitet i lartë “mulliqian”.

Andaj, mund të themi lirisht, pa e tepruar aspak, se piktori Muslim Mulliqi, ishte diçka më tepër se piktor dhe ishte diçka më tepër se artist. Ai gjithnjë, në veprat e tij tregoi një ekspresivitet të jashtëzakonshëm, i cili përherë ishte, sa sensitive e ndjesor, aq edhe shpërfaqës e përmbajtësor. Andaj, kjo ekspozitë madhështore e tij, na mallengjeu edhe një herë me veprat piedestale të tij. Vepra e tij do të mbetet gjithnjë si një kreativit tejet i lartësuar të një piktori fenomenal siç ishte Muslim Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat