Imagjinatë

Kultura

Imagjinatë

Nga: Jan Kosova Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 14:55
Jan Kosova

E edhe nëse mendon se ke shumë imagjinatë
Për të kuptuar çdo gjë të bukur të kësaj bote
Për dashurinë të duhet më shumë konsideratë
Se sa të dua nuk e kupton as imagjinata jote

Imagjinatën e krahasoj shpesh me dashurinë
Sepse të dyja nuk e kanë askund kufirin e vet
E derisa imagjinata lidhet edhe me fantazinë
Dashuria e zemrës sime për ty mbetet realitet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat