Nga kali te vetura

Kultura

Nga kali te vetura

Nga: Nasho Bakalli Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 14:48
Kopertina e librit

Para-thënia

Ishte viti 1926 kur në hapsirën midis qiellit shqiptar dhe tokës shqiptare u panë të qarkullojnë disa automobila. Te ky fakt zëfill kalimi nga epoka e kalit në epokën e mjeteve lëvizëse të motorizuara. Mbas tre vitesh, qarkullonin 395 mjete motorike. Këto - të drejtuara edhe nga shoferë papërvojë - vështirësonin ikjen e karocave dhe qytetarëve në rrugët e ngushta me kalldrëm të Tiranës, Durrësit, Korçës, etj, Sipas gazetës "Vullneti i Popullit", ndodhën të papritura automobilistike me pasojë vdekje. Pati edhe lëndime, po kaluan të paregjistruara.

Modernizimi, i'u mujshoj bashkive nevojën e farosjes të rregullave të qarkullimit të automobilave, dhe të qytetarëve. Prej gazetës "Zëri i Korçës" mësojmë se " ... në datë 9 janar të vitit 1931, u vu në aplikim ecja më të djathtë në rrugët principiale të qytetit të Korçës ... " Ndërkaq, në Durrës nisën të duken shenjat e ndalimit, e të korsisë automjeteve; u caktua një polic bashkiak për kontrollin e trafikut dhe, një nëpunës për ndëshkimin e kundravajtësve. Me këto e të tjera veprime, që lehtësuan ritmet e lëvizjes automjeteve, Tirana, Durrësi, Korça, Shkodra, Vlora i shndrruan hap pas hapi rrugët dhe mendjet e njerëzve - nga epoka e kuajve në epokën e re.

e asaj kohe ishin prodhime të “Fiat” dhe nënllojet e tij, si dhe "Ford"; "Reo"; etj. Këto e të tjera fabrika të mëdha të autoveturave, në botë, konkuronin mes tyre duke krijuar edhe shoqata të cilat, shpërfaqnin formë dhe përmbajtje sportive me anën e garave automobilistike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Thënia

Edhe në Shqipëri - me nxitjen e disa durrsakëve, vlonjatëve, tiranasve dhe italianëve - u mëkëmb në vitin 1929 e para garë automobilistike në Vlorë, e cila, dha përfundime të lavdërueshme si te nismëtarët dhe në gjindje.

Ata që organizuan samësipër dëshiruan ta përsëritin atë edhe në vitin 1930, po këtë rradhë në një mënyrë më të gjërë e më të pëlqyer nga ajo e vjetshëme; dhe premiot për fituesit i bënë më të vlefshëme se ato të vitit 1929. Si kohë për zhvillimin e garës dytë automobilistike vendosën datën 21 shtator 1930, dhe si vend "vrapimi" sheshin e Nartës, Vlorë.

... Dy ditë më vonë, pra në datën 23 shtator 1930, gazeta "Vullneti i Popullit", botoi njoftimin me titull "Vrapi automobilistik në Vlonë"; me nëntitull "Vlash Rama me nji Ford të vjetër fitoi çmimin e parë". Ja, teksti i plotë. " Pardje, të dielën, u shvillue në fushën e Vlonës vrapi automobilistik përpara një publiku të mjaftë. Në vrap morën pjesë dy marka automobilash "Fiat-i" dhe "Ford-i". I pari arriti dursaku z. Vlash Rama me nji Ford katër vjeç të përdoruem, dhe që kishte ba afro 70.000 kilometra rrugë mbrënda kësaj kohe. Kjo maqinë eci me një shpejtësi mesatare 93-94 kilometra, dhe arrijti në cak duke lënë mbrapa 250 metra nji Fiat 521, gjashtë cilindrash; si dhe një tjetër Fiat pesëqind e njëzetsh, këtë me 500 metra mbrapa. Ford-i ishte me motor katër cilindrash."

Por. Historia e fitoreve të Vlash Ramës nuk mbaron këtu ngase “Gazeta Shqiptare” dhe ajo “Vullneti i Popullit” kumtojnë, një vit më vonë, pra në shtator të vitit 1931, se” … Kupa e N. S. Princeshës Myzejen Zogu, Kupa III “Vlora”, fitohet prej zotit Vlash Rama, i cili, me një makinë të markës “Reo” përmbushi rrethin 26 km në kohën 21’8″. ... . Tre fitore, nga Vlash Rama, një pas një.

do ti ngjasë gjyshit edhe i nipi Edi Rama - vitin që vjen - me tre fitore, të njëpasnjëshme, dy deri tani, si kryeministër? "Gjithçka ndodh midis qiellit dhe tokës" - ka thënë ushtari i mirë Shvejk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat