Shqiptarët nga Kosova të mbetur në Kërçovë

Kultura

Shqiptarët nga Kosova të mbetur në Kërçovë

Nga: Ilmi Veliu Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 08:25
Ilmi Veliu

Duke u shëtitur, me të dashurën nënë

Në Uskanën ilire, tek varret, aty pranë

M’përqfoi nënëlokja, më puthi në ballë

Para një dekade, kur ende ishte e gjallë…

Më tha: biri im, tek varret në këtë anë

Aty dergjen eshtrat e kosovarëve tanë

Tek lisat në Zabel, atje tek Çinari

Para njëqind vjetëve, i ka vrarë bullgari.

Në malin ,,Bukoçë,, tek gurët e zinjë

Mbushur,plotë varre, t’kosovarëve të rinjë

Të sjellur si robër, nga bullgari i parë

Ndërtuan hekurudhën, dhe aty i kan vrarë

Atëherë bir i nënës, s’kam qenë në këtë jetë

Por, më pat treguar gjyshja ime e shkretë

Në vitin njemijë e nantëqind e pesëmbëdhjetë

Kur shumë kosovarë këtu kishin pas mbetë

Kishte qenë koha e Luftës Parë Botërore

I sjellin kosovarët, të lidhur dorë për dore

Në rrëzë të Sharrit, n’Bukoç, lartë te Kulla

T’punonin si rob’lufte, t’ndërtohej hekurudha.

Të sëmurë e t’uritur; të raskapitur fare

Kalonin ditë e javë pa asnjë kafshore

Vdiqen nga uria dhe askush nuk mbeti

E Kosova nënë, shumë shpesh i përmëndi

Shume burra u zhduken, askush nuk shpëtoi

Kaloi plotë një shekull, kush nuk i kujtoi

Në njëqindë vjetorin e historisë së shkuar

Tragjedi e hidhur, që nuk duhet harruar.

Haxhi Hamza Zariqi, plaku i Bajicës

Komuna- Gllogovc, zemra e Drenicës

Në odën plotë burra, plaku më pat thënë

Në Kërçovë na mbtën, ata gjyshrit tanë…

Edhe axha Adem, nga fshati Damanek

Tregonte për gjyshin,që këtu kish mbet

Dhe shumë burra tjerë, të atijë vatani

Të Demir Krasniqit, këngëtari nga Gjilani.

Unë, pra historiani, që jam nga Kërçova

Çka më pat thënë nëna, juve ua tregova

Në këtë përvjetor, si dhuratë më e mirë

Për të gjithë kosovarët, n’Kosovën e lire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat