Katedra e Albanologjisë,qendra gjuhësore,kulturore,historike dhe kombëtare e diasporës shqiptare në Amerikë - Bota Sot
Katedra e Albanologjisë,qendra gjuhësore,kulturore,historike dhe kombëtare e diasporës shqiptare në Amerikë

Kultura

Katedra e Albanologjisë,qendra gjuhësore,kulturore,historike dhe kombëtare e diasporës shqiptare në Amerikë

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 07:57
Skënder Karaçica

Në Universitetin DePaul në Çikago është hapur Katedra e Albanologjisë përmes Fonacionit ,,Hydajet Bregu,,e para e këtij lloji të dijes për brezat e rinj shqiptaro-amerikanë dhe të tjerë në hapësirën e shtetit të Ilinoisit.Në Tempullin e dijes si thuhet më të drejtë me gjuhën akademike,këtu do të shpërndahet dije për historinë e lashtë të Gjuhës Shqipe në familjen indo-evropiane dhe për lashtësinë e kombit shqiptar në hapësirën etnike në Ballkan.

Kjo dritare e dijes do të veprojë në sajë të Fondit ,,Hydajet Bregu,,një nga veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare të kombit shqiptar në atdhe(Permet,Shqipëri)i pati akorduar këtij fondi (testament)5 milionë dollar nga të aerdhurat e Tij që ka kursyer një jetë të tërë në Çikago.

Katedra e Albanologjisë do të ketë selinë dhe fushën e saj të veprimtarisë akademike në Universitetin DePaul në ÇikagoPër këtë nismë universitare do të dëshiroja që përmes kësaj paraqitjeje nga fusha ime intelektuale,të afrojë sadopak një ndihmesë në fillimin e punës së mbarë me kriteret shkencore dhe të praktikës se si do të duhej të veprojë e të kryej punën në edukimin e brezave me dije shkencore-kërkimore me preferencat ndërkombëtare në Amerikë dhe në botë.

Për punën e mbarë do të propozoja që të formohet Komisioni Shkencor për të shkuar tutje në zgjedhjen e Bordit udhëheqës të Katedrës së Albanologjisë:Rektori i Katedrës,Dekani dhe Sekretari Shkencor(marrëdhënie me publikun dhe me institucionet shkencore në Amerikë dhe në Atdhe).

Në kuadër të punës shkencore të dijes,Katedra e Albanologjisë të projektoj nismën që të nis të botojë Revistën Shkencore në të dyja gjuhës shqip dhe anglisht,,Katedra e Albanologjisë,,me një Redaksi shkencore(Kryeredaktori,Redkatori,Lektori,Korrektori dhe Redaktori teknik.Kjo Revistë shkencore do të ishte mirë që të botohet një herë në muaj në teknikën moderne me ngjyra.

Përmes kësaj nisme shkencore ashtu siç e meriton një Katedër e Albanologjisë,

propozoj që të pagëzohet me emrin e dy kolosëve të Gjuhës Shqipe(Norbert Jokli dhe Eqrem Çabej),ndërkaq bartës i aktivitetit shkencor e mësimor në këtë tempull të dijes të jetë Fondacioni ,,Hydajet Bregu.

Uroj punë të mbarë Katedra e Albanologjisë në Çikago!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat