​Kalaja e Tetovës e braktisur nga institucionet

Kultura

​Kalaja e Tetovës e braktisur nga institucionet

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:44
​Kalaja e Tetovës

Kalaja e Tetovës, një nga monumentet me rëndësi të veçantë kulturore e historike për rajonin e Pollogut dhe më gjerë, vazhdon të mbetet e braktisur nga institucionet që duhet të kujdesen për mirëmbajtjen e saj.

Pa ndriçim, me mure të rrënuara, pa infrastrukturë adekuate ajo është shndërruar në një deponi ku vizitorët e vetëm janë qentë endacakë, që rrezikojnë jetën e atyre pak njerëzve që marrin guximin të futen në brendësinë e saj.

Sikur edhe në të kaluarën, edhe tani institucionet ankohen për mungesë fondesh, duke ia hedhur fajin njëra tjetrës, por e vërteta është të njëjtave u mungojnë edhe projektet konkrete për mirëmbajtjen e saj.

Për këtë gjendje fajësojnë edhe Ministrinë e Kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat